Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, bashkëbisedoi me qytetarët e Kavajës në Sheshin e Lirisë, në ditën e 72-të të protestës për zgjedhje të lira dhe të ndershme,.
Mesazhi i qytetarëve ishte që shqiptarët të mos kenë frikë nga qeveria e krimit dhe e drogës, por t?i thonë jo, diktatit të krimit e të drogës mbi votën, duke nisur nga 7 maji në Kavajë.
?Kjo është qeveri që ka vetëm numrat, dhe Kavaja ka rënë shumë poshtë në nivelin e saj të përfaqësimit me kandidatin i cili vjen nga partia e krimit?, thanë ata.
Për Xhorxh Simakun prania e kavajasve në Çadrën e Lirisë, është një sinjal dhe mesazh për të gjithë shqiptarët se kjo është Kavaja e vërtetë e vitit 90, e cila u kthye në qytetin simbol të shëmbjes së diktaturës.
?Kavaja do të kërkojë me çdo kusht të drejtën. Jemi në prag të një situate të vështirë ku rrezikohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Të luftosh sot për zgjedhje të lira dhe kauzën e Republikës së Re, është jetike dhe vendimtare për të ardhmen e demokracisë dhe qytetarëve. Jam krenar që jam kavajas, qytetit i cili gëzon statusin ?Pishtar i Demokracisë?.
Për kavajasit, të cilët sakrifikuan rininë, si dëshmori Josif Budo, i cili bëri bashkë kavajasit për të shembur diktaturën më të egër, sot qytetarët e saj nuk e kanë të lehtë. ?Kemi një kryeministër të papërgjegjsjëm i cili di vetëm të kërcënojë. Nuk e pranojmë burgosjen e lirisë?, tha z.Simaku.
Bruna Lakçori theksoi se në Kavajë dhe në të gjithë Shqipërinë, shihet rritje taksash, çmimesh.
?Ku është kjo Shqipëria e bukur dhe e rilindur? Ne shohim një tallje publike për qytetarët e të gjithë Shqipërisë dhe jo më të Kavajës. Shohim atë që na shqetëson të gjithëve, liria për t?u shprehur, liria e fjalës.
Ne sot kemi frikë. Na kanë vjedhur të drejtën më të shenjtë, të drejtën për t?u shprehur, të drejtën për të zgjedhur, për të marrë atë që na takon. Shërbimi shëndetësor është përtokë. Ne kërkojmë shpëtim jashtë vendit, përse ta kërkojmë jashtë. Ne kemi Shqipërinë. Përse mos bëhet Shqipëria nga shqiptarët. Shtetin tonë duhet ta bëjmë vetë. Më 7 maj t?i themi jo talljes publike, jo botës së krimit, t?i themi po vullnetit që i takon sovranit, na takon të gjithëve ne, votën e lirë?, tha zonja Lakçori.
I riu Elvis Gravardari, e vlerësoi kritike gjendjen e të rinjve në Kavajë. ?Jam nga qyteti i demokracisë dhe lirisë. Rinia duhet të marrë përsipër fatet e vendit tonë. Ashtu si në vitet 90 si shkëndija e demokracisë, më 7 maj nuk do të ketë zgjedhje me krim e me drogë, as me 18 qershor. Kjo klikë qeverisëse nuk do të shkelë në Kavajë. Ftoj të gjithë të rinjtë e Kavajës t?i themi jo klikës së krimit. Më datë 7 ju presim të gjithëve në Kavajë?, tha Gavërdari.
Arsimtari Genci Gylsheni, theksoi se nuk falet propaganda në orën e mësimit dhe çon me dhunë në mitingun e dështuar të Edi Ramës në Kavajë. Më 7 maj të jemi bashkë, në protestë paqësore. Kandidati është farsë dhe ka ulur poshtë nivelin e qytetit, tha z.Gylsheni.
Lulzim Basha tha se qytetarët e Bashkuar do ta ndalin farsën zgjedhore të pushtetarëve të korruptuar, të krimit, të drogës, të republikës së vjetër
?Do të pamundësojmë rikthimin de juro dhe de facto të Kavajës në duart e Elvis Rroshit, që Kavaja e shporri me ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e qëndresës sonë të bashkuar dhe së bashku me 7 maj, ne do t?i japim republikës së vjetër goditjen finale. Të vendosur në paqe totale. Asnjë lule dhe asnjë fije bari nuk do të preket. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi, nga droga dhe republika e qeverisë së vjetër, në një proces fasadë, në një farsë elektorale, sepse një proces të tillë nuk do të ketë, në 7 Maj në Kavajë, dhe as në 18 Qershor në Shqipëri?, tha Basha.
Duke paralajmëruar pasojat, nëse marrëzia e Edi Ramës vazhdon me farsën elektorale, Basha bëri të ditur se:
?Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizmin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, parlamentin fasadë që do të pjellë ekonominë fasadë, me papunësi, mjerim dhe vuajtje pas asaj fasade, nëse kjo ndodh, atëherë me 18 Qershor, në mesnate, kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër për Republikën e Re do të jenë të pavlefshme, të jenë nul, dhe me 19 Qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar, që e ndjen veten pjesë të Republikës së Re, nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do të shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional ligjor dhe kushtetues të Republikës së Re, bazuar në parimet themeluese të SHBA dhe vendeve demokratike europiane që do të jenë Kushtetuta dhe ligjet e vetme të vlefshme për qytetarët e Republikës së re?. /CityNews
Ishte pasdite vonë, të premten, kur sapo isha kthyer nga një...
Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të d...
Një uragan i fuqishëm godet një qytet të vogël në pjesën lin...
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke ko...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, iu ka dedikuar disa rreshta të g...
Dy gazetarë janë shkarkuar nga puna pasi i kanë lejuar vetes...
Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidentit aktual bje...
Mediat maqedonase kanë lajmëruar se pas trazirave të së enjt...
Një gradë është fraksion i një rrethi, dhe ka 360 gradë në s...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas...
Në ditën e 72 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershm...
Orjola, 35-vjeçarja nga Tirana, ka ftuar të ëmën, Lumturien ...
Boudica është padyshim një nga udhëheqëset më të njohura të ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka paralajmëruar të gjit...
Shqipëria është një vend i mësuar të mos rij i qetë. Në të k...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas publikimit të li...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos dalë këtë të diel n...
Me regjistrimin në zgjedhje të partive të koalicionit qeveri...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...