Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Takimi i Lulzim Bashës me Koço Kokëdhimën është një nga ngjarjet më të çuditshme të politikës shqiptare. Çudia më e madhe është se takimi zgjati 75 minuta. Për çfarë mund të kenë biseduar me njëri-tjetrin kryetari i partisë më të madhe të opozitës dhe Koço Kokëdhima, për 75 minuta? Gjithçka që ata kanë për t? i thënë njëri-tjetrit për situatën e sotme politike nuk kërkon më shumë se 15 minuta që të thuhet. Por mbeten edhe 60 minuta, një orë e plotë.
Në të vërtetë, ato që u dhanë si njoftim zyrtar për takimin, pra pjesa e bisedës për situatën e sotme politike, u bë në 15 minutat e fundit të takimit, ndërsa në 60 minutat e para u bisedua për gjëra të tjera, që asnjë nga palët nuk i bëri të ditura. Këtu do të zbardhim atë që u tha në 60 minutat e para të takimit.
-Ti gëzon një respekt shumë të madh në partinë tonë z. Kokëdhima, – i tha Basha.
-Biri im,- tha Koçoja,- kështu duhet të kishte qenë se unë jam një burrë i ndershëm, por fatkeqësisht nuk ka qenë kështu. Çfarë nuk keni thënë për mua, në të kaluarën edhe sot, të gjitha të zezat. Nga t? ia nis. Disa i di edhe ti, disa nuk i di se nuk ke qenë në parti atëherë. Më kanë akuzuar si grabitës të pronës publike, të Ndërmarrjes së Frigoriferit të Durrësit.
-Më mirë që e more ti se sa ta kishte marrë ndonjë nga këta ?Rilindasit?, -tha Basha.
-Më thatë se po ndërtoj sarajet e mia në Qeparo, tre metra larg bregut të detit.- Tha Koçoja.
-Që të them të drejtën, këtu midis nesh, Doktori e ka fobi këtë ndërtimin në breg të detit, dhe ai i ka nxitur ato deklarata. Unë atje në Holandë kam parë kudo ndërtimi në buzë të ujit.- Tha Luli.
-Po të ishte për Saliun, nuk do të ekzistonte Venecia, me ato ndërtesat që hynë në det, -tha Koçoja.
-Ka ndryshuar mendim edhe për ty, -tha Luli.
-Ashtu, ndoshta! Por se mos më kini thënë vetëm këto, më keni quajtur edhe Koço Kanabisi kur unë hodha idenë e legalizimit të kanabisit. E më pak se nga kushdo tjetër e kam pritur nga ty këtë akuzë biri im, që vjen nga Holanda, vendi më i emancipuar në botë, që e ka legalizuar kanabisin. Ti me këtë që më thatë mua hodhe poshtë gjithë qytetarinë tënde europiane që ke fituar në Holandë.
-Z. Koço po më rëndon me pa të drejtë duke përdorur rregullin e treshit për të më ngarkuar mua si kryetar partie gjithë fajet e partisë.- Tha Luli pa e hequr buzëqeshjen nga fytyra.
-E di more bir e di, të kuptoj mirë, por edhe ti duhet të më kuptosh që unë po them këtu një fjalë për ty dhe dy të tjera për atë burrin që nuk është këtu me ne, por që me rregullin e treshit e ka në dorë partinë sa kohë është brenda në parti.
Basha qeshi me një të qeshur diplomatike. U bë një heshtje e shkurtër.
-Nuk latë gjë pa bërë deri në Gjykatën Kushtetuese deri sa ma hoqët mandatin e deputetit si në kundërshtim me Kushtetutën, sepse gjoja kisha marrë pa të drejtë para nga fondet publike. ?Tha Koçoja me zë të ulët.
-Ti e di që unë nuk jam në parlament, me veprimtarinë e partisë atje merret Doktori, – Tha Luli.
-Po mirë xhanëm, si nuk kuptonit një gjë, që kur Mero Baze kishte nisur të tallej me mua në rubrikën ?Antena brenda familjes?, kjo donte të thoshte se Rama kishte diçka kundër meje.- Tha Koçoja duke përplasur pëllëmbën e dorës mbi tavolinë.
-Unë Meron e lexoja vetëm kur shkruante për Kunatin tim, – tha Luli.
-Më keni thënë beu i Jugut.- Tha Koçoja.
-Edhe atë e ke nga Doktori, – tha Luli,- unë kur e dëgjova u habita se i ngatërroja bejlerët me klerikët myslimanë pasi kisha e lidhja fjalën ?bej? me xhaminë e Ethem Beut në Tiranë. ?Doktor, i thashë, mos na e marrin si përçarje fetare.? Kur më dëgjoi Doktori nisi të qeshte dhe nuk pushonte.
-Je djalë i sinqertë ti biri im,- tha Koçoja,- e kanë keqpërdorur imazhin tënd, por unë do të jap disa këshilla po deshe. E kam këshilluar shumë atë të gjatin, e kam ndihmuar, por ai më doli mosmirënjohës.
-Tani puna është si ta rrëzojmë Edvin Ramën pushteti, – tha Basha, – ky është interesi ynë i përbashkët. Ti ke qenë njeriu më i afërt i tij dhe mund të më japësh ndonjë ide. Madje vetë fakti që ne të dy po takohemi e tmerron atë, sepse mendon që mos ti je bërë një lloj këshilltari i fshehtë imi.
-Dëgjo more bir, – i tha Koçoja, – unë gjithçka kam me Edi Ramën e kam nga inati se u investova 15 vjet për ardhjen e tij në pushtet, që nga 1998 në 2013. Kur i thosha në sy të rrethit të tij të ngushtë ?biri im?, më përgjigjej ?po?, duke u lënë të tjerëve të kuptonin se më njihte atësinë politikisht. Pastaj më flaku tutje sikur të kisha qenë shërbëtor i tij. Unë e di që sot nuk kam as parti, as vota, as fuqi të luftoj kundër tij. Nuk jam as deputet që t? ia thosha dy fjalë çdo të enjte atje në parlament ballë për ballë. Ma hoqët ju këtë mundësi. Por një gjë po të them këtu midis nesh. Kur ti takohesh me mua dhe rri 75 minuta, sa ç? u bënë deri tani, duke shpresuar të të jap unë ndonjë mendim se si të rrëzosh nga pushteti Ramën, apo kur kërkon ta trembësh atë, duke i krijuar përshtypjen se merr këshilla nga unë, po të them se, po të jetë për ty, Rama rri në pushtet sa të jetë gjallë, për të zezën e këtij vendi.
Lulit i ngriu buzëqeshja në buzë./Citynews
Policia zvicerane ka arrestuar 10 persona në një klub nate, ...
Dukej si jehona e deklaratës Merkel-Hollande: Pak pasi kance...
Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi bën thirrje për ndërh...
Dy të rinj janë larguar nga shtëpitë e prindërve të tyre pa ...
Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga ekzekutimi i ish-zyrtarit...
Policia shqiptare po zhvillon në një zonë rurale të Përmetit...
Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së efektivave të Policisë...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar i revoltuar për vrasjen ...
Protesta e opozitës ka mbushur sot plot 50 ditë në sheshin p...
Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, anuloi sot pl...
LOJA ME OPINIONIN PUBLIKE vërteta është larg shifrave të pab...
Gjysma e Shqipërisë u trondit mesditën e kaluar nga një tërm...
Policia ka arrestuar sot Inspektorin e Policisë Pyjore në Ba...
Sipas mediave te huaja, mbrëmë vonë është vrarë diktatori i ...
Një 23-vjeçare e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg për pla...
Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar për vrasjen mafioze t ëish-...
Të dashur lexues, ju ftojmë të njiheni me titujt kryesorë të...
Një ekzekutim mafioz ndodhi mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për vra...
Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku, është ekzekutu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...