Horoskopi ditor, e shtunë 25 mars 2017
Do jeni me nerva ne pjesën me te madhe te kohës sot dhe ka r...
KORRUPSIONI KA PËRFSHIRË TËRË SISTEMIN
“Ne kemi edhe zyrtarë të lartë të organeve të drejtësisë, të cilët përmes sekserëve kanë marrë mitë nga personat e caktuar. Ndërsa kjo dukuri, për fatin e keq të Kosovës, është krijuar si “kulturë”, e cila duhet të çrrënjoset përfundimisht, përndryshe forma e korrupsionit nuk është e panjohur se si ndodh, pasi në 99 për qind të rasteve korrupsioni vepron përmes sekserëve ose ndërmjetësuesve”, ka potencuar për Gazetën “Kosova Sot” deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha
Prokuroria po i mbyll sytë para krimit
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit, thonë se në 99 për qind të rasteve korrupsioni vepron përmes sekserëve ose ndërmjetë- suesve, derisa, sipas tyre, sekserët dhe sekseromania duket se është bukur thellë e përhapur dhe ka lëshuar rrënjë në drejtësinë kosovare, duke u marrë kështu paratë e korrupsionit, që dyshohet se shpërndahen pastaj tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, avokatët etj., dhe se kjo është një skemë e kundërligjshme dhe mafioze që po e cenon rëndë ligjin dhe drejtësinë kosovare. Ndaj, është shtruar edhe çështja se çka po pret dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale (PSRK), për çka edhe është formuar dhe financohet nga shteti. Po ashtu, përse KPK-ja nuk merr masa kundër PSRK-së, që vetëm thuajse sodit ose mbyll sytë para korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit!? Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka rikujtuar në këtë drejtim një anekdotë, e cila thotë se ” Poçari ia ka maru vegën poçit”, derisa, sipas tij, kjo anekdotë na shpjegon se ata që janë zhytur në krim dhe korrupsion i kanë studiuar mënyrat e fshehjes së krimit, duke ndërtuar infrastrukturën e veprimit, e cila përmes ndërmjetë- suesve dyshohet se janë bërë pazare të mëdha, duke marrë e duke dhënë paratë për një pjesë të stafit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët mirëqenien e tyre sociale nuk e kanë ndryshuar me rrugë ligjore, shkruan gazeta Kosova Sot.
Ndalja e skemës mafioze
Sipas Dibranit, skema mafioze në drejtësi mund të ndalet vetëm me një presion të jashtëm, veçmas nga presioni amerikan, përndryshe nuk ka mundësi, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar është zgjeruar shumë, ndërsa sipas gjendjes së tanishme mund të thuhet se edhe vetë PSRK-ja është krijuar nga strukturat politike të involvuara në krim dhe kriminalitet. “Pastaj dyshohet se i kanë korruptuar ose i kanë shantazhuar zyrtarët e kësaj Prokurorie, të cilët tashmë luajnë rolin e statistave që kanë për detyrë vetëm t’i nënshkruajnë dokumentet që iu ofrohen, përndryshe kjo Prokurori është dashur të reagojë dhe të veprojë. Ndërkaq, nëse zyrtarët e PSRK-së nuk janë pjesë e korrupsionit dhe nuk janë të shantazhuar ata pengohen për të vepruar, e madje mund të jenë kërcënuar nëse ndërmarrin hapa të guximshëm, derisa kjo gjendje kontrollohet nga struktura politike e parapolitike dhe nga grupet mafioze të nëntokës”, është shprehur ai. “Juridikisht, Prokuroria Speciale ka mision luftën kundër krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore dhe kudo ku preken interesat e vendit, por praktikisht po shihet se misioni i saj është heshtja dhe mosveprimi. Përndryshe, kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm kur të nisë verifikimi i mandateve të zyrtarëve ligjorë, vetëm kur do të bëhet pastrimi i listave dhe vetëm kur zyrtarisht në Kosovë do të votohet ligji për t’u aplikuar ‘Vettingu’ edhe tek ne”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.
Prokuroria Speciale nuk është në nivelin e detyrës
Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se sekserët dhe sekseromania duket se është bukur thellë e përhapur dhe ka lëshuar rrënjë në drejtësinë kosovare, duke u marrë kështu paratë e korrupsionit që dyshohet se shpërndahen pastaj tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, avokatët etj., derisa, sipas tij, kjo është një skemë e kundërligjshme dhe mafioze që po e cenon rëndë ligjin dhe drejtësinë kosovare. Ai thotë se këtë dukuri të kundërligjshme dhe mjaft të dëmshme për drejtësinë kosovare, do të duhej ta sfidonte Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për edhe çka është formuar dhe financohet nga shteti kjo Prokurori. ” Por, duket se ajo është inerte dhe për të mos thënë e papërgjegjshme në luftën ndaj kësaj dukurie, ngase nuk ka rezultate në këtë drejtim. Nga ana tjetër, KPK-ja po ashtu e ka për detyrim ligjor që të marrë masa kundër PSRK-së për neglizhencën e saj dhe moszbatimin ligjor në luftën ndaj kësaj dukurie antiligjore dhe të dëmshme për drejtësinë, por dhe ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit, që nga njerëzit e pozitave të larta dhe të lidhur e të inkriminuar. Pra, në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ka kapur thellë edhe institucionet, por njëkohësisht edhe institucionet e drejtësisë, ku bartësit janë njerëzit e pozitave të larta të shtetit, Prokuroria do të duhej të ishte e pakompromis për ta fituar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duket se kjo Prokurori po sfidohet në funksionin e saj ndaj këtyre dukurive antiligjore, që po cenojnë jo vetëm institucionet e drejtësisë, por përgjithësisht institucionet e shtetit dhe shoqërinë në tërësi”, ka vijuar më tej ai. Kelmendi ka shtuar se PSRK-ja do të duhej të jetë më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të ndjekë e të hetojë krimin dhe të korruptuarit që nga institucionet e shtetit, e jo të mbyllë njërin sy, thënë figurativisht, para abuzuesve të drejtësisë apo para atyre që bartin pozita të larta./Kosova Sot
Do jeni me nerva ne pjesën me te madhe te kohës sot dhe ka r...
Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, i ka t...
Doni që seksi me partnerin apo partneren të zgjasë më shumë?...
A bëni seks me partnerin shumë apo pak? Për disa njerëzit të...
CityNews raportoi e para për kapjen e një sasie të madhe dro...
Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 pu...
Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër persona, pasi kanë...
Ish-ministri Saimir Tahiri i dorëzoi sot detyrën ministrit t...
Ish-ministri i Brendshëm, aktualisht deputet i PD, Flamur No...
Turqia po i afrohet pikës pa kthim në marrëdhëniet e saj me ...
Detaje të reja janë zbuluar mbi ndalimin e një shtetasi izra...
Tifozët shqiptarë kanë tërhequr mjaft vëmendje në stadiumin ...
Departamenti amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave dhe ...
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjatë tre viteve ...
Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Ervin Koçi...
Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali...
Katër ministrat e rinj të kabinetit Rama janë betuar sot par...
Kreu i Kuvendit, njëhershëm dhe i LSI-së, Ilir Meta, feston ...
Nëse alienët do të kishin ardhur nesër, gjuhëtarët mund të i...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...