web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fryhet “çadra e lirisë”, të tjera gati për tu ngritur nëpër rrethe

5 Prill 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme CityNEWS njoftoi se pas sinjalit për ?qeveri Besimi? të lëshuar nga Ilir Meta, ishte evident shtimi i protestuesve të rikthyer në ?çadrën e lirisë?, që prej 46 ditësh ndodhet e ngritur poshtë dritares së zyrës së kryeministrit Rama. Ndërkohë që sot, në ambientet e saj qenë prezente edhe këshilltarët e djathtë bashkiak të kryeqytetit.

Vizita e tyre në ?çadrën e lirisë? është bërë pasi më parë është paralajmëruar braktisja e mbledhjes së rradhës të Këshillit Bashkiak.

Paralajmërimin e bëri kryesuesi i këshilltarëve demokratikas, Leonard Olli, i cili, para nisjes së mbledhjes lajmëroi se këshilltarët e djathtë do qenë pjesë integrale e protestës së Partisë Demokratike, vendim ky i dalë në unanimitet nga të gjithë anëtarët bashkiak të opozitës.

?Do të bojkotojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Do të jemi pjesë integrale e protestës së PD. Vendimi është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës në Këshill. Nuk do të jemi pjesë e farsës së pseudo-reformave?, ka artikuluar Olli, ndërsa mbledhja ka vijuar me pjesëmarrjen në të vetëm të anëtarëve të maxhorancës.

Ndërkohë, duke konfirmuar pjesëmarrjen në çadër protestën e lirisë të këshilltarëve opozitar, burime pranë forumeve organizative të PD-së i thanë  CityNEWS se në kuadër të strategjisë së ditëve të ardhme është planifikuar që çadra lirie të ngrihen në të gjitha qarqet e vendit.

Sikurse dhe në Tiranë ngritja e këtyre çadrave do të bëhet poshtë dritareve të zyrave të titullarëve të pushtetit vendor. Ideja ka lindur nga  takimi që kryetari Lulzim Basha ka bërë, ditë më parë, me drejtuesit lokalë të selive të PD-së në rrethet e vendit.

Gjithësesi ky mbetet ende një opcion në vartësi të zhvillimeve politike të ditëve të pritëshme dhe qëndrimit që do të mbajë kryeministri Edi Rama, i cili është dhe strumbullari i gjithë kësaj tollovia, thanë burimet e PD-së. /CityNEWS  





Lajmet e fundit nga