Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
LOJA ME OPINIONIN PUBLIK
E vërteta është larg shifrave të pabazuara
“Derisa sondazhet bëhen me një numër të vogël të respodentëve dhe të porositura, që në to të marrin pjesë kryesisht militantët e tyre, nuk mund të pretendojmë se kemi matje të përafërt reale të mbështetjes politike”, tha politologu Bejtullah Ibrahimi
Lojërat e fundit, që kanë filluar të bëhen këta muajt e fundit me sondazhet e hershme të partive politike, madje edhe pa u zbuluar fare autorësia e hartimit të shumicës së tyre, ka shqetësuar opinionistët, njohësit e zhvillimeve politike në vend, të cilët po theksojnë se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje perfide për manipulimin e opinionit qytetar para zgjedhjeve të reja, për të krijuar opinion të rrejshëm lidhur me besimin qytetar në atë apo këtë subjekt politik. Kjo, sipas analistëve, është edhe dëshmi e fuqishme, e cila flet qartë për nivelin e thellë të krizës së besimit qytetar, në të cilin ka rrëshqitur kjo skenë politike e korruptuar dhe e inkriminuar skajshmërisht pa dallim, pozitë e opozitë, për shkak të mashtrimit dhe zhvatjes se aseteve dhe buxhetit të shtetit, që po ia bëjnë për 17 vjet të plota të qeverisjes së vendit. “Këto mashtrime politike, apo bërje qejfi për veten nga subjektet e ndryshme politike që sot po shfaqen tek shumica e sondazhe që partitë politike po paguajnë janë krejtësisht qesharake. Përtej kësaj, ato janë edhe një lloj vjedhjeje perfide e xhepit të qytetarit, sepse të gjitha këto sondazhe duhet të paguhen nga dikush, ato kanë një kosto për t’u realizuar”, tha Ali Hertica. “Manipulimet e disa partive politike kinse janë ato që do ta sfidojnë tjetrën janë vetëm disa ëndrra të hershme që nuk kanë asnjë element të besueshmërisë së përafërt që sjellin sondazhet serioze të organizatave kredibile, por janë thjesht mashtrime që kanë për qëllim për të krijuar mjegull dhe për t’iu vardisur disi qytetarit”, potencoi ai.
Zgjedhjet të domosdoshme
Aspak serioze nuk i sheh këto lojëra politike as njohësi i fushës së të drejtës Riza Smaka. Ai thotë se, pavarësisht situatës, në rrethana pak më normale, në vendin tonë do të shpalleshin dhe do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, në radhë të parë nga shkaqe të dështimeve qeveritare që janë të shumta dhe të ndryshme, por ka mjaft presion që kjo të mos ndodhë tani. “Ndërkaq, për hir të rrethanave ndërkombëtare të caktuara , edhe faktori i jashtëm , virtualisht mbështet shtyrjen e zgjedhjeve të tilla për një periudhë të caktuar. Në anën tjetër, kryesisht, partitë politike pozitare, të përfshira nga ethet e situatave nebuloze në zgjedhje të përgjithshme të pritshme, ndër të tjera, spekulojnë dhe manipulojnë opinionin publik me rezultate të prognozuar nga sondazhe të kurdisura që më parë”, u shpreh ai. “Rezultatet zgjedhore të tilla gjithsesi nuk mund të mbeten pa efekte të konsideruara, veçanërisht në opinionet publike të shtresave, të cilat nuk aplikojnë analizime kritike të rrethanave dhe të rrjedhave socio-ekonomike e politike aktuale. Së andejmi, spekulimet me sondazhe të tilla vetvetiu rezultojnë të jenë të karakterit manipulativ e spekulativ dhe për aq, së pakut të padobishme”,tha prof. Smaka.
Humbja e besimit te klasa politike
Edhe politologu Bejtullah Ibrahimi tha se ku zgjim i hershëm i partive politike me këto lloj sondazhesh flet më së miri për krizën e tyre, pasi partitë politike, në përgjithësi, në masë të madhe ekzistencën e llogaridhënies para sovranit e kanë të harruar tashme 17 vjet. “Me veprimet e tyre në përputhje me kërkesat reale të qytetareve ata në mënyre perfide kanë abuzuar me çdo aset të kësaj shoqërie. Forma tashme e mirënjohur e aplikuar përmes sondazheve të manipuluara është vetëkënaqje dhe mashtrim i elektoratit, kinse janë duke ecur me hapa të sigurt dhe votat e tyre nga këto sondazhe janë reale. Derisa sondazhet bëhen me një numër të vogël të respodentëve dhe të porositura, që në to të marrin pjesë kryesisht militantët e tyre, nuk mund të pretendojmë se kemi matje të përafërt reale të mbështetjes politike. Kjo formë, që po përdoret nga subjektet politike, nuk është matës i drejtë i orientimit të qytetarëve dhe de fakto në vete është demodé”, tha politologu Ibrahimi. Përpjekje për të dalë nga kriza e humbjes së besimit qytetari i sheh këto sondazhe manipulative të partive politike edhe eksperti elektoral Blerim Burjani. “Kjo klasë politike e ka humbur besimin kaherë te qytetari, është në krizë të thellë për elektorat, e kalkulimet janë se kush do të dalë në votime dhe për kë do të votojë. Pra, pyetjet dhe dilemat janë shumë të mëdha. Prandaj, tani nuk ka edhe zënka të mëdha politike dhe as luftë politike për të rrezuar tjetrin nga pushteti. Zhgënjimin qytetar e ka sjellë moszhvillimi ekonomik, papunësia dhe format e tjera negative, prandaj kjo klasë politike është e dështuar baras si pozita dhe opozita”, tha Blerim Burjani./Kosova Sot
Gjysma e Shqipërisë u trondit mesditën e kaluar nga një tërm...
Policia ka arrestuar sot Inspektorin e Policisë Pyjore në Ba...
Sipas mediave te huaja, mbrëmë vonë është vrarë diktatori i ...
Një 23-vjeçare e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg për pla...
Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar për vrasjen mafioze t ëish-...
Të dashur lexues, ju ftojmë të njiheni me titujt kryesorë të...
Një ekzekutim mafioz ndodhi mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për vra...
Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku, është ekzekutu...
Dashi Pas disa debateve te kohëve te fundit, sot do arrini t...
Në janar të vitit 2005 në komisariatin 4 të Tiranës ndodhi n...
Ekzekutimi i ish-drejtorit të policisë, Artan Çuku, ka trond...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i ish-dre...
Deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, ka reaguar ...
Dy dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndod...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar për...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e ish-drejtorit të...
Policia e Tiranës është hedhur menjëherë në sulm pas ekzekut...
Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike pë...
Ish zyrtari i policisë, Artan Cuku, i cili mbeti i vrarë mbr...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...