web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolegji Zgjedhor mbështet Ben Blushin/ Ultimatumi për KQZ, lë afat 10 ditë

14 Prill 2017, 13:11, Aktualitet CNA

Kanë kaluar dy muaj nga kërkesa e partisë ?Libra ?, të Ben Blushit për tu regjistruar në zgjedhje pranë KQZ dhe kërkesa e tyre është refuzuar.

Ditën e sotme, deputeti, Ben Blushi njoftoi në rrjetet sociale se pas padisë që partia e tij, Libra ka dërguar ndaj KQZ, Kolegji Zgjedhor ka dalë pro kësaj partie, duke i lënë një afat prej 10 ditësh KQZ, për t?iu përgjigjur Blushit.

“KOLEGJI ZGJEDHOR VENDOS PRO LIBRA Prej me se dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i pergjigjet kerkeses sone qe LIBRA te konstatohet si parti me dy deputete ne parlament, ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten. Sot Kolegji Zgjedhor, pas padise dhe argumenteve tona konstatoi qe KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi qe brenda 10 ditesh KQZ duhet ti pergjigjet LIBRAs.Nuk e di nëse KQZ do ti bindet vendimit të Kolegjit por cudija është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të rregjistrohet. Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike”, shkruan Blushi. /CityNews





Lajmet e fundit nga