Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ishte pasdite vonë, të premten, kur sapo isha kthyer nga një udhëtim jo shumë larg Tiranës, në Rrugën Sami Frashëri pranë Sheshit Wilson shpërthyen fishekzjarret. Të mbledhur përpara selisë, të rinjtë militantë të LSI-së, lajmëruan se kryetari i tyre u zgjodh president i vendit.
Po tamam në këtë çast mendimet fituan një rend të ri. Pështjellimi i shkaktuar prej një numri ngjarjesh të pazakonta që kisha përjetuar gjatë ditës m?u tret dhe mendimet e turbullta m?u kthjelluan. Të ndryshme në dukje, tani, lidhja me njëra-tjetrën e disa prej ndodhive po bëhej e pashmangshme.
Dhe që ta kuptojnë edhe lexuesit, po e vazhdoj rrëfimin duke u kthyer pak më herët?
Një urdhër i beftë në korridoret e Kryesisë së Kuvendit duhet t?i ketë vënë në lëvizje strukturat burokratike të Komisionit për Tregtinë dhe Mjedisin, paraditen e së enjtes. Fjala është për Urdhrin Nr. 40 të Kryetarit të Kuvendit, i cili kërkonte shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit Për Zonat e Mbrojtura në seancën plenare të së premtes.
Arsyet e kësaj emergjence nuk janë bërë të ditura, por një nxitim i tillë është i panatyrshëm përsa kohë që sipas Kryetarit të Komisionit Besnik Bare ?drafti është prezantuar qysh prej tetëmbëdhjetë muajsh?.
Sidoqoftë, përpjekja për ta miratuar përpara mbylljes së kësaj legjislature është e dukshme dhe mundësitë që një gjë e tillë të ndodhë të enjten e ardhshme janë të mëdha. Le të shohim, nëse procedurat e përshpejtimit që burojnë prej Rregullores së Kuvendit do të respektohen.
Të nesërmen, në Divjakë, Mabetex, kompania e Behgjet Pacollit do të zhvillonte një dëgjesë publike më banorët dhe grupet e interesit për të prezantuar resortin e ri turistik që propozohej të ndërtohej në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta, në parkun që mbrohet prej të njëjtit ligj Për Zonat e Mbrojtura, ndryshimet e të cilit u urdhëruan të miratoheshin me procedurë të përshpejtuar një ditë më parë.
Është i pashpjegueshëm fakti, se Ministria e Mjedisit, ndërkohë që kërkon përshpejtimin për miratimin e ligjit Për Zonat e Mbrojtura, nuk e publikoi njoftimin për zhvillimin e konsultës publike për një zonë të mbrojtur!
Publikimi përbën një detyrim ligjor dhe në përputhje me Ligjin Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, grupet e interesit ?informohen jo më pak se njëzet ditë pune përpara?. Falë kësaj ?pakujdesie? rrethi i të interesuarëve për dëgjesën u ngushtua, gjë e cila i dha kompanisë përkrahje për të miratuar një projekt jashtëzakonisht të madh në një zonë tepër delikate, me një ekosistem të larmishëm, ndërtimi i të cilit do të shkaktojë një ndikim të pashmagnshëm.
Rreth orës 12:00, salla kryesore e Qendrës së Kulturës në Divjakë u mbush. Sikur të mos mjaftonin miqtë e Kryetarit të Bashkisë, një pjesë e mirë e karrigeve u plotësua prej familjarëve të tij. Në disa prej radhëve të para, aty ku karriget i afroheshin platesë, ndodhej administrata e bashkisë. Në përpjekje për të shmangur përfaqësuesit e Mabetex nuk më mbeti tjetër, veçse të ulesha në krah të Sekretarit të Këshillit Bashkiak.
Mbi shpinën time, në radhën e sipërme, qëndronte një burrë i zemëruar. Nën kapelen e tipit ?kasketë? ndodheshin një palë vetulla të ngrysura. Një kollare ngjyrë kafe e hollë e mbërthyer deri në grykë, mbi një këmishë ngjyrë bezhë, së bashku me krekosjen karakteristike të këtij banori rural, të krijonte ndjesinë e një kohe tjetër.
Nuk dua t?ju lodh me përshkrime të mëtejshme, kështu që po tregoj të vetmin moment kulmor, pikërisht atëherë kur disa prej përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian braktisnin sallën.
?Përmes këtij projekti ne duan të sigurojmë një stabilitet financiar që të përfitojmë një situatë win-win?, përfundoi përfaqësuesi i Mabetex. Duartrokitjet në sallë shpërthyen. Ato ishin më të forta nga radhët e fundit, pikërisht aty ku portretet bëheshin më të vështira për t?u identifikuar.
Taulant Bino, ekologjist dhe pedagog në Universitetin POLIS mori mikrofonin. Njeriu i zemëruar pas shpinës sime, lëvizi. Ende pa mbaruar argumentat, Zoti Bino u sulmua nga ky njeri, i cili pasi i rrëmbeu mikrofonin në mënyrë të dhunshme filloi të mbajë fjalimin e tij. Salla e përkrahu, ndërkohë që organizatorët e dëgjesës heshtën.
Vëmendja u zhyvendos prej Mabetex drejt ambientalistëve. ?Armiku i popullit? ishin shoqatat mjedisore. Brenda një kohe të shkurtër dëgjesa publike u shndërrua në një linçim publik. Ambientalistët nuk u lejuan të flisnin dhe pyetjet e tyre mbetën pa përgjigje.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u ngritën e u larguan, ndërkohë, nga bokset në sallë, bashkë më tonet patetike dëgjoheshin këto fjalë: ?Kroacia, Italia, Greqia, janë agresive dhe duan të na fundosin. Çfarë humbi Kina që i dha për njëqind vjet Honk Kong-un Britanisë! ?e shikoj si ëndërr. ?Pacolli është patriot! ?katër herë i bekuar! ta ndihmojmë Pacollin me lekët tona??
Situata monotone, tipike për këtë qytezë në Ultësirën Perëndimore, po shndërrohej mrekullisht në një tabllo të Realizmit Magjik? Fundi i çdo fjalimi shoqërohej me duartrokitje, një pjesë e të cilave rezervohej edhe për përfaqësuesit e Mabetex.
Dëgjesa mbaroi por jo duartrokitjet. Këtu, në ish-vatrën e kulturës, përfaqësuesit e Mabetex po largoheshin plot shpresë?
?Ishte dëshpëruese të shihje se si çështjet legjitime të mjedisit, por dhe ato social-ekonomike nuk u morën në konsideratë dhe u trajtuan si diskutime akademike të Tiranës,? thotë Sebastian Berends, një ambientalist, këshilltar i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, i pranishëm në këtë dëgjesë. Megjithëse situata në sallë e ka stepur, ai nuk ka asnjë mëdyshje: ?Simboli i krenarisë, Pelikani Kaçurrel që është një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e ekoturizmit e që e bën këtë park unik, do t?i përkasë së shkuarës, nëse realizohet ky projekt?.
Katerina Karugati, drejtuesja e Rrjetit Natura 2000 për Shqipërinë, një inisiativë e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës, ndonëse qëndroi deri në fund të dëgjesës, e pati të vështirë të kuptonte çfarë po ndodhte. ?Por unë e kam një ide dhe mendoj se varfëria apo të qënit të neglizhuar, i bëri të reagojnë në atë mënyrë. Por duhet të kuptojnë se nuk mund të bëjnë pa Parkun. Ndërtime të tilla do të kenë gjithmonë ndikim?, përfundon drejtuesja e Rrjetit për Shqipërinë.
Ndërkohë, me shumë mundësi, në të njejtën orë, në Tiranë, projektligji i ri Për Zonat e Mbrojtura po kalonte me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, përmes Urdhërit Nr. 40.
Në draftin e ri, nën parimin se ?zonimi përputh objektivat e mbrojtjes me veçoritë e nënzonës?, mbrojtja e Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavasta në disa nënzona bie në nivelin tre, i cili ??lejon zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike ?me komunitetin e biznesit? (Neni 50, pika 1). Është pikërisht kjo shkallë e re ?mbrojtjeje? që i jep legjitimitet investimit të Mabetex. Ndërkohë që në ligjin e vjetër Për Zonat e Mbrojtura (Nr. 8906, neni 6, pika 2), përcaktohej një shkallë mbrojtje më e lartë, shkalla dy.
Kështu, ligji i ri është më i dobët dhe nuk e mbron Parkun. Përkundrazi, lehtëson dhënien e tij për çdo projekt ndërtimi.
Të rinjtë e Divjakës, të grumbulluar përpara Qendrës së Kulturës, u larguan. Në hapësirën e zbrazur shiheshin, lehtësisht, ngjyrat e fasadave. Pak më larg, dëgjohej zhurma e ujit që buronte prej pllakave të sheshit.
Ja, pra, për këto arsye, pasditen e së premtes, kur në qiell zhurmuan fishekzjarret për presidentin e ri, shkrepi tek unë mendimi, se të rinjtë e zellshëm në selinë e LSI-së, dalja e nxituar e Urdhrit Nr. 40 në korridoret e Kryesisë së Kuvendit, mungesa e njoftimit për dëgjesën publike në faqen online të Ministrisë së Mjedisit dhe tentativa për të linçuar ambientalistët në Divjakë kishin mes tyre hijen e një lidhje të pashmangshme./(Agim Rama-exit.al)
Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të d...
Një uragan i fuqishëm godet një qytet të vogël në pjesën lin...
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke ko...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, iu ka dedikuar disa rreshta të g...
Dy gazetarë janë shkarkuar nga puna pasi i kanë lejuar vetes...
Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidentit aktual bje...
Mediat maqedonase kanë lajmëruar se pas trazirave të së enjt...
Një gradë është fraksion i një rrethi, dhe ka 360 gradë në s...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas...
Në ditën e 72 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershm...
Orjola, 35-vjeçarja nga Tirana, ka ftuar të ëmën, Lumturien ...
Boudica është padyshim një nga udhëheqëset më të njohura të ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka paralajmëruar të gjit...
Shqipëria është një vend i mësuar të mos rij i qetë. Në të k...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas publikimit të li...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos dalë këtë të diel n...
Me regjistrimin në zgjedhje të partive të koalicionit qeveri...
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...