Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Shumëkush është duke u përpjekur që të shpjegojë lëshimet, që Edi Rama i bëri dje opozitës. Për hir të së vërtetës nuk ishin të pakta, kur kujton se çfarë deklaronte vetëm 24 orë përpara mbërritjes në Tiranë të një personaliteti europian, si Mcallister. Formalisht ka një kapërcim radikal, të pozicionit të tij stoik. Me një të rënë të gomës fshiu përbetimin, për 18 Qershorin e panegociueshëm dhe të firmosur nga presidenti. Ç`bëri 18-ta ?kushtetuese?, e ç`bëri 16-ta e Korrikut?!
Ky Ramë që e shfaq hapur bezdinë dhe urrejtjen për detyrim-përcaktimin për të qenë bashkëkryetar me Ilir Metën, tani tregohet i gatshëm që qeverisjen e ?një milion shuplakave? me dy bashkëkryetarë, ta ndajë me ?faqen? mbi të cilën ranë ato. U dorëzoi ?Policinë që duam?, atyre që për 8 vite kishin ?përdhosur? uniformën blu. Lëshoi KQZ-në me gjithë Bibën, Avokatin e Popullit, presidentin e ri…Edhe nëse do ti kërkonin që të ulte pantallonat do ta bënte.
Kur jep kaq shumë për opozitën, për të cilën bën thirrje edhe publikisht se duhet shkrirë dhe rithemeluar, imagjinojeni vetë se çfarë i ka ofruar Ilir Metës dhe interlokutorëve ndërkombëtar, që lobojnë për të. Me pak fjalë kot lodhen të gjithë ata që kërkojnë ?Republikë të re?, zgjedhje të lira dhe të tjera ?përralla? si këto. Nuk e do as Vettingun, tani. Vetë e ka thënë që do ta votojë me ?parlamentin e ri?. Po ta donte, tërhiqej për 2-3 muaj dhe hynte në një garë me kushte relativisht të barabarta, për kundërshtarët.
Ai është i gatshëm të japë e lëshojë gjithçka, ti ndryshojë krejtësisht rregullat e lojës, konfigurimin e qeverisës, të shkel ligje e kushtetutë, por vetëm me një kusht të ?vockël?; pa kushtin që ai të mos vazhdojë të jetë kryeministër. Pranon të jetë ?shef? edhe i ministrave të PD-së, pavarësisht se nuk kanë marrë votën, ?verdiktin e popullit? më 2013-ën.
Në fakt, ky nuk është kushti i tij. Atë nuk e lënë që të hapë rrugë, qoftë edhe përkohësisht. Duket si një teori konspiracioni në pamje të parë, por është më e thjeshtë; si një SH.P.K që ja paguan taksat vetvetes. Brenda një periudhe të shkurtër, grupi që përfaqëson Edi Rama ka gjeneruar disa miliarda euro, që kanë nisur të bien erë jo vetëm në Europë, por edhe përtej oqeanit. Disa shërbime sekrete të fuqishme tashmë e kanë ndezur dritën e kuqe të alertit, sepse po bëhen gati për të kaluar në fazën finale, që është ajo e shkrirjes së parave të pista me ato të ligjshme. Për këtë duhet MË SHUMË KOHË. Jo vetëm një mandate i ri për Ramën por shumë më shumë, ndoshta edhe 10-15 vite të tjera. Mënyra se si do realizojnë varet jo vetëm nga zhvillimet e brendshme, por edhe ato gjeopolitike, veçanërisht në Europën e trazuar dhe në udhëkryq. SHBA si një shpresë e madhe e fundit është e zënë me Lindjen e Mesme dhe veçanërisht, me Korenë e Veriut. Kumbari i madh i këtij plani në këtë cep të Europës i di mirë të gjitha këto dhe do të vazhdojë të japë garanci, derisa ?Republika e re? dhe ?zgjedhjet e lira? të ulërijnë fortë dhe ta çojnë tymin e ?zjarrit? deri në zyrat e Brukselit dhe Shtëpisë së Bardhë. Këtë nuk e bën dot as Çadra, as Luli, as Goni, as Nardi, as Vangjeli dhe aq më pak Ilir Meta.
Situata është dhe do të jetë në favor të tyre, deri në moment që populli të kuptojë që në Kushtetutë, atij i është dedikuar neni 2 që thotë: ?Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij… ose drejtpërsëdrejti?. Kur ta marrë situatën populli në dorë ?drejtpërdrejtë?, atëherë mund të kemi shpresa. Prandaj për Ramën, i cili duhet ndarë qartë nga Partia Socialiste si institucion dhe anëtarësia e saj, nuk mund të ketë tërheqje. Stoicizmi ?i papritur? i Lulzim Bashës, i kapi të papërgatitur, por vetëm përkohësisht. Po i marrin masat me shpejtësi. E kanë urdhëruar që të japë çdo gjë, përveçse qeverisë teknike.
Faktikisht me ato që ka lëshuar dje Edi Rama, ka pranuar njëkohësisht që vendi nuk është në kushte normaliteti. Parlamenti dhe qeveria janë kthyer nga qesharakë, në ilegjitime. Është koha për nenin 2 të Kushtetutës, por çështja është; kush do t`ja ?lexojë? popullit atë?
Rama është gati të tjetërsojë votën e 2013-tës, duke futur në qeveri ata që u rrëzuan nga ajo votë, të shkel mbi kushtetutën dhe dekretin presidencial për ditën e zgjedhjeve; të zhbëjë një institucion të ligjshëm si KQZ-ja etj. Në ditët në vazhdim ka shumë gjasa, që të çojë drejt qelisë edhe ndonjë drejtor policie për drogën, apo të tjerë që kanë bërë ndonjë tender të vogël të pistë.
Në përpjekje për të shpëtuar statukuonë, ky grup i mbështetur edhe nga konjuktura të caktuara ndërkombëtare, (për interesa personale, apo qoftë edhe sipas parimit gjeopolitik ?të sakrifikojmë demokraci për stabilitet?) është gati të bëjë gjithçka, për të mos lënë në mes të rrugës atë që kanë nisur. Në këtë situatë, në hall të madh ekzistencial është edhe Ilir Meta dhe LSI-ja e tij. Ai ka dy rrugë; ose të vihet përfundimisht në shërbim të këtij projekti me hir ose pa hir, ose ta denoncojë atë dhe të nis një katarthis radikal të vetes dhe forcës që përfaqëson. Lulëzim Basha është duke e bërë këtë me Partinë Demokratike, pavarësisht se janë të paktë ata që ?po e shohin?. Një vendim i Ilir Metës në orët në vijim (presionet ndaj tij kanë arritur kulmin), do të përcaktonte përfundimisht dy frontet që do të përballen këtë herë për ?jetë a vdekje?, për mënyrën se si do të vizatohet e ardhmja e afërt e Shqipërisë.
Nëse ata që urdhërojnë realisht do ta dorëzonin Edi Ramën si përfaqësuesin kyç të tyre në këtë makro-operacion financiar, do të ishte njësoj si të lejonin që të hapej ?kutia e Pandorës? ku janë ndryrë për 4 vite rresht, sekretet e skemës gjigante të transferimit të parave të taksapaguesve shqiptarë në llogaritë e 5-6 grupeve dhe ato të mafies së narko-trafikut. Prandaj duhet hequr dorë urgjentisht nga kjo kërkesë, sepse kjo ?kuti e Pandorës? i është lënë në ruajtje dhe ai nuk ka as tagër dhe as shans që ta negociojë.
Ky është sekreti i Edi Ramës!
Për atë përfundimisht nuk ka më kthim pas, përveç `vetëvrasjes`. Prandaj edhe e nxori nga subkoshienca, atë për të cilën është projektuar dhe që e ëndërron aq shumë; të jetë në pushtet të paktën 20 vite. Kështu tha gjatë inaugurimit të një kompleksi turistik, dy ditë më parë në Durrës.
?Më ka mbetur në mendje një bisede me Kryeministrin e Malit të zi?Më tha mos harro që jam Kryeministër prej 20 e kusur vitesh. Më janë dashur 10 vite për strukturën e parë. Pasi ka ardhur e para është krijuar bindja. Pra është çështje besimi për një investitor sepse ka një mijë e një arsye për të paragjykuar vendin tonë dhe duhet guxim më vete. Fakti është se sot ne jemi në rrugë për çelur një sezon të ri??.
Ky është plani i atyre që urdhërojnë Edi Ramën, prandaj harrojini negociatat dhe kulisat, por shkoni nëpër gjithë shtypshkronjat e vendit dhe Europës dhe porosisni miliona fletë, ku të shkruhet me germa të mëdha neni 2 i Kushtetutës; ?Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij? ose drejtpërsëdrejti?.
Dhe ngjitini kudo, nëpër mure, pemë?mbuloni Shqipërinë!/SYRI.net
Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit amerika...
Presidenti Hashim Thaçi ka ndërmarrë disa veprime që Kosovën...
Plotësohet pokeri. Ferrari, Porsche 918 Spyder dhe McLaren P...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një ...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 68 të protestës për zgjed...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një denoncim bombastik kundër m...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, m...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur në një takim urgj...
Paraditen e 68 në Sheshin e Lirisë, kryetari demokrat Lulzim...
Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë në ...
Deputeti dhe Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar...
Zv.Presidenti i PPE, David McAllister ka reaguar ditën e sot...
Furtunës së djeshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj...
Policia e Durrësit ka njoftuar zbulimin e dy parcelave të mb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk e la pa e ...
Ambasadorët Donald Lu, Vlahutin dhe Borchardt, menjëherë pas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të fj...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo kreu i opozi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fja...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...