web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet pajisja që transportonte izraeliti/ Mister biznesmeni i kontaktuar

25 Mars 2017, 11:51, Aktualitet CNA

Tashmë është hedhur dritë mbi pajisjen e përgjimit që posedonte izraeliti, i cili u ndalua me herët nga policia. Kjo pajisje është prodhuar në Amerikë dhe shërbente për zbulimin e çimkave në treg, por jo për të përgjuar.

Ajo që mbetet ende mister është se kush ka qënë biznesmeni që ka kontaktuar me izraelitin Yoram Frig.  Dyshohet se biznesmeni mund të jenë pronari i një mediaje.

Ky i fundit është një hetues privat, i cili ka dy zyra, një në Tel Aviv dhe një tjetër në Qipro. Pajisja e përgjimit kushton në treg mbi 300 mijë dollare. Yoram Frig u ndalua në Rinas, pasi iu gjet pajisja në çantë. Ai u la i lirë nga ana e policisë, por iu mbajt pasaporta. /CityNews





Lajmet e fundit nga