Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Azgan Haklaj Zhan Zhak Rusoi, filozofi dhe iluministi i madh francez i ka lanë si testament njerëzimit veprën e vet monumentale “Kontratën Sociale”, ku shpjegon qartë se shteti është një kontratë sociale, juridike, morale e shoqërore mes qytetarëve të lirë dhe atyre që i qeverisin. Të drejtat hyjnore natyrale të njeriut: liria, siguria e jetës, e pronës dhe barazia para ligjit janë të panegociueshme e të padhunueshme, na mëson filozofi i madh.
E bëra këtë hyrje për faktin e thjeshtë e të hidhur se Rama megjithë dekoratën e ?Legjionit të Nderit? (dekoratë, thjesht politike) që ia dha para disa ditësh Presidenti i Francës nuk ka mësuar asgjë nga Franca, Tempulli i Lirisë e Simbol i Republikës, sepse në të kundërt ai duhet të mendonte: A mund të jem Legjionar i Francës unë, kryeministri i Shqipërisë, kur mijëra qytetarë, protestojnë para zyrës time ditë-natë, protestojnë para godinës së mbuluar me ferexhe, para qeverisë maskë dhe kërkojn? dorëheqjen time për shkak se kam shkelur kontratën sociale me popullin tim.
Dua të bëj një vepër për Atdheun tim pastaj le të vdes, të bëhem Kurban, thoshte shkrimtari, publicisti, politikani brilant, Viktor Hygo.Po ju a e keni bërë këtë z. Rama, që keni pranuar të dekoroheni?! Sigurisht vepra juaj ?sht? e shëmtuar, publikisht keni deklaruar se Opozita është e lirë të varë vehten. Pra, ju, kërkoni asgjësimin fizik të Opozitës njëres shtyllë të demokracisë.
Edi Rama, sëbashku me ortakun e tij – Ilir Meta, vrasës dhe persekutorë të Opozitës, mendojnë se mund të qeverisin Shqipërinë si konsuj të Romës së lashtë!
Është e pamundur të analizosh në një shkrim të vetëm “bëmat e Ramës”, për këtë duhen analiza e libra shumë voluminoz?.
Nuk më ka habit aspak fakti se ky Don Kishot i politik?s është përpjekur të luaj me Kartën e Nacionalizmit, por këtë mantel e zhveshi dhe doli si dikur lakuriq në Francë.
Pasi e bëri vëlla Erdoganin, kërcënoj se do ta privatizojë Akropolin e Athinës dhe i tregoj vendin në Beograd mikut të tij Vuçiç, duke u mburrur për këtë, por nuk pati guximin e burrërinë të fliste dy fjalë për shqiptarin e madh, emblemën e patriotizmit të qëndresës e njëherësh të nacionalizmit modern shqiptar, z. Ramush Haradinaj, i cili mbahet peng në Francë për t?i bër? qejfin mikut të tij Vuçiç, politikanëve në Kosovë t? lidhur me Beogradin.
Kur z. Rama u dekorua m?u rikujtua nj? sentencë e Perandorit të Francës, Napoleon Bonaparti, që pata cituar tek një shkrim për Kalorësin e Lirisë, Ramush Haradinaj: Dekorata më e madhe që merr njeriu në jetë është një plagë në shërbim të Atdheut. Ramush Haradinaj e ka tejkaluar këtë sentence, sepse ka disa plagë në trup dhe se ka vënë kurban në themelet e Kosovës vëllezërit e tij: Luanin, Shkëlzenin, Enverin. Ramush Haradinaj shkoj dy herë në Hagë si dorëzan i Kosovës. Pas një beteje të gjatë gati një dekadë u kthye triumfues duke e çertifikuar kauzën e shenjtë të UÇK-së, luftën e saj për çlirimin e Kosovës.
Simbolikat e Ramës jan? aq naive sa janë edhe zhgarravinat e tij , pikturat me t? cilat shetit nëpër Evropë ashtu si serbët me eshtrat e Car Llazarit. Këtë e ban me paratë tona, sigurisht, në një kohë kur shtëpia ku lindi Homeri Shqiptar, Gjergj Fishta, akademiku gjenial i kulturës, patriotizmit, konstruktori i Shqipëris? Evropiane është shembur për dhé.
Edi Rama proklamon atë të cilës nuk i beson as vetë ai: Unë jam kryeminist?r i Rilindjes, arkitekt i shtetit të ri dhe vizionar i madh Evropian. Sa për opozitën që ka mbi 50 ditë, mbi 1.200 orë, që proteston në Shtëpinë e Lirisë, me qytetari, me kurajo të pashoqe e që i thotë në protest?n më e madhe në historin? shqiptare: ?Ik?!, ai nuk don të ja dijë.
Por n? ditën e 50-të të kësaj Proteste, Lideri i Opozitës së Bashkuar, arkitekti i Republikës së Re, z. Lulzim Basha, i tha qart?: Tiranitë që nuk dorëzohen përmbysen. Nuk do të ketë zgjedhje farsë me Ty, as Qeveri fasadë për të shpëtuar klanin tand kleptokratik.
Rama ka ënd?rruar se ?protestuesit mjeranë? apo ?çadristë të ngujuar?, siç i quan ai, t?i vinin flakën Kryeministrisë, institucioneve e mbarë Shqipërisë për t?i treguar botës se PD dhe Opozita, të cilën ai e përbuzë me neveri dhe e ka shpallur ?të keqen e madhe të këtij vendi?, protestuesit i cilëson se ?janë tribalë, vandal?, janë talebanët e Evropës? dhe vetëvehten e tij ?shpëtimtari i qytetrimit Evropian?(!)….
Tomas Hobs ka një maksimë: E Drejta Morale është burim i të gjitha të drejtave. Ju keni humbur të drejtën morale z. Rama, sepse keni dhunuar Kontratën Sociale me popullin tend, ndaj Opozita e Bashkuar, shqiptarët, do të të flakin të bindur thell?sisht se nuk vlen për Kryeministër dhe as për kurban.
Midis qindra e mijëra protestuesve t? varfëruar e t? poshtëruar nga Rama, mes njerëzve që ai dhe sekserët e tij u zhvatën pronat dhe u rrafshuan shtëpitë, mes qindra biznesmenëve që qeveria u falimentoj bizneset e sipërmarrjet vetëm se ishin mbështetës të PD-së, mes qindra të rinjëve dhe të rejave që u shkatërroj ëndrrën ka padyshim koka të nxehta, të cilët duan ta bajnë kurban z Rama. Edhe vetë z. Rama, ndoshta ëndërron të bëhet kurban e të muroset në Sheshin ?Skënderbej? dhe, ashtu si prifti shovinist Sebastianos që u varros në Konicë, të mbetet në histori.
Ai nuk do të ketë kurrë këtë fat për t? qën? kurban i Republik?s së Re dhe i Shqipëris? s? Nesërme Evropiane. Legjenda e Rozafës nuk mund t? përseritet. Kurbani është simbol i shenjtë për Njerëzimin.
Kur Profeti Abraham doli në Kodrat e Sinait dhe në shenjë besnikërie ndaj Zotit deshti të bante kurban djalin e tij, Krijuesi i Gjithësisë e zbriti nga Qielli një dash e i tha Profetit: T?i tregove besnikërinë ndaj Meje, por nuk dua kurbanë njerëzish.
Kurbani, z. Rama, duhet të jetë i shëndetshëm, pa sëmundje, i pastër dhe i taksur për t?u sakrifikuar në Ditën e Shenjtë.
Fati i shqiptarëve ësht? në duart e tyre
Ju nuk vleni as për Kryeministër, as për Kurban.
Ikni, ikni, ikni, që t? mos gjykoheni…
Filozofi i lashtë Konfuci na ka lanë një fjalë të urtë: Diellit që perëndon e burrit që bié i mbyllet dera. Ju keni rënë z. Rama e shqiptarët njëzëri, solemnisht, do t?ua mbyllin derën./CityNews
Policia e Shtetit përmes një deklarate për shtyp të zëdhënës...
Një ditë pas ekzekutimit me 5 plumba të komisarit Artan Cuku...
Kryetari i LDE z. Ermal Mino ka thirrur diten e sotme mbledh...
Procesit të verifikimit të pronave dhe pasurive do ti nënsht...
Pak minuta më parë, ndërsa në ambientet e Drejtorisë së Poli...
Dje mediat publikuan dosjen hetimore me numër Nr. 2370A, që ...
I ashpër në fjalimin e tij ka qenë sot kreu i LSI dhe kryeta...
Kanë kaluar më shumë se dymbëdhjetë orë nga vrasja e komisar...
Policia e Tiranës ka ofruar 30 milionë lekë shpërblim për k...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu ngushëllimet ...
Dje, ish deputeti mandate-hequr Koço Kokëdhima ka konsumuar ...
Në vijim të komunikimit të tij Lulzim Basha, kryetari i PD-s...
Lulzim Basha në një takim me artistët, paraditen e sotme nga...
Dje është zhvilluar një operacion antidrogë në Përmet, i kod...
Komisari Artan Cuku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme n...
Një ditë pas vrasjes së ish Kryepolicit të Vlorës, Artan Cuk...
Kur kanë ngelur tashmë vetëm 24 orë nga afati i regjistrimit...
Mëngjesin e sotëm Emergjencat Civile kanë publikuar raportin...
“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nj...
Takimi i Lulzim Bashës me Koço Kokëdhimën është një nga ngja...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...