Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Policia e Shtetit përmes një deklarate për shtyp të zëdhënësit Genti Mullai, një ditë pasi u gjet një magazinë në Përmet me dymbëdhjetë ton drogë, dha detaje nga ky operacion, duke bërë me dije edhe ?furtunën? e shkarkimeve që kanë ndodhur brenda Policisë.
Në komunikimin për mediat, Mullai tha se janë shkarkuar tre efektivë të policisë, si dhe lajmëroi se ka nisur hetimi disiplinor ndaj drejtorit të Policisë Gjirokastër, Fatmir Hoxha.
Deklarata e plotë:
Në datë 07.04.2017, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme pas informacionit të administruar se në një ish-depo të Rezervave të Shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet ishin grumbulluar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, bashkërendoi punën me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për verifikimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Në zbatim të planit të përbashkët operacional të hartuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA në datën 08.04.2017 u realizua me sukses operacioni i koduar “Pagri 2017”.
Si rezultat i këtij operacioni rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plasmasi një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Pas konstatimit menjëherë është vënë në dijeni dhe njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, mbi lëndën narkotike të gjetur.
Në këtë kuadër u kryen një sërë veprimesh proceduriale dhe hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimi i lëndës narkontike të konstatuar, verifikimi i poseduesve dhe gjithë veprimeve të tjera të kundraligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i shtetasve:
? Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet
? Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
? Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri – Përmet.
Ndalimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se ata, nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.
Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi:
? Koço Zaimaj, 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri.
Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë dërguar në Prokurori për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikeve?, e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasit Koço Zaimaj, për veprat penale ?Shpërdorimi i Detyrës? dhe ?Moskallëzimi i krimit? të parashikuara nga neni 248 dhe 300 i Kodit Penal.
Njëkohësisht me veprimet proceduriale, në lidhje me rastin e konstatuar pas zbulimit të sasisë me bimë narkotike, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e Policisë në strukturat vendore të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër si dhe të Komisariatit të Policisë Përmet.
Sipas detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, duhej ushtruar kontroll në sera diellore, tunele të braktisura, ish-magazina të Rezervave shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm për përdorim nga grupet kriminale.
Pavarësisht hartimit të planeve të veprimit si dhe ngritjes së grupeve të kontrollit, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nuk janë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri.
Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Përmet, si struktura përgjegjëse për kontrollin e territorit nuk është marrë asnjë informacion policor për kultivim, përpunim, grumbullim të lëndëve narkotike për vitin 2017 në territorin e Bashkisë Përmet.
Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çeshtje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Drejtorinë e Policisë Vendore Gjirokastër, për të cilët në bazë për zbatim të Ligjit për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe Rregulloren e Policisë, me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit u morën masat disiplinore:
? Inspektor Pëllumb Qamo, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Piskovë, Bashkia Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u përjashtua nga Policia e Shtetit
? Komisar Kastriot Ndoj, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
? Kryekomisar Ermir Gërxhani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
? Komisar Asim Beqiraj, me detyrë Shef i Seksionit të Sigurisë Publike, në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
? Komisar Gentjan Shehu, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
? Kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
? Drejtues Fatmir Hoxha, me detyrë Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë Publike, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
? Drejtues i Parë Aranit Arapi, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përmetit vijon hetimin për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe subjkteve të saj, të grumbullimit, mbajtjes dhe trafikimin e lëndës narkotike zbuluar dhe sekuestruar në datën 8 prill 2017 në Pagri të Përmetit./CityNews
Një ditë pas ekzekutimit me 5 plumba të komisarit Artan Cuku...
Kryetari i LDE z. Ermal Mino ka thirrur diten e sotme mbledh...
Procesit të verifikimit të pronave dhe pasurive do ti nënsht...
Pak minuta më parë, ndërsa në ambientet e Drejtorisë së Poli...
Dje mediat publikuan dosjen hetimore me numër Nr. 2370A, që ...
I ashpër në fjalimin e tij ka qenë sot kreu i LSI dhe kryeta...
Kanë kaluar më shumë se dymbëdhjetë orë nga vrasja e komisar...
Policia e Tiranës ka ofruar 30 milionë lekë shpërblim për k...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu ngushëllimet ...
Dje, ish deputeti mandate-hequr Koço Kokëdhima ka konsumuar ...
Në vijim të komunikimit të tij Lulzim Basha, kryetari i PD-s...
Lulzim Basha në një takim me artistët, paraditen e sotme nga...
Dje është zhvilluar një operacion antidrogë në Përmet, i kod...
Komisari Artan Cuku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme n...
Një ditë pas vrasjes së ish Kryepolicit të Vlorës, Artan Cuk...
Kur kanë ngelur tashmë vetëm 24 orë nga afati i regjistrimit...
Mëngjesin e sotëm Emergjencat Civile kanë publikuar raportin...
“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nj...
Takimi i Lulzim Bashës me Koço Kokëdhimën është një nga ngja...
Policia zvicerane ka arrestuar 10 persona në një klub nate, ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...