web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Metës kthen njerëzit tek “çadra e lirisë”

4 Prill 2017, 12:16, Aktualitet CNA

Në ditën e dyzetë e gjashtë ?çadra e lirisë? së opozitës ka njohur një rigjallërim të paparë, duke konkuruar me ditët e para të nisjes së protestës dhe ngrtjes së saj poshtë dritares së zyrës së kabinetit të Kryministrit Edi Rama.

Arësyeja e ripopullit ka qenë inspirimi që i ka bërë frymës pothuajse të fikur të opozitarëve protestues, kryetari i LSI, Ilir Meta, me pohimin se: LSI ishte e gatëshme për koalicion me PS, por kërkonte garanci për zgjidhjet që do t?i afroheshin opozitës.

Deklaratën Ilir Meta e bëri mbrëmjen e të hënës, duke i?a rindezur gjakun protestuesve demokratikas, të cilët kishte ditë që nuk po e frekuentonin ?çadrën?, madje një pjesë tyre kishin fikur dhe telefonat celularë për të shmangur një thirrje të mundëshme nga menaxherët e protestës.

E nisur me hov, me mijëra njerëz të pjesëmarë në bulevard, por edhe të gjendur në përditshmëri brenda ambientit modest të çadrës, me kalimin e ditëve intensiteti i frekuentimit të kësaj të fundit nga protestuesit ra, megjithse organizatorët bënin çtë mundnin që kjo të mos ndodhte.

Falë indiferencës së qeverisë Rama dhe mospozicionimit të qartë të Ilir Metës, veçanërisht javën e fundit, numri i frekuentuesve ra në kuota minimale, kryesisht për shkak të ditëzgjatjes së protestës, lodhjes por edhe mosbesimit se me këtë aksion politik do të korrej ndonjë bereqet.

Dalja e Metës dhe deklarata e tij, që merrte nën mbrojtje opozitës, duke i venë kufirin tek thana Edi Ramës, ka rikthyer edhe njëherë shpresën se më LSI në krahë Partia Demokratik mund të realizojë kërkesat e veta adresuar socialistëve dhe qeverisë Rama./ CityNews





Lajmet e fundit nga