web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenarët/ Çfarë kërkon Ilir Meta

4 Prill 2017, 09:38, Aktualitet CNA

Dje në mbremje, kreu i LSI, Ilir Meta, në një dalje televizive dha tre pika si qëndrime zyrtare të LSI. Së pari, edhe pse në katër vite ministrat dhe stafi i tij i ngushtë kanë sulmuar, ndoshta edhe më pjesë socialiste në qeveri, LSI do të vazhdonte koalicionin me PS.

Pika e dytë, ishte kërkesa që Rama dhe Basha të uleshin në tryezë dhe të garantonin opozitës gjithçka donte për zgjedhjet.  Së treti, Meta foli për qeveri të besueshme, e cila mund të ishte edhe ajo me Edi Ramën kryeministër. Pra me pak fjalë, Meta i kërkoi publikisht Lulzim Bashës që të pranonte propozimin e tij që në fakt pritet të jetë një Ministër i Brendshëm me besimin e PD dhe institucioniet e tjetra të kontrolluara nga opozita.

Propozimet e Metës janë pritur me entuziasëm nga opozita, militantët e saj kanë shpallur fitoren. Ambasadorët zhvillojnë takimet, ndërkohë që socialistët vazhdojnë fushatën duke deklaruar se mund të shkojnë edhe të vetën në zgjedhje.

Ilir Meta hodhi disa propozime të cilat kënaqin të gjitha palët, por në veçanti po ato janë ?as mish, e as peshk?. Kjo për faktin se opozita kërkon qeveri pa Edi Ramën, ndërsa Meta thotë se qeveria e besueshme mund të jetë edhe me kreministrin Edi Rama.

Në fakt, Ilir Meta nuk po bën asgjë tjetër, ai po bën atë që ka thënë Sali Berisha në vitin 2000: ?Skena politike shqiptare është tre polare?.

Sot pas gati 17 vitesh, skena politike shqiptare është më tre polare se kurrë dhe këtë Ilir Meta e di mjaftë mirë. Rama dhe Basha nuk duhet ti gëzohen aspak dhelpërive të Ilir Metës, sepse ai nuk po luan as për ngjyrën blu e as për ngjyrën mavi. Ilir Meta po luan për të kuqen e tij, po luan për LSI, po luan për vetën e tij, po luan për polin e tyre më fortë se kurrë.

Gjithçka shihet është një skenar i mirëmenduar dhe i parapërgatitur nga Ilir Meta, me debate brenda qeverisë, me sulme ndaj ministrave të Ramës, me akuza ndaj kryeministrit, me shkelje syri ndaj Lulzim Bashës, me mbështetje ndaj çadrës, me daljen në koalicion me Edi Ramën dhe kështu me radhë. Të gjitha këto janë veprimet e një politikani që kërkon të ngrejë polin e tretë, jo për të qënë aleat i dy të mëdhenjve, por me syninim për tu bërë vetë kryeministër i vendit.

Dhe fjala e urtë popullore thotë: ?Kur zihen dy, fiton i treti, i vlen më shumë LSI-së?. /CityNews  

 





Lajmet e fundit nga