Shpërthimi i pallatit me tritol/ Bashkia e Vlorës lajmëron banorët
Për shkak të një shpërthimi me tritol që pritet të ndërmerre...
Nga Azem Parllaku
Ballkani nuk është më shumë se një gadishull i botës mesdhetare, një përzierje kulinare etnish dhe besimesh fetare, një mozaik popujsh që i janë kundërvënë njëri-tjetrit gjatë shekujve, një grup shtetesh ku ka pakica irredentiste, që u shfrytëzuan dhe u mbështetën nga Fuqitë Evropiane u bënë shkaku i Luftës së Parë Botërore, për tu ndezur më ashpër gjatë Luftës së Dytë. Më pas për gati pesëdhjetë vjet, me përjashtim të Greqisë në shtetet e tjera të gadishullit të quajtur Ballkan, u vendos rendi që vinte nga Moska. Urë apo udhëkryq midis Evropës dhe Azisë, fuçi baruti apo fushë dyluftimi, të gjitha këto janë të vërteta, e nuk e shterojnë larminë e hatashme të viseve dhe të njerëzve të këtij gadishulli, ku janë përjetuar makthet e pushtimit nga pesë perandoritë: presiane, romake, bizantine, otomane, dhe ruse.
Deri në vitin 1815 harta e Ballkanit ishte ende njëngjyrëshe, njollat me ngjyra të ndryshme, që u shtrinë mbi gadishull gjatë shekullit XIX, ilustronin fitoren e nacionalizmave dhe tërheqjen e njeriut të sëmurë të Evropës. Modeli i shteteve të reja ishte ai i kujdestarëve të tyre, koha më vonë provoi që, kopjet përfunduan në karikatura. Irredentizmat territoriale degjeneruan në konflikte me armë, ndërsa klientelizmi, korrupsioni, vrasjet politike, grushtet e shtetit, nuk mund ti bindnin kujdestarët, ndaj Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, luajtën lojën e shahut duke lëvizur gurët e tyre që quheshin Serbi, Greqi, Bullgari, Shqipëri, etj. Konflikti i parë botëror çoi në zhdukjen e perandorive osmane por edhe të asaj ruse, që kishin ndërhyrë shpesh në Ballkan. Ishte ora e demokracisë së Uillsonit, por shpejt ra ora e fashizmave dhe diktaturat mbretërore në Ballkan përpiqeshin herë haptas, herë tërthorazi të siguronin favoret, madje mbrojtjen ose të Duçes, ose të Fyhrerit, ndërsa vaniteti i të parit dhe oreksi i shfrenuar i të dytit e zvarritën përsëri gadishullin në katastrofën botërore, ku rekuizimet, shpërnguljet, dhe ekzekutimet në masë ishin ndodhi të zakonshme. Popujt e shtypur të Ballkanit të inkurajuar nga anglo-saksonët dhe të stimuluar nga partitë komuniste që ishin të lidhura Moskën, organizuan lëvizjet e rezistencës. Ushtria e Kuqe mbërriti në Bukuresht, Sofje e në Beograd, ndërsa shqiptarët e çliruan vetë Tiranën, ndërkohë në Athinë zbarkuan ushtarët britanikë. Gadishulli u kthye përsëri njëngjyrësh nga pikëpamja politike, sociale dhe ideologjike, përjashtim bënte vetëm Greqia, ku u vendosën bazat ushtarake amerikane.
Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit, ngjarje të jashtëzakonshme historike, shpresëdhënëse dhe me ndikim mbarëbotëror, Ballkani ironikisht u mbërthye në spiralen e dhunës. Europa e pasviteve të 90-ta të shekullit të kaluar, njohu një përshpejtim të integrimit të saj të brendshëm dhe të jashtëm, e sigurisht mbreslënës për ish-vendet komuniste, të cilat u bënë partnerë me Perëndimin, ku të gjitha u anëtarësuan në OSBE, depozituan kërkesa për anëtarësim në NATO dhe BE, proçes ky që ende vazhdon. Në kundërshtim me këtë panoramë bashkëpunuese dhe integrimi, Ballkani përjetoi katër luftëra si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Një dekadë pas rënies së Murit të Berlinit, Ballkani iu paraqit Perëndimit si një sfidë e madhe strategjike, në të cilën u përfshi dhe NATO. Për shkak të armiqësive të vjetra, mosmarrëveshjeve etnike, fetare e kulturore, mungesës së traditave demokratike brenda shteteve dhe ne nivel rajonal, si dhe mungesës së tradites paqesore ne bashkepunimin dypalesh e shumepalesh, në fund të shekullit të kaluar, u regjistruan me dhjetra mijëra të vrarë, u prodhuan një numër jo i vogël krizash humanitare, ndërkohë që incidentet dhe provokimet ndërmjet shteteve dhe grupeve të individëve të ndryshëm pothuaj janë të përditësuara. Në thelb marrëveshjet e tilla si ajo e Dejtonit per Bosnje-Hercegovinen, ajo e Ohrit per Maqedonine, Rezoluta 1244 per Kosoven, etj, nuk janë implementuar sa e si duhet për shkaqe nga më të ndryshmet, e të ditura botërisht. Kjo klimë e mosimplementimit të marrëveshjeve të cituara, ka nxitur jo pak dialog dhe tryeza të ndërmjëtësuara, konkluzionet e të cilave i nënshtrohen ekspertizës së institucioneve ndërkombëtare, ku këto të fundit i kanë të tepruara qasjet burokratike, teksa duhet theksuar se ndikohen dhe nga lobe të interesave të caktuara.
Aktualisht, vendet e Ballkanit Perëndimor vuajnë mosdakortësitë brenda sistemeve të politikës dhe qeverisjes, partitë në pushtet dhe qeverisjet anatemohen si të korruptuara dhe dhe që e ushtrojnë të drejtën e pushtetit me metoda jodemokratike. Krizat më të ngutshme në rajon, si përpjekja e regjimit maqedonas për të rindezur polarizimin etnik për të shmangur kalimin e pushtet, disfunksioni strukturor i Bosnje-Hercegovinës dhe çintegrimi i mundshëm dhe rishfaqja e përçarjeve mes Serbisë dhe Kosovës, të gjitha mbajnë potencionalin e dhunës. Elitat politike në Ballkan flasin për vlerat europiane, por pa i reflektuar në veprime.
Për shkak të një shpërthimi me tritol që pritet të ndërmerre...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e p...
Deputeti Dashamir Shehi ka deklaruar në emisionin Oponion s...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, në një intervistë ...
Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 41 të saj dhe sa më s...
Nëse deri me sot e keni lënë disi pas dore partnerin tuaj, s...
Bamir Topi e konsideron të domosdoshëm ndërhyjen e ndërkombë...
Gjarpri simbolizon armikun e përbetuar, duke pasur parasysh ...
“Mënyra se si merret vendimmarrja politike është klanore, jo...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi R...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për zgjedhjet e 18 qershorit, ...
Një nënë e një fëmijë të mitur, është marrë peng dhe më pas ...
Në studionin e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Yll...
Deputeti Ben Blushi zbuloi dy arsyet që nuk do të mbyllnin ç...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, ka dhënë një inter...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar ashpër a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgji...
Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme në emisionin Opi...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar kryemini...
Deputeti Ben Blushi ka zbuluar arsyet pse nuk i bashkohet op...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...