Çelet procesi për dosjen “Xibraka” me 9 të arrestuar/ Flet Ermali, nipi i Enver Hoxhës
Sot është çelur zyrtarisht procesi për dosjen “Xibraka”, në ...
Sikur të mos mjaftonte kolapsi i rendit e sigurisë, kanabizimi i Shqipërisë, por edhe çdo sektori tjetër, Rama tashmë ka futur vendin në konfliktin më të rëndë social që nga koha e qeverisë teknike të vitit ?91. Në psikologjinë e tij është e qartë se i vetmi nocion ligjor e filozofik mbetet deviza famëkeqe mesjetare e Luigjit të XIV: Ligji jam unë (La loi c?est moi!). E kur themi ligji, për një aventurier të paprinciptë, qartazi nënkuptohet se edhe shteti është vetë ai dhe trillet e tij. Nuk ka më asnjë dyshim se kreu i socialistëve mund të pranojë shumë gjera, por zgjedhjet e lira është e vetmja gjë që nuk mund t?i pranojë as si koncept. Mjafton të sjellim ndërmend krizën që provokoi me zgjedhjet vendore 2007, që solli për pasojë shtyrjen e tyre, betejën bajate për hapjen e kutive pas zgjedhjeve parlamentare 2009, përleshjet e trimave të tij me policinë në zgjedhjet vendore 2011, bojkotin e pjesshëm institucional para zgjedhjeve të 2013, si gur shprese për protesta në rast humbjeje apo edhe zhbërjen e zgjedhjeve brenda Partisë për kryetar, për të kuptuar shumë qartë marrëdhëniet e tij me zgjedhjet.
Duke ëndërruar me sy hapur epokat më të errëta të monarkive absolute, Rama në marrëzinë e tij, beson se është mbreti i pashpallur ose padrinoja i Shqipërisë. Dhe ajo që e bën më qesharak atë dhe vartësit e tij në PS, parti politike apo institucione, është të folurit si zakonisht me togfjalëshat ?në emër të ligjit? apo të ?shtetit ligjor?. Të artikuluara nga Rama këto shprehje duken njëlloj sikundër djalli që kur do të justifikojë paudhësitë e tij flet gjithë pasion për zbatim të Biblës. Një ndër personazhet më të keqpërdoruara mbetet edhe Denar Biba, aktualisht kryetar i KQZ-së. Pasi e detyroi të dorëhiqej në mënyrë të parevokueshme nga anëtar i KQZ para zgjedhjeve të vitit 2013, për arsye të besnikërisë së verbër jo vetëm që e riktheu në KQZ si anëtar, por në mënyrë ekstra ligjore e emëroi edhe kryetar të KQZ-së. Nuk dua të sjell në vëmendje qëndrimet më standarde e shumëfishta në raport me ligjin e dekriminalizimit për atë pjesë ku përfshihet KQZ, por kryesisht për rolin e tij si vasal pa kushte në KQZ. Në morinë e shërbimeve politike që ai i bën kryeministrit tërheqin vëmendjen dy momente thelbësore. Pak muaj më parë, kur opozita në përpjekje për të shmangur qëndrimet ?in extremis?, sikundër jemi sot, kërkonte që në reformën zgjedhore të përfshihej, mes të tjerave, edhe identifikimi, votimi e, automatikisht, edhe numërimi elektronik, Biba në një intervistë, do të deklaronte se kjo është e pamundur për arsye kohe. Nuk do të kishte asgjë të keqe sikur ky pohim të vinte në kuadër të dëshirës për një sistem të mirëprovuar, por nuk ishte ky qëllimi. Kjo deklaratë dëshmoi mbi dy momente që e komprometojnë rëndë sjelljen e kryetarit të KQZ-së.
E para është fakti se kryetari i KQZ duhet të flasë sa më shumë ligjërisht dhe aspak politikisht. Nga pikëpamja ligjore ai duhej të sqaronte se ligji parashikon se çdo ndryshim në kod, duhet të kryhet jo më vonë se 6 muaj nga data e zgjedhjeve dhe asgjë më shumë përtej kësaj. Se sa kohë duhet për vënien në punë të një sistemi elektronik këtë e dinë ekspertët e fushës dhe jo ai, e për më tepër, nëse ligjvënësit vendosin se do të kryhej kështu, çfarë do të bënte kryetari i KQZ, do të insistonte se nuk ka kohë? Kaq qesharak u bë në këto pretendime sa përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Kosovrasti i kërkoi që të pranonte publikisht se nëse politika do të vendoste ndryshe, ai duhej të dorëhiqej.
Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, ana tjetër është se me apo pa dashje ai bëri publik, edhe pse në kundërshtim flagrant me pavarësinë institucionale që duhet të kishte, se ky ishte një vendim politik i kryesocialistit, të cilën ai po e maskonte me argumente teknikë. Por kjo nuk mjaftonte. Rruga pa krye ku është futur kryeministri, kërkon vetëflijime. Duke kaluar çdo cak, në mënyrë të paprecedentë, Biba si një kamikaz i kauzës Rama, lëshoi një tjetër ?bombë?. Duke marrë përsipër rolin e negociatorit, politikanit, atë të kuvendit apo edhe shumë role të tjera, pranoi sërish të sakrifikohej për të në nivelin më të lartë. Me mendjen e ?vullnetin? e tij, ndryshoi Kodin Zgjedhor, kur pohoi pak ditë më parë se ishte i gatshëm t? i jepte kohë opozitës për regjistrim, deri në ditën që fillonte prodhimi i fletës së votimit. E kjo e kalon çdo limit, për një njëri që është betuar se do t?i shërbejë ligjit. Në fakt nuk i vihet shumë faj. Për aq kohë sa në këtë vend ligji është Rama, për Bibën njëlloj është… Në çdo vend normal, pas një deklarate të tillë duhej të kishte pasuar edhe një dorëheqje, por ksi çudirash nuk ndodhin në këtë vend. Kjo deklarate e Ramës, nëpërmjet gojës së Bibës është një tentative për të përçare shqiptarët dhe opozitën. Në thelb tregon qartë se cili është qëndrimi real i Ramës për ligjin dhe shtetin ligjor. Këto deklarata infantile dhe të dëshpëruara e nxjerrin më shumë se kurrë zbuluar kryesocialistin, që përbetohet me ?lot në sy? se nuk mund të shtyjë zgjedhjet se shkelet Kushtetuta dhe ligji. Por nuk ka dhënë asnjë shpjegim të vetëm se pse insistoi të shkelej Kushtetuta dhe ligji në vitin 2007. Përgjigjja dihet. Për Ramën kushtetuta dhe ligji janë elementë që duhet t?i shërbejnë verbërisht atij dhe jo principe absolute që duhen zbatuar pa ekuivok nga çdokush.
Mjafton të shtosh edhe një element tjetër që të kuptosh se cili është koncepti rilindist për kushtetutën dhe shtetin. Këto ditë kryesocialisti, kinse në zgjidhje të krizës, u tregua i gatshëm t?i jepte opozitës kryetarin e KQZ. A thua se në këtë vend kryeministri është edhe pronari i institucioneve. Por, fatkeqësisht ai vetë këtë beson e për këtë është i gatshëm jo vetëm të shkelë Kushtetutën, ligjin e gjithçka tjetër, por edhe të sakrifikojë kamikazin e devotshëm Biba, me shpresën se po i hedh hi syve opinionit publik shqiptar, ndërkombëtar dhe opozitës. Koha e pazareve cinike ka përfunduar. Para se të zhysë vendin në konflikt të rëndë gjithinstitucional, Rama duhet të pranojë ngritjen e qeverisë teknike si e vetmja mënyrë për të çuar vendin në zgjedhje larg duarve të krimit dhe organizatave kriminale. Kryeministri në detyrë duhet të reagojë sa më parë që këto ndryshime të kryhen në parlament, para përfundimit të mandatit të tij, pasi edhe qeveri teknike do të ketë, edhe zgjedhjet do të shtyhen, por reagimi shpejtë do të krijonte kushtet për shtyrjen e zgjedhjeve, të paktën deri në vjeshtë, pasi Kushtetuta përcakton qartë se më 17 maj mandatet skadojnë, afatet skadojnë dhe shqiptarët nuk kanë për t? ia falur kurrë për epokën e errët në të cilën do t?i zhysë. Këtë duhet ta ketë parasysh edhe Denar Biba apo çdo patericë politike brenda e jashtë PS-së, që tentojnë të kamuflohet pas Kushtetutës dhe ligjit.
Sot është çelur zyrtarisht procesi për dosjen “Xibraka”, në ...
Një tjetër atentat ka ndodhur një ditë më parë në autostradë...
Deputeti Ben Blushi, njëkohësisht kryetari i partisë LIBRA, ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Gjykata Kushtetuese ka ligjëruar vijimin e ushtrimit të funk...
Ylli Manjani, ish ministri i Drejtësisë është kthyer në një ...
Citynews mblodhi disa të dhëna zyrtare në lidhje më pagat e ...
E ftuar mbrëmë në studion e “Opinion”, gazetarja Klodiana La...
Ahmet Prençi, ish drejtori i Policisë së Shtetit, ka folur p...
Kryetari i parlamentit Ilir Meta ka vendosur që sot, në orën...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, njoftoi të premten nëpërmjet zyr...
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili në momente nervoz...
Falë një operacioni nga Policia italiane është shkatërruar b...
Të dashur lexues, ju njoftojmë të njiheni me titujt kryesorë...
Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar zyrtarëve t’i ...
Shenjat që mbase ju nuk i mendoni të rëndësishme, tregojnë s...
Senatori amerikan, John McCain, tha të hënën në Beograd se ç...
Jeta juaj ne çift do jete tejet e privilegjuar gjate kësaj d...
Kjo pasi që ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaq...
Pak ditë pasi “Pasdite në Top Channel” solli historinë e një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...