“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Platforma ekonomike dështoi tërësisht
Qeveria “Mustafa”, sipas analistëve, ka dështuar me platformën e saj ekonomike, duke mos arritur që ta çlirojnë tregun vendor nga dukuria e dekadës së fundit – monopolet dhe oligopolet e inkriminuara që janë të lidhura me Qeverinë dhe po punojnë për interesa të pushtetarëve të inkriminuar me pozita të larta. Analistët dhe opozita me të drejtë thonë se për rrjedhojë po e pëson e ardhmja e vendit, duke i dështuar investimet e huaja dhe rritjen e prodhimit vendor. Ata thonë se e tëra kjo po bëhet nga sundimtarët aktualë për t’i hapur rrugën gjithnjë e më shumë produkteve nga Serbia. Analistët dhe opozita kanë dalë me idenë, sipas së cilës Qeveria jonë duhet të vendosë kufizime për një gamë produktesh tanimë të dyshuara për linja të veçanta nga Serbia, që prodhohen vetëm për tregun e Kosovës. Deputeti i opozitës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) tha se tashmë kemi tregues të mjaftueshëm për dështimin e ekonomisë, sikurse që janë rënia e investimeve të huaja dhe atyre direkte, ikja e investitorëve vendorë e të huaj, nuk ka përpunim të produkteve vendore dhe ajo më e keqja, Serbisë iu ka hapur rruga që ta vërshojnë tregun kosovarë dhe shqiptar. “Aq më keq furnitorët kryesorë të produkteve të mallrave nga Serbia janë instaluar edhe në pozita të larta shtetërore, sikurse që është rasti i zëvendëskryeministrit të Kosovës”, ka thënë ai.
AUVK-i nuk e kreu punën e vet
Sipas Hotit, në të gjitha komunat ku qeverisin serbët, si në Graçanicë, në Shtërpcë e gjetiu në tregun e tyre as që mund të gjesh ndonjë artikull nga Kosova. “Aq më keq, ata furnizohen me produkte të Serbisë nga njerëz që janë funksionarë të lartë të Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai. Opozitari Hoti tha se tanimë në aspektin ekonomik- tregtar jemi shndërruar në një vend që ka pësuar invazion të mallrave serbe nëpërmes njerëzve tanë që janë në Qeverinë e Kosovës dhe oligarkëve që janë të instaluar në Qeveri dhe jashtë saj dhe që të njëjtët punojnë ngushtë e së bashku. “Kjo po ndodh, ngase grupet joformale të bizneseve po i mbajnë monopolet dhe oligopolet dhe për pasojë të kësaj jeta e qytetarëve tanë dita- ditës po vështirësohet dhe po keqësohet”, theksoi më tutje ai. “Bizneset e ndershme, si rezultat i këtyre monopoleve dhe oligopoleve, që po tentojnë të ngrihen në këmbët e veta nga presioni i kësaj Qeverie, po eliminohen dhe po shkatërrohen”, potencoi ai. Opozitari Hoti ka komentuar se përse nuk ka kundërmasa ndaj Serbisë. “Kjo po ndodh, ngase AUVK-u duhet të marrë masa, sidomos ndaj produkteve që janë vija të veçanta për Kosovën dhe tregun shqiptar”, tha ai. Sipas Hotit, krerët e AUVK-ut nuk e kanë kryer punën si duhet, ngase ka dyshime të mëdha për cilësinë dhe përmbajtjen e atyre produkteve serbe që po futen në Kosovë. “E tëra kjo po ndodh nga kapja e shtetit dhe po ruhet ekonomia joformale dhe monopolet nga grupet e interesit që janë tash në pushtet”, u shpreh më tutje deputeti Hoti.
Parandalimi i importeve të rrezikshme
Ekonomisti Dardan Grapci tha se kjo Qeveri ka dështuar nga momenti kur i ka dhënë hapësirë monopoleve të inkriminuara dhe duke i lënë rehat pushtetarët nëpër pozita të larta që të kenë qasje në bizneset, të cilat janë kompani të mëdha në Kosovë. “Prodhimi vendor ka rënë dukshëm, për shkak të importimit të prodhimeve nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, në veçanti të atyre prodhimeve serbe, të cilat kanë afat të shkurtër kohor të konsumimit duke bërë që shitja në Kosovë të jetë në një afat të shkurt apo më mirë të them t’u ndryshohen datat e skadimit brenda depove ku qytetarët të helmohen me produktin e skaduar dhe të mykur “, theksoi Grapci. Ai vlerëson se Qeveria Kosovës ka dështuar në luftimin e këtyre importeve serbe që po bëhen në Kosove nga biznesmenët kosovarë. ” Kjo ngase qytetarët çdo ditë po ankohen nga shëndeti, duke e mos ditur arsyen pse, prandaj qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vëmendshëm se cilat produkte po i blejnë, sepse nesër jeta e tyre mund të jetë në rrezik nga ndonjë sëmundje kancerogjene apo ka ndonjë helmim i planifikuar nga prodhuesit serbë”, u shpreh Grapci. Ndërsa, sa u përket derivateve të naftës, analisti Grapci tha se pompat e benzinës, që janë në Kosove, duhet të largohen nga marrëveshja me kompanitë serbe, dhe të bëjnë marrëveshje me ndonjë kompani nga Shqipëria. Sipas Grapcit, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me kabinetin qeveritar, duhet ta fusin në ligj embargon për Serbinë, duke mos u lënë hapësirë prodhuesve serbë dhe biznesmenëve nga Kosova të bëjnë importimin e mallrave dhe derivateve nga Serbia, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Pakoja fiskale e pamjaftueshme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha se nuk po shihet nga Qeveria e vendit se është duke bërë diçka kundër monopoleve dhe që të bëjë diçka më shumë në përmirësimin e bilancit tregtar shumë negativ dhe me të ardhura kombëtare më të voglat për kokë të banorit në rajon. “Qeveria duhet të veprojë kundër monopoleve, pasi i ka të gjitha mekanizmat që munden të ndalojnë këto veprime jashtëligjore, pasi mund të luftohet monopoli, korrupsioni me masa stimuluese, të rrisin prodhimtarin e vendit dhe te përmirësojnë bilancin tregtar që është duke e shkatërruar ekonominë e Kosovës “, tha ai. “Jam skeptik, sepse monopolet dhe korrupsioni, që e ka përfshirë vendin, nuk përmirësohet me këtë pako fiskale, dhe frikohem se me këtë pako do të favorizohen edhe më shumë bizneset që kanë monopol”, është shprehur ai. “Qeveritë para zgjedhjeve përmendin pakot fiskale për kinse rritjen e prodhimtarisë, zhvillimit ekonomik, por kur vijnë në pushtet nuk bëjnë asgjë, sikurse në fushatën e kaluar që premtonin qindra mijëra të punësuar dhe sukses i kësaj Qeverie është punësimi i militantëve të vet me kontrata mbi veprën”, tha më tej Neziraj./Kosova Sot
Policia e Shkodrës ka realizuar një aksion antidrogë, ku ka ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ...
Akademiku Artan Fuga ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj m...
Merkuri, planeti i komunikimit, dialogut dhe fjalëve do e be...
Tërmet Peçi, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, mori vëmendje...
Deputetja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, ka ndare ...
Mbrëmjen e sotme rreth orë 22:00 ka shpërthyer një bombë pra...
Mbrëmjen e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogd...
Pra maxhoranca ka vullnet për të cënuar ligjshmërinë e zgjed...
Nga Gjergj THANASIAutoritetet turke kanë arrestuar kolegun ...
Vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm dhe zëvndësit të kanc...
Alfred Peza po shkon para Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke...
“Plakat” e prillit kane rikthyet dhe njehere dimrin ne vend....
Edi Rama dhe Ilir Meta janë bashkuar sot për t’u shpjeguar s...
Vetëm pak minuta pas mbylljes së punimeve të seances plenare...
Fiks Fare denoncoi rastin e një pike karburanti, të ndërtuar...
Pantallonat xhins (jeans) janë ndër pantallonat më të përdor...
Presidenti do jetë i pashëm…Por publiku ende s’ka parë e dëg...
Prodhuesi amerikan i automobilave General motors (GM) do të ...
Përveç Klodian Shehit, kandidatit të propozuar zyrtarisht ng...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...