Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni është i parëndësishëm, publikimi i listave të PS ka ngjallur debat. Prej tyre janë hequr pothuajse gjysma e deputetëve të kuvendit që po mbyllet, prandaj i’a vlen të kuptosh arsyet e kësaj “Rilindjeje bis”.
Lajmi i parë, i mirë, është fakti se këtë radhë listat e PS janë zhveshur nga të fortit, trafikantët, tutorët e prostitutave, vrasësit jashtë teritorit të vendit. Pra automatikisht kjo do të thotë që ndonëse qesharak, i pabesueshëm apo i denjë për Korenë e Veriut, parlamenti i ardhshëm së paku nuk do të jetë më i kriminalizuar.
Ndoshta për arsyen se të fortët nuk i duheshin më, kryeministri e ka pastruar këtë kategori nga radhët e përfaqësuesve të PS-së. Madje ai ka shkuar edhe më tej, ka fshirë nga listat edhe ata njerëz mbi të cilët prokuroria ka hedhur qoftë edhe një hije dyshimi, duke dëshmuar se ndonëse publikisht nuk e ka pranuar kurrë, beteja e dekriminalizimit e ka raskapitur moralisht.
Lajmi i dytë është se ai po paraqet përballë shqiptarëve një PS pa memorie. Fshirja nga listat e pothuajse të gjithë themeluesve të kësaj partie, përpos Gramoz Ruçit, ka shkëputur çdo lidhje, jo vetëm me ish socialistët e Nanos, por mbi të gjitha me atë forcë që përballoi opozitën heroike të viteve të ’92-’97 dhe që rindërtoi vendin pas kësaj periudhe traumatike.
Ashtu siç kishte paraljamëruar Blushi me kohë, tani nuk ka më PS, por ka vetëm Rilindje dhe ky formacion i ri ka po aq lidhje me socialistët sa ç’kishte partia e Nanos me atë të Enver Hoxhës.
Lajmi i tretë është spastrimi jo vetëm i atyre njerëzve që kanë folur kundër, por edhe i atyre që nuk kanë duartrokitur zellshëm. Nëse dikush ka shprehur ndonjë mendim se si duheshin bërë zgjedhjet në PS, ai nuk është më sot në listë. Nëse dikush ka refuzuar qoftë edhe në heshtje ndonjë urdhër të kryeministrit se si duhen drejtuar financat e vendit, ai është quajtur heretik. Nëse dikush ka qenë korrekt, por familiarët e tij kanë guxuar të flasin publikisht kundër shefit edhe ai konsiderohet i padobishëm.
Pra lista aktuale e Rilindjes ka fshirë përfundimisht edhe filizat e fundit të pluralitetit dhe mendimit alternativ duke i dhënë fund praktikës më të mirë që ka shoqëruar për gati dy dekada atë që konsiderohej si partia me demokratike shqiptare.
Të tre këta elementë, pavarësisht se veç e veç, mund të duken dikush më i mirë dhe dikush me i keq, konvergojnë në të njëjtën pikë. Ato përmblidhen në konceptin e Erdoganit, që po ngjall sot aq shumë polemika, që e konsideron demokracinë si një tramvaj, që i hypen atëherë kur do dhe që i zbret pasi ke arritur qëllimin. Kështu ka vepruar edhe Edi Rama. Ai i përdori banditët për të përballuar, fuqinë e dhunshme të Berishës. Ai i thiri në ndihmë memories së PS kur i duhej që të fitonte zgjedhjet. Ai i duroi edhe ata që nuk e shihnin si përëndi sepse i nevojiteshin si pjesë e një fronti që do ta conte drejt qëllimit.
Por, tani askush nuk është më i domosdoshëm, sepse Edi Rama po shkon drejt marrjes së pushtetit pa garë. Dhe ashtu siç ndodh pas instalimit të rregjimeve moniste, ata nuk i durojnë më as kriminelët e vet, as bashkëudhëtarët e vet, as disidentët e vet. Edhe Edi Rama këtë po bën. Ai po i spastron të gjithë sepse në 18 qershor, në një parlament pa opozitë, ai po bëhet gati t’i zbresë tramvajit të demokracisë./Lapsi.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar menj...
Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë të madhe më...
Ditën e djeshme CityNews ka publikuar faktin se ka qenë kërk...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sulmuar kryeministrin Edi ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur publikisht k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet në çad...
Analisti Fatos Lubonja ka bërë një deklaratë të fortë kundër...
Avokati spartak Ngjela ka komentuar sërish situatën politike...
Në komunikimin e përjavshëm në rrjetet sociale, nga ku komen...
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, në Ditën Ndërkombëtare...
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, 24 ...
Një tjetër zyrtar i lartë është arrestuar, pas kalimit të to...
Fryma e Re Demokratike është regjistruar në zgjedhjet parlam...
Të pritura me interes tepër të madh, për shkak edhe të ngërç...
Një reagim i papritur ka ardhur paraditen e sotme nga tre an...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrësi, pas asaj t...
Të parashikosh ngjarjet që pasojnë deri në verë, duket diçka...
Ky ka për te qene një muaj mjaft pozitiv për ju dhe do arrin...
Akademiku Artan Fuga ka sulmuar kryebashkiakun e Durrësit, V...
Krimineli dhe banditi, Goran Angelov, personi që sulmoi depu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...