Shqipëria nuk ka nevojë për opozitë debatikase dhe guerilase, por për një opozitë elitare me vlera intelektuale dhe kurajoje. Fjala “vret” më fort se plumbi, sidomos kur ajo artikulohet nga njerëz me integritet, personalitet e dinjitet.
Këta profile individësh duan dhe presin të shohin njerëzit sot në rradhët e opozitës, jo “molotovët politikë”, që e kanë ngritur dhe shohin të ardhmen e tyre mbi revanshe kushtesh pa sens politik, me gjuhë kërcënimesh e force të nënkuptuar mes deklaratash të tyre të maskuara me fraksione fjalësh të paqtuara.
Partia Demokratike e vitit 1991 ishte një buqetë vlerash politike. Aty bënin pjesë mendje të shquara të ekonomisë, jurisprudencës, artit, kulturës e diplomacisë. Elitat asokohe konkurronin në debate politike dhe publike për bindje të majta e të djathta, por niveli i diskutimit nuk binte në derexhenë e sotme në fjalor, perceptim e artikulim. Dhe këta njerëz, pa dashur të përmend emra jetojnë, por ata u nxorën ose u detyruan të iknin nga Partia Demokratike për interesa ngushtësisht personale dhe paragjykuese të lidershipit të kohës sikurse anatemohen sot serish nga pjesa më proletare e PD-së, Eduard Selami, Majlinda Bregu etj, që nuk mendojnë dhe veprojnë në mënyrë refraktare si pjesa tjetër e skalionit politik të saj.
Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë mesazhe të kthjellta politike dhe me artikulim të qartë e jo deklarata të llojit ofensiv/agresiv, frustrues e sugjestiv. Gjuha e sertë dhe luftarake forcon radhët e militantëve, por pakëson votat e qytetarëve, forcon dhe mbush zemra dhe eksiton mendjet e aventurierëve, por zhgënjen mendjet e matuturuara.
Të gjithë po presin opozitën reale, sigurisht ajo e vitit 1991, aq e plotë, mozaik mendjesh dhe karakteresh nuk do të vijë më, por të paktën një deja vu e saj dhe mund të bëhet, por jo me komandimin e Berishës që i skaliti Partisë Demokratike fytyrën e tij dhe tashmë çdo kush aty ngjan si një kopje e keqe e tij. Partia Demokratike duhet të bëjë riformatim hard disku në përbërje njerëzore vlerash dhe imazhi. Ajo sot gjendet e uzurpuar nga një grup i vogël që e përdor për të arritur qëllimet dhe interesat e veta. Kjo nuk është PD-ja që duhet dhe për të cilët do të derdheshin rrugëve shqiptarët, madje edhe pa i ftuar kush nëse do të duhej.
Kjo është Partia Demokratike e privatizuar nga Sali Berisha dhe e dhënë me koncesion te Lulzim Basha. Shqiptarët po kërkojnë Partinë Demokratike të vërtetë dhe atëherë ata do të dalin edhe në votime edhe në sheshe pro saj në mbështetje të kauzave të saj, jo të halleve të drejtuesve të saj që kanë me ligjin ose të ëndrrave të rikthimit në pushtet për pasurim e korrupsion. Deri kur ky ndryshim i madh dhe i nevojshëm të ndodhë Edi Rama do të jetë në pushtet./CityNews
Protesta e Partisë Demokratike për Votën e Lirë u bë pjesë e...
Zëvendëspresidenti i PPE-së, David Mc Allison dhe eurodepute...
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leo...
Aktori i humorit, Julian Deda ka replikuar me ish kryetaren ...
PAK FJALË PËR LIBRAT/ BOOKS’ OVERVIEWLIBRI 1/ BOOK 1“Të Drej...
Protesta e djeshme e opozitës shqiptare në të gjithë Shqipër...
Në Gazetën Shqiptare do të lexoni, “Ish të përndjekurit, 2 m...
Një ditë pas protestës masive të thirrur nga opozita dhe të ...
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Zvicër. Një i r...
Qëndrimi i Uashingtonit është i qartë: Qytetarët i kanë zgje...
Shefi i forcave amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan, g...
Morali është i lakueshëm, sipas shumë studimeve. Gjykimet to...
Site e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne n...
Silluni gjithmonë mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dh...
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitat e t...
Kreu i ZHK, Dashamir Shehi, komentoi protestën e sotme të op...
Policia e Fierit ka reaguar për protestën e zhvilluar sot ng...
Ka degraduar debati në studion e “Opinion”, teksa dy deputet...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...