Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për disa punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Trafikimit të lëndëve narkotike?, në vijim të hetimeve të nisura pas zbulimit të një sasie prej rreth 8 tonësh kanabis sativa në Itali, në një kamion maqedonas që kishte kaluar tranzit në Shqipëri.
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin, pasi në mediat në Shqipëri është publikuar fakti në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej 8 (tetë) ton lëndë narkotike të llojit marijuanë nga Autoritetet Policore Italiane dhe dyshohej se mjeti i transportit që kishte trafikuar këtë sasi lëndë narkotike e kishte origjinën e tij nga Maqedonia dhe kishte kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali.
Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z.S, rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe, pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë. Po me datë 05.02.2017, në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).
Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëhërë hetimet proaktive. Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.
Nga veprimet e kryera nga autoritetet italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritetet Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.
Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer veprimet e saj proceduriale. Në bazë të tyre, rezulton se kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017 në Pikën Kufitare Qafë Thanë dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqësor. Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar.
Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punojësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali.
Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ?arrest në burg?, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës.
Në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda ka angazhuar efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) për ekzekutimin e masave të sigurisë, për punonjësit e Policisë, të dyshuar për veprën penale të ?Trafikimit të lëndëve narkotike?, si më poshtë:
Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni
Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje
Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje
Syrja Terziu si kontrollor në hyrje./CityNews
Drejtuesi i Lëvizjes ZGJIDHJA analizon në emisionin “Zonë e ...
Dje në mesditë, Partia Demokratike te “Çadra e Lirisë”, në b...
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka qen...
Një shtetas izraelit u kap një ditë më parë në Rinas, në ten...
Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Ervin Koçi...
Cka ndodhi në stadiumin e Palermos, në fillim të pjesës së d...
Policia e Elbasanit ka zbardhur të tjera detaje mbi ngjarjen...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Më ishte shkrepur për salçiçe me mish pule. Vetëm me mish pu...
KORRUPSIONI KA PËRFSHIRË TËRË SISTEMIN“Ne kemi edhe zyrtarë ...
Do jeni me nerva ne pjesën me te madhe te kohës sot dhe ka r...
Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, i ka t...
Doni që seksi me partnerin apo partneren të zgjasë më shumë?...
A bëni seks me partnerin shumë apo pak? Për disa njerëzit të...
CityNews raportoi e para për kapjen e një sasie të madhe dro...
Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 pu...
Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër persona, pasi kanë...
Ish-ministri Saimir Tahiri i dorëzoi sot detyrën ministrit t...
Ish-ministri i Brendshëm, aktualisht deputet i PD, Flamur No...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...