web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analistët komentojnë qëndrimin e ministrit gjerman, Sigmar Gabriel ndaj opozitës

17 Prill 2017, 18:42, Aktualitet CNA

 Rreth vizitës së ministrit gjerman të Punëve të Jashtëme, Sigmar Gabriel, në Shqipëri  dhe  qëndrimit të tij për situatën që zotëron vendin, ku më i spikatur është  aksioni politik i opozitës, bën komentet e tyre edhe analistët mediatikë shqiptar. Disa prej tyre po i sjellim më poshtë.

 Mero BAZE/ TemA

.. I izoluar ndërkombëtarisht dhe me një mungesë të theksuar të mbështetjes popullore në vend, deri në bezdi, Lulzim Basha po mbyll çdo rrugë për t?u konsideruar serioz dhe për t?i mundësuar faktorëve të tjerë, përveç tij, daljen nga çadra? Ai e ka humbur betejën me perëndimorët, jo duke bërë betejë me ta, por duke folur me ta, dhe duke u përpjekur të sajojë një betejë. Ai është armiqësuar me ta, pa folur kundër tyre, por duke injoruar këshillat e tyre dhe duke u përpjekur t?i keqpërdorë?Po të shikosh postimet e disa kokëtulëve që ka aty rrotull dhe që nxjerrin në pazar atë që dëgjojnë në shtëpi, e kupton se ku po rrëshqet PD?Heshtja e plotë e emrave dhe individëve në PD, që mund ta ndryshonte këtë situatë, nuk do të thotë se ata janë kundër Perëndimit si Basha, por se ata janë duke e lënë Bashën të konsumohet i vetëm në këtë betejë donkishoteske, duke i lënë si badigard në betejën me Europën, vetëm Flamurin. Lulzim  Basha po ashtu, ka nxjerrë jashtë loje nga kjo betejë dhe bazën e PD, ata që përbëjnë bërthamën ?ideologjike? të asaj partie.

 Blendi FEVZIU/Opinion

E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra kryediplomati gjerman në Tiranë. Sigmar Gabriel, që mban njëkohësisht postin e zëvendëskancelarit dhe që njihet edhe si një ndër figurat kryesore të Partisë Socialdemokrate ka bërë disa deklarata të paralajmëruara edhe më herët nga disa gazetarë, por që në Tiranë kanë sjellë një situatë të re. I pyetur për protestën e opozitës ai ka deklaruar:??Kush bojkoton parlamentin që të pengojë reformën në drejtësi, i bën dëm vendit dhe reputacionit të Shqipërisë?. Por kjo nuk ishte deklarata më e fortë e Gabriel. Duke ju referuar kërkesës së opozitës për qeveri teknike ai ka shtuar:?Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi?.

Andi BUSHATI/ Lapsi.al

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ndoshta nuk ishin dëgjuar këtu tek ne, që prej vitit të largët 1997. Ai e ka quajtur bojkotin e parlamentit ?absurd? nga këndvështrimi i një europiani. Ai e etiketoi si klikë kundër interesave të shqiptarëve, bashkësinë e atyre që i kanë hyrë kësaj rruge. Ai ka folur për frikën personale të njerëzve që pengojnë reformën në drejtësi dhe ka huazuar krahasimin e Edi Ramës se në demokraci pakica duhet të panojnë shumicën. Po të shikosh fjalën e tij duket qartë se etiketimet e z. Gabriel i tejkalojnë korrnizat e gjuhës diplomatike??.

Elvi FUNDO/ CityNEWS.al

Ka reagime dhe qëndrime për gjithçka artikuloi ministri i Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, i cili i kërkoi opozitës të kthehej në Parlament dhe të braktiste rrugën e nisur prej saj. Por Ministri gjerman të gjitha sulmet i bëri në hapat e para të vizitës së tij në Tiranë, duke e vënë Lulzim Bashën përballë faktit të kryer. Ai nuk priti të dëgjonte palët dhe më pas të mbante qëndrim. Ai ishte i drejpërdrejtë, duke folur qartë: PD dhe opozita për Gjermaninë ishte në rrugën e ?gabuar?. Në fakt, qëndrimi i tij është i rëndësishëm dhe PD nuk mund ta mohojë dhe as ta sulmojë siç po bëjnë disa militantë sharlatanë, apo injorantë politikë. Qëndrimi i Gabriel është qëndrimi zyrtar i qeverisë gjermane, i cili vjen në një moment mjaft delikat?Gjermani flet si gjerman, pa një dhe pa dy, por kuvendi bëhet sipas vendit…Tani është koha që Lulzim Basha të veprojë si shqiptar apo si gjerman, s?ka rëndësi, pasi pasojat i ka vetë ai?.





Lajmet e fundit nga