web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terminali i autobuzëve-Skandali në Bashkinë e Tiranës/Veliaj paracakton fituesin me kriteret e tenderit

7 Prill 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Skandalet përsëriten në bashkinë e Tiranës. Tenderi për  Terminalin e Autobuzëve është fakti se Erjon Veliaj nuk ndalet për të përmbyllur sipas interesave të tij apo pazareve të koalicionit përzgjedhjen e fituesve në konkurim për tenderat e ndryshëm. Jo më kot Veliaj njihet si një nga njerëzit që ka mardhënie të ngushta me Ilir Metën dhe mesa duket faktet po dalin. Gjithçka po zbulohet dita ditës për këtë ?miqësi? të sinqertë me tyre.

Në Nëntor të vitit 2016 është hapur procedura e koncesionit nga Bashkia Tiranë për dhënien me koncesion të Terminalit të Autobuzëve të Tiranës. Një procedurë kjo e cila në atë kohë ngriti mjaft dyshime, dhe sipas informacioneve pati dhe hetimi nga ana e Prokurorisë për qëllime korrupsioni dhe paracaktim të ofertuesit fitues. Hetime dhe dyshime të cilat  lidheshin me shoqërinë Salillari shpk.  Sipas shkrimit të botuar edhe në Citynews, kishte hetime dhe dyshime, që lidhnin këtë shoqëri edhe me lidhje politike me kreun e Kuvendit Z. Ilir Meta.

Në buletinin e prokurimit publik dt. 19.12.2016 është njoftuar se kjo procedurë është anulluar pasi asnjë asnjë nga ofertat nuk plotësonte kërkesat e përcaktuara në dokumentet standarte të tenderit.

Në dt. 04.01.2017, cuditërisht kjo procedurë është rishpallur nga Bashkia Tiranë. Letësisht vërehet ndryshimi ekstrem I terminali-web-480x380kritereve të tenderit cka shton akoma më tej dyshimet se këto veprime kanë patur për qëllim pengimin e konkurrencë së lirë dhe krijimin e kushteve të favorshme për paracatkimin e fituesit. Lehtësisht nga disa hulumtime dallohet qartësisht se këto kritereve plotësohen dhe i vinë për shtat shoqërisë SALILLARI shpk.  Ndryshimi vërehet lehtësisht në krahasimin e kritereve të procedurës së parë dhe asaj të rishpallur kur në këtë të fundit kriteret e vendosura ngjajnë më tepër si kritere të një procedurë prokurimi e jo koncesioni.

Nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së paraqitur nga një shoqëri, me dt. 03.02.2017  është vendosur detyrimi i Autoritetit Kontraktor të kryejë modifikimet e kritereve të tenderit pasi referuar këtij vendimit rezulton se: kriteri i përcaktuar nga autoriteti kontraktues në lidhje me eksperiencat e mëparshme të ngjashme, përsa i përket rastit të bashkimit të operatorëve ekonomikë, vjen në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për koncensionet/ppp duke krijuar pengesë dhe kufizim në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të interesuar për këtë procedurë konkurruese.

Pra, është vet Komisioni i Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e shqyrtimit të ligjshmërisë së procedurave të prokurimit dhe koncesionit i cili konstaton se me kriteret e kërkuara AK ka krijuar pengesa dhe kufizim të operatorëve ekonomik të interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese??.

Nga ana e Bashkisë Tiranë, në zbatim të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik janë kryer ndryshimet përkatëse duke e gjetur dhe vet Bashkia këtë vendim të drejtë. Por në informacionit konfidenciale asnjë masë nuk është marrë për punonjësit e autorizuar për kryerjen e kritereve të tenderit por akoma dhe më shqetësuese dhe alarmante paraqitet situata kur ka dyshime të arsyeshme se brenda komisionit të vlerësimit të ofertave ka individë të cilët kanë konflikt interesi me shoqërinë SALILLARI shpk. Në kushtet kur kjo procedurë tashmë është akoma për vlerësim, mbetet të presim nëse pikërisht shoqëria SALILLARI shpk do të shpallet fituese e këtij projekti./Citynews





Lajmet e fundit nga