Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shumëkujt besoj i kujtohet një moment i debatit tim të përjavshëm me Ilir Kullën në emisionin ?Zonë e Lirë? të Arian Çanit në Tv Klan, në 15 prill të vitit të kaluar. Kur po komentonim thëniet e Edi Ramës në CNN kundër Trump (?Trump si turp për qytetërimin dhe rrezik për botën?), unë u shpreha se, sipas një burimi pranë Trump, ky kishte reaguar duke thënë se kur të ishte në Shtëpinë e Bardhë, do ta shtypte këtë insekt politik sorosian.
Nëse do ta kërkoni këtë fragment në faqen zyrtare RTV Klan Youtube, është mundim i kotë. E kanë prerë. Kjo thënie imja u bë shkak edhe për përfundimin e debatit tim të përjavshëm me Kullën në emisionin ?Zonë e Lirë?. Pas kësaj debati vazhdoi edhe për vetëm një javë që të mos binte në sy se u ndërpre pas kësaj deklarate dhe mori fund për shkak të ndërhyrjes le të themi të forcës madhore politike.
Kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar të këtij viti, kjo për Kryeministrin e Shqipërisë ishte një ditë e ngjashme me 16 janarin e vitit 1945 për homologun e tij piktor, Hitlerin, i cili pikërisht në këtë ditë hyri të banojë në bunker, nga ku nuk doli më i gjallë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha mori mbështetjen e fshehtë të Administratës Trump për ta asgjësuar politikisht Ramën. Si e qysh, këtë duhet ta mendojë Basha i cili ka dorë të lirë për të vepruar. Këtu dua të saktësoj se Basha nuk ka mbështetjen e Trump për të marrë pushtetin tani, por vetëm për të eliminuar politikisht Edi Ramën.
Ambasadori amerikan në Tiranë, z. Lu, gjendet në pozitën e palakmuar të të qenit i pari ambasador amerikan në Shqipëri, qëkurse mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike, në 1991, i cili di për politikën e qeverisë së tij në vendin ku është akredituar, më pak se kryetari i opozitës në këtë vend. Ambasadori amerikan thjesht është udhëzuar që të mos ushtrojë presion ndaj opozitës që kjo të arrijë një marrëveshje me qeverinë.
Qëndrimi befasues i Bashës, i cili refuzoi negociatorët europianë e ka shpjegimin te mbështetja e fshehtë që ai ka marrë nga Administrata ?Trump?. Por, Basha nuk ka guxim që ta përdorë mbështetjen e fshehtë amerikane për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për asgjësimin politik të Ramës. Basha ka bërë kërkesat më të skajshme që mund të bëjë opozita para zgjedhjeve, madje tani iu ka paraqitur negociatorëve europianë edhe votimin elektronik si kusht për pjesëmarrjen në zgjedhje, çka do të thotë që praktikisht ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Basha nuk mund të mos e kuptojë se të tilla kërkesa mund të përmbushen vetëm me një përmbysje politike të dhunshme, të ngjashme me Euromaidan në Ukrainë.
Basha nuk mund të mos jetë i vetëdijshëm se shumica parlamentare ka detyrimin që të respektojë afatin kushtetues për vazhdimësinë e Kuvendit si institucion. Kjo do të thotë se shumica e sotme parlamentare ka detyrim kushtetues të mbajë zgjedhjet parlamentare para 9 shtatorit kur përfundon legjislatura e tashme, domethënë mandati i Kuvendit ekzistues. Kjo për arsye se mandati i Kuvendit nuk mund të zgjatet përtej datës 9 shtator, përveçse me arsyen e pritjes së konstituimit të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet, që do të thotë me kushtin që tashmë të jenë mbajtur zgjedhjet. Sipas ligjit zgjedhor në fuqi, që të mbahen zgjedhje para 9 shtatorit, do të thotë që të mbahen deri në fund të qershorit. Edhe shtyrja e zgjedhjeve për në korrik, që u propozua nga negociatorët e huaj, do të kërkonte ndryshime në Kodin Zgjedhor, me shumicë të cilësuar prej 84 votash, pasi periudhat zgjedhore janë përcaktuar atje dhe korriku nuk është një muaj brenda dy periudhave zgjedhore të vitit. Nëse arrihet deri në datën 9 shtator pa zgjedhje, Kuvendit ekzistues i mbaron në çdo rast mandati kushtetues.
Sipas Kushtetutës, Kuvendi është ushtrues i sovranitetit, të cilin e ushtron në emër të popullit. Nëse mbaron mandati i Kuvendit ekzistues pa u konstituar Kuvendi i ri, atëherë praktikisht, nga ana juridike kjo do të thotë që vetëshuhet republika ekzistuese, si një formë e shtetit. Basha mund ta shikojë këtë si një situatë të favorshme për krijimin e asaj që ai e quan ?Republika e re?, por kjo pastaj do të kërkonte një asamble kushtetuese. A është i përgatitur Basha për një skenar të tillë kaq të ndërlikuar? Nëse po, atëherë ai duhet që të veprojë në atë mënyrë që t? ia lerë fajin shumicës parlamentare për këtë kthesë të ngjarjeve. Pra duhet të marrë guximin që të provojë të bëjë përmbysjen politike të dhunshme, të cilën nuk guxon ta bëjë megjithëse ka mbështetje amerikane për këtë skenar./Shkruar për CityNews.al
Ilir Meta duket se ka hequr dorë nga vendimi parimor i kryes...
Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, duket se ...
Shqipëria ka shpenzimet më ulëta në rajon për asistencën soc...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në q...
Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtu...
Shumëkush është duke u përpjekur që të shpjegojë lëshimet, q...
Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit amerika...
Presidenti Hashim Thaçi ka ndërmarrë disa veprime që Kosovën...
Plotësohet pokeri. Ferrari, Porsche 918 Spyder dhe McLaren P...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një ...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 68 të protestës për zgjed...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një denoncim bombastik kundër m...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, m...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur në një takim urgj...
Paraditen e 68 në Sheshin e Lirisë, kryetari demokrat Lulzim...
Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë në ...
Deputeti dhe Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar...
Zv.Presidenti i PPE, David McAllister ka reaguar ditën e sot...
Furtunës së djeshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj...
Policia e Durrësit ka njoftuar zbulimin e dy parcelave të mb...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...