web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasje me armë zjarri në Himarë/Viktima gjendet në përrua

1 Maj 2017, 11:19, Aktualitet CNA

Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Kuç të Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku viktima ka mbetur shtetasi D. Z., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç.

Ai është gjetur i pajetë në një përrua, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë zjarri. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur./CityNews





Lajmet e fundit nga