Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
PAK FJALË PËR LIBRAT/ BOOKS? OVERVIEW
LIBRI 1/ BOOK 1
?Të Drejtat e Njeriut?/ Human Rights, Botimi IV/ Fourth Edition, Mirgeeralb, Mars/ March 2017.
CIP Katalogimi në BK Tiranë:
Daci, Jordan
Të Drejtat e Njeriut/ Jordan Daci; rec. Xhezair Zaganjori, red. Ibrahim Daci. ? Bot. i 4-t. Tiranë:
488 faqe; 16.5 X 24.0 cm;
Bibliogr.
ISBN 978-9928-07-492-8 1
1. Të Drejtat e Njeriut/ Human Rights. 2. E Drejta Ndërkombëtare/ International Law. 3. E Drejta Publike/ Public Law. 4. Tekste për shkolla të larta/ University textbooks.
341.231.14 (075.8)
342.7 (075.8)
Botimi i katërt i këtij libri i paraqitet lexuesit si një botim përmirësuar, duke përfshirë shtimin e pjesëve të reja brenda kapitujve të mëparshëm, rritjen e numri të rasteve praktike të trajtuara, rritjen e peshës që zë trajtimi i problemeve të ndryshme të Drejtave të Njeriut në kuadër të Republikës së Shqipërisë (në vijim RSH) etj. Në këtë kuadër, duhet theksuar që në vijim të botimit të tretë, trajtimi i çështjeve të ndryshme dhe ilustrimi i tyre me kuadrin ligjor Shqiptar, doktrinën dhe praktikën e gjykatave Shqiptare është rritur më tej, duke bërë kështu që libri të jetë akoma më shumë i lidhur dhe i konkretizuar me veçoritë që paraqet rasti i RSH.
Po ashtu, ky botim i ri i këtij libri pasqyron të përditësuara të gjithë ndryshimet e
ndodhura deri mars 2017 në kuadër të sistemit universal dhe sistemeve rajonale të mbrojtjes së Drejtave të Njeriut, duke përfshirë të dhënat statistikore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në vijim GJEDNJ) në lidhje me RSH dhe të dhëna të tjera të rëndësishme. Posaçërisht risi të këtij botimi janë temat si vijojnë: Gabimet e zakonshme në ankesat që paraqiten para GJEDNJ, Ndryshimet e protokolleve 15 dhe 16 të KEDNJ, Procedura e Gjykimit Pilot pranë GJEDNJ, Proporcionaliteti si parim themelor i së drejtës, Kuptimi i Proporcionalitetit sipas KEDNJ dhe GJEDNJ, Kuptimi i parimit të proporcionalitetit sipas Legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe GJED, Proporcionaliteti në praktikën e Gjykatës Kushtetuese Lituaneze në përcaktimin e gjobave për mospagimin e tatimeve, Parimi i proporcionalitetit në Kushtetutën e RSH, Arsyetimi ?De plano? i vendimeve të Gjykatës së Lartë të RSH. Rishikim i pjesëve si: Koncepti i të Drejtave të Njeriut, procedurat para GJEDNJ (sipas ndryshimeve të ndodhura), Mbrojtja e Jetës Familjare (mbi martesat midis të njëjtit seks dhe GJEDNJ), Strategjitë për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, pjesa e Edukimit, Sistemi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në RSH, pjesën e Gjykatës Kushtetuese sipas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 dhe pjesën e Avokatit të Popullit sipas ndryshimeve në ligjin organik të tij etj.
Libri vazhdon të mbeten teksti bazë për lëndën ?Të Drejtat e Njeriut? i disponueshëm në gjuhën Shqipe i cili paraqitet i plotë dhe me një metodologji dhe përmbajtje bashkëkohore në të njëjtat nivele me tekstet që përdoren në universitet ndërkombëtare që trajtojnë plotësisht të gjithë problematikën e të Drejtave të Njeriut dhe përdoret si tekst bazë në të gjithë universitetet Shqiptare në RSH, në disa universitete në Maqedoni, në disa universitete në Kosovës dhe nga institucione të ndryshme duke përfshirë praktikantë dhe studiues të së drejtës brenda dhe jashtë Shqipërisë. Libri është konceptuar për të vazhduar të përdoret nga studentë të fakulteteve të drejtësisë, shkencave politike, të Shkollës së Magjistraturës si dhe praktikantë të së drejtës.
Libri përmban, recensionin nga Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe aktualisht Kryetar i Gjykatës së Lartë të RSH, si dhe profesor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të bërë për botimin e tretë, një listë të shkurtimeve të përdorura në tekst, një fjalor të shprehjeve dhe termave në gjuhën latine të përdorura në tekst, si dhe pjesën kryesore të konceptuar në dy pjesë: 1. Pjesa parë ose pjesa e përgjithshme; 2. Pjesa e dytë ose pjesa e posaçme; të dyja të ndara në 17 kapituj, bibliografia dhe një shtojcë.
Në pjesën e parë, trajtohet, filozofia dhe antropologjia e të Drejtave të Njeriut, koncepti i të Drejtave të Njeriut, burimet e së të Drejtës së Drejtave të Njeriut dhe raporti me të Drejtën Ndërkombëtare Publike, si dhe roli i shtetit dhe aktorëve jo shtetërorë në raport më të Drejtat e Njeriut. Kjo pjesë trajton në vazhdim, Sistemin Universal të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në kuadër të OKB, Sistemin Rajonal Evropian, Sistemin Amerikan në kuadër të Organizatës së Shteteve Amerikane, Sistemin Afrikan në kuadër të Organizatës së Bashkimit Afrikan dhe më pas të Unionit Afrikan, si dhe Sistemin e Lindjes së Mesme dhe Sistemin Aziatik, duke trajtuar në mënyrë të detajuar procedurat, juridiksionin, subjektet e legjitimuara për të bërë kërkesa ankimore, formën dhe përmbajtjen e kërkesave, si dhe qëndrimin e organeve kryesore në kuadër të këtyre sistemeve për çështjet më kryesore praktike dhe teorike. Kjo pjesë përmbyllet me një kapitull të posaçëm që i kushton një vë-mendje të veçantë çështjes së kufizimit të të Drejtave të Njeriut.
Në pjesën e dytë trajtohen, të drejtat më kryesore të grupuara sipas karakteristikave të përbashkëta të tyre, strategjitë kryesore për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe Sistemi Shqiptar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Ndërsa, shtojca përmban tekstet e dokumenteve ligjore më themelore në fushën e të Drejtave të Njeriut.
Libri, trajton si risi për programet e studimit të universiteteve shqiptare, në mënyrë të detajuar dhe bashkëkohore, të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe disa probleme të tjera që ndërthurin çështje të së Drejtës Publike Ndërkombëtare me çështje të së Drejtës të Drejtave të Njeriut, si dhe me sistemet kombëtare të mbrojtjes së Drejtave të Njeriut. Në libër është bërë një përpjekje maksimale për të gërshetuar teorinë me praktikën, nëpërmjet ilustrimit të çështjeve teorike, me qëndrimet që kanë mbajtur gjykatat dhe organet e tjera në lidhje me çështjet e shqyrtuara nga ato. Gjithashtu duhet theksuar që përzgjedhja e rasteve praktike dhe mbajtja e qëndrimeve të ndryshme nga ana e autorit për çështje të ndryshme teorike dhe praktike sidomos në lidhje me praktikën e gjykatave në RSH dhe çështjeve të tjera, nuk ka si qëllim bërjen e kritikave ndaj autorëve të këtyre qëndrimeve apo personave të përfshirë në këto praktika, por vetëm analizimin e çështjeve në funksion të nxjerrjes në pah të problemeve të ndryshme dhe dhënies së një mendimi i cili nga ana e autorit gjykohet të jetë i drejtë.
Një tjetër veçori e librit është stili i përdorur për referencat dhe citimet, i cili, është një ndërthurje e rregullave të Chicago Manual Style të Universitetit të Chicagos, Stilit të Shoqatës së Gjuhës Moderne (MLA) ose Parenthetical Citation dhe Stilit të Shoqatës Psikologjike Amerikane (APA). Zgjedhja e përdorimi i të tri stileve njëkohësisht është bërë për të shfrytëzuar përparësitë e secilit stil në funksion të qëllimit, vendit dhe masës së përdorimit të referencave etj.
LIBRI 2/ BOOK 2
?Zbatimi i të Drejtës Ndërkombëtare në të Drejtën e Brendshme: Rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Holandës, Italisë, Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë?/ ?Enforcement of International Law into Domestic Law: case of the USA, the Netherlands, Italy, Germany, Kosovo and Albania?, TBU Press, Mars/ March 2017.
CIP Katalogimi në BK Tiranë:
Daci, Jordan
Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare në të Drejtën
e Brendshme : rasti i SHBA, Holandës, Italisë,
Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë : monografi /
Jordan Daci ; rec. Hajredin Kuqi, Afrim Hoti. ?
Tiranë : TBU press, 2017
335 f. ; 14.8 X 21.0 cm.
Bibliogr.
ISBN 978-9928-4344-1-8
1.E drejta ndërkombëtare/ International Law 2.E drejta kushtetuese/ Constitutional Law
3 41.1/.8 :342(4)
341.1/.8 :342(73)
341.1/.8 :342(496.5)
PËRMBLEDHJE
Marrëdhënia midis së Drejtës Ndërkombëtare dhe së Drejtës të Brendshme është një nga çështjet më sfiduese për pjesën më të madhe të studiuesve dhe praktikantëve të sotëm së të Drejtës. Sot, kur e Drejta Ndërkombëtare përfaqëson një nga format më domethënëse të globalizimit, marrëdhënia midis së Drejtës Ndërkombëtare dhe së Drejtës të Brendshme është ripërcaktuar gjerësisht.
Sidoqoftë, ka ende shumë çështje të debatueshme e sfiduese, që kërkojnë zgjidhje si nga ana e organeve ndërkombëtare, ashtu edhe nga ato shtetërore. Në fakt, e Drejta Ndërkombëtare, për nga natyra, mbizotëron mbi të Drejtën e Brendshme, përderisa ajo përcakton përmbajtjen dhe kufijtë e së Drejtës të Brendshme në të njëjtën mënyrë sikurse kushtetutat përcaktojnë përmbajtjen dhe kufijtë e së Drejtës të Brendshme. Përndryshe, e Drejta Ndërkombëtare nuk do të ishte e detyrueshme në sistemin e së Drejtës të Brendshme të shteteve.
Ky libër analizon marrëdhënien midis së Drejtës Ndërkombëtare dhe së Drejtës të Brendshme nëpërmjet një kërkimi të gjithanshëm, shumëdimensional dhe krahasues të trajtimit teorik, ?opinio juris? dhe praktikës së gjykatave në Gjermani, Holandë, Itali, SHBA, Kosovë, Shqipëri etj, si dhe të praktikës së gjykatave ndërkombëtare dhe organeve të tjera ndërkombëtare ?quasi? gjyqësore.
ENGLISH SUMMARY
The relationship between the international law and domestic law is one of the most challenging issues for most of today?s legal scholars. Today when the international law represents ?inter alia? one of the most meaningful forms of globalization, the relationship between the international law and the domestic law has been extensively redefined.
However, there are still many disputable and challenging issues that need to be resolved by both international and domestic bodies. Indeed, the international law by virtue prevails over domestic law, since it defines its content and borders in the same manner as the constitutions define the content and the borders of the domestic law. Otherwise the international law cannot be considered to be binding to states? domestic law system.
This book analysis the relationship between international law and domestic law through a comprehensive, multidimensional, and comparative research on the theoretical approach, ?opinio juris? and court practice in Germany, the Netherlands, Italy, the USA, Kosova and Albania, etc, and on the practice of international courts and other international ?quasi? judicial bodies.
Fjalë kyçe: Teoria Moniste, Teoria Dualiste, Teoria e Harmonizimit, Teoria Moniste e Ndërsjellët, konflikti i normave, konflikti i traktateve, mbikombëtarizmi, konstitucionalizmi shumë nivelesh, Acquis Communautaire ( E Drejta e Bashkimit Evropian), sovraniteti shtetëror, KEDNJ përkundrejt të Drejtës së Brendshme, e Drejta Ndërkombëtare zakonore përkundrejt të Drejtës së Brendshme, ?jus cogens?, ?jus gentium?, shteti kombëtar, epërsia e të Drejtës Ndërkombëtare përkundrejt të Drejtës së Brendshme, respektimi i traktateve.
Keywords: Monist Theory, Dualist Theory, the Theory of Harmonization, Inverted Monism Theory, conflict of norms, conflict of treaties, supranationalism, multilevel constitutionalism, Acquis Communautaire, state sovereignty, ECHR vs. domestic law, International Customary Law vs. Domestic Law, ?jus cogens?, ?jus gentium?, nation state, International Law supremacy vs. Domestic Law, observance of treaties.
Fusha: E Drejtë Publike Ndërkombëtare, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Evropiane.
Area: International Public Law, Constitutional Law, European Law./CityNews
Protesta e djeshme e opozitës shqiptare në të gjithë Shqipër...
Në Gazetën Shqiptare do të lexoni, “Ish të përndjekurit, 2 m...
Një ditë pas protestës masive të thirrur nga opozita dhe të ...
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Zvicër. Një i r...
Qëndrimi i Uashingtonit është i qartë: Qytetarët i kanë zgje...
Shefi i forcave amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan, g...
Morali është i lakueshëm, sipas shumë studimeve. Gjykimet to...
Site e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne n...
Silluni gjithmonë mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dh...
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitat e t...
Kreu i ZHK, Dashamir Shehi, komentoi protestën e sotme të op...
Policia e Fierit ka reaguar për protestën e zhvilluar sot ng...
Ka degraduar debati në studion e “Opinion”, teksa dy deputet...
Me gjithatë elektorat që mblodhi, Ligje që bëri, situata që ...
Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të koncesionit të sh...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, është përplasu...
Analisti i njohur politik amerikan, Peter Tase, i ka kushtua...
Partia Demokratike u hodh sërish në sulm, i dyti që nga 18 s...
Partia Socialiste është e vendosur që të shkojë me programin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...