Ironizon Artan Hoxha/Dialogu Rama-Meta, si monologu i Sandër Mafishtes!
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar lëvizjet e fundit mes lide...
Nga Mero Baze Për të shkuar tek e vërteta e krizës, duhen çmontuar gënjeshtrat që ngritën mitin e krizës artificiale.
Gënjeshtra e parë është që opozita nuk hyn në zgjedhje, pasi ka frikë se nuk do jenë të lira e të ndershme nëse nuk ka qeveri teknike. E vërteta që besohet është se opozita, po i përdor zgjedhjet si mekanizëm për të bllokuar sistemin kushtetues në vend, me qëllim që të dështojë ?Vetting?-u dhe të qetësojë Sali Berishën.
Për të shkuar tek kjo e vërtet është e thjeshtë. Opozita të shkojë të votojë Komisionet e Vetting-ut, për të cilat ka konsesues ndërkombëtar dhe pastaj të merremi me krizën e frikës nga zgjedhjet. Nëse nuk e bën këtë, nuk ka hall zgjedhjet, por Vetting-un.
Gënjeshtra e dytë është që LSI është pjesë e qeverisë. Me aktin e fundit të LSI, që ?ofron? postet e saj për opozitën me qëllim që të quhet kontributore në zgjidhjen e krizës, kemi një poshtërim të qeverisë nga LSI. Poshtërimi vjen pikësëpari nga koncepti që ato mandatet janë kapital i LSi me të cilat mund të bëj ?clering?, për hir të demokracisë. Por mbi të gjitha poshtërimi vjen nga gënjeshtra që është montuar, se PD ka nevojë të jetë në qeveri që ti ikë frika nga zgjedhjet.
Për ta ç?montuar këtë gënjeshtër, LSI duhet të dalë nga qeveria dhe ta rrëzojë Edi Ramën. Kështu ajo i krijon besim real opozitës se do të kemi një qeveri të re dhe rregulla të reja loje. Nëse nuk e bën LSI, këtë duhet ta bëjë Edi Rama. Gënjeshtra që LSI po ndihmon në zgjidhjen e krizës, duke ofruar për demokracinë ?kullotat? e Terit, ?Shafranin? e Panaritit, etj, është vulgarizim i politikës dhe konceptimi i saj, si pazar i gjësë së gjallë. Politika ka akte nuk ka trakte. Dhe akti i vetëm që e çmonton këtë gënjeshtër, është largimi i LSI nga qeveria si një akt politik për të zgjidhur krizën. Pas kësaj hapen shanse për rregulla të reja loje.
Gënjeshtra e tretë është aleanca LSI-PS, për zgjedhje dhe aleanca LSI-PD për qeveri teknike. Dhe kjo gënjeshtër duhet çmontuar. Aleanca LSI-PS është e panevojshme, e padobishme dhe pakuptueshme, nëse kushtëzohet nga oferta e PD. Kjo është një gënjeshtër që e kthen LSI në seksere të krizës politike. PS duhet të zgjedhë të ketë ose aleate LSI, ose partnere në bisedime PD. Nëse LSI do të qëndrojë me PS duhet të qëndrojë me PS dhe opsionet e saj për krizën. Në të kundërt, PS mund të ulet të bisedojë me PD për krizën dhe s?ka nevojë të llogarisë se çdo bëhet me LSI për koaliconin e zgjedhjeve.
Gënjeshtra e katërt është shpikja e një faktori fallco ndërkombëtar që lidhet me konspiracionin e Sorosit dhe administratën e re të Presidentit Trump. Kjo është e gjitha një shpikje shqiptare vulgare. SHBA ka problem ndikimin rus përmes ndikimit në administratën e Trumpit, dhe po e lufton atë me sukses duke i bërë ?Vetting?, rekrutimeve të reja në administratë. SHBA dhe BE në Shqipëri janë në anën e qeverisë, reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve më 18 Qershor. ?Faktori Perëndimor? i shpikur me pagesa lobistësh është i bezdisëshëm dhe për vetë Perëndimorët dhe duhet t?ua kursejmë talljen dhe lekët e harxhuara shqiptarëve, me sajesa të tilla.
Gënjeshtra e fundit por dhe më e rëndësishme, është që nëse bëhet ?qeveri teknike?, nëse shtyhet zgjedhja për Presidentin, nëse shtyhen zgjedhjet parlamentare, e kështu me radhë pra nëse shkelim me këmbë Kushtetutën dhe çdo rregull loje, duke zbatuar pazarin e planifikuar të krizës mes PD dhe LSI, atëhere kthehet besimi në zgjedhje. Zgjedhjet në Shqipëri PD nuk i fiton dot. Zgjedhjet i fiton PS dhe e majta në përgjithësi. Shansi i vetëm i PD është të marrë LSI në koalicion dhe disa parti të tjera dhe të bëjnë një koalicion të madh kundër PS. Ashtu mund t?ia arrijnë të bëjnë diçka së paku për të bërë Ilir Metën kandidat për Kryeministër të tyre. Më shumë nuk ia dalin dot. Dhe pasi të bjerë dhe kjo gënjeshtër, të paktën të jemi të qetë, ta përjetojmë hapur luftën Rama-Meta në vend të luftës me maska Rama-Basha.
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar lëvizjet e fundit mes lide...
Protesta e opozitës vijon sot në ditën e 46-të, duke kërkuar...
Familja prej 5 anëtaresh nga fshati Baban i Devollit prej vi...
Partia “Sfida për Shqipërinë” e Gjergj Bojaxhi ka denoncuar ...
Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar sot ne rrugën...
Edi Rama sapo kishte mesuar manualin e te drejtave te Partiv...
Një shtetas i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike është...
Në vijimësi të komunikimit në distancë me drejtuesin e LSI-s...
Nuk do ti shkonte përshtat që kreu i Kuvendit e njëkohësisht...
Në ditën e dyzetë e gjashtë “çadra e lirisë” së opozitës ka ...
Qytetare dhe qytetarë, të reja dhe të rinj mirë se keni ardh...
Sy të skuqur, teshtima, dhimbje koke dhe stres, këto janë pa...
Nga ana e policisë së Durrësit vijon zbatimi i planit të mas...
Edhe kryeministri Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Ilir M...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në z...
Televizioni Kombëtar Top Channel, ka shënuar dje një nga dës...
Gazetari Artan Hoxha është ndalur në një çështje shumë të nd...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në qyte...
Pas deklaratave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, se duhet një ...
Gjatë mesditës, ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë nisur një t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...