web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çadra e Lirisë/Si dhe pse dështoi takimi me ish-pronarët

25 Mars 2017, 08:49, Aktualitet CNA

Dje në mesditë, Partia Demokratike te ?Çadra e Lirisë?, në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, tentoi të zhvillonte një takim me shtresën e ish-pronarëve. Në fakt, themi tentoi pasi të gjitha faktet theksojnë dhe tregojnë se dështoi me sukses. Jo për shkak se PD nuk ka mbështetje nga ish-pronarët, por për shkak të intrigave, përplasjeve dhe sabotimeve të qëllimshme, që vijnë nga brenda PD-së, nga njerëz dhe individë të financuar nga struktura pranë kryeministrit Edi Rama.

Takimi i djeshëm ka qenë një dështim i organizuar nga ?sekti? i Henri Çilit në PD, sot një nga mbështetësit kryesorë të Edi Ramës. Të pranishëm në aktivitet kanë qenë vetëm dy apo tri familje ish-pronarësh dhe pjesa tjetër dega e PD-së, që ka pasur rojën e radhës pranë çadrës.

CityNews investigoi rastin e dështimit të një takimi, që duhet të ishte ndër më të suksesshmit, por që rezultoi turpi i radhës i shpallur publikisht.

Aktiviteti me ish-pronarët ishte pjesë e axhendës së takimeve që duhet të zhvillonte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me një nga shtresat e shoqërisë, ku demokratët kanë jo pak detyrime dhe duhet të kërkojnë ndjesë për mos zgjidhjen e çështjes së pronës. Por, takimi nuk ka ndodhur me Bashën. Me largimin e këtij të fundit drejt SHBA-ve, organizimin e tyre e ka marrë përsipër Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, i cili ka realizuar thjesht dhe vetëm dështimin me sukses të një aktiviteti me një nga shtresat më të rëndësishme të PD-së.

Sipas një qëndrimi të bërë publik nga Paulin Paplekaj, një nga drejtuesit eedi lesi Departamentit për Pronat dhe ish-pronarët në PD, aktiviteti i djeshëm ka pasur vetëm dy pronarë dhe një i tretë, i cili i thurte elozhe Ervin Salianjit.
?Takimi me 2 pronarë dhe një ish i persekutuar që i bënte elozhe Ervin Salianjit, i cili me sa duket është kujdesur që ky takim të dështonte. Të gjithë anëtarët e Departamentit të Pronave janë rritur në PD dhe i përkasin shtresës fisnike të pronarëve dhe ish të persekutuarve. Është e turpshme dhe madje shumë e turpshme, që të ardhurit rishtaz në PD po sulmojnë me gjitha mjetet e mundshme anëtarësinë e vjetër të PD. Nuk e ka luksin Partia Demokratike të mbjellë brenda vetes përçarje, nga ca çapaçula, mendje-meskine?, shkruan Paplekaj, në një koment të publikuar në rrjetet sociale.

Bazuar në këtë fakt, CityNews kontaktoi me kreun e Departamentit të Pronave, Gent Malko, i cili nuk pranoi të fliste në lidhje me aktivitetin, por tha se ishte një takim zyrtar i PD-së, jo i organizuar nga Departamenti i Pronave, por nga struktura të tjera brenda PD-së.

Mesa duket, për të organizuar nga aktivitet thjesht dhe vetëm për t?u transmetuar në media apo për t?iu hedhur hi syve shqiptarëve, disa individë delirantë, por edhe të paaftë në oborrin e opozitës tentojnë të organizojnë struktura dhe grupime, të cilët ata nuk i njohin dhe për më tepër përfundimi është ai që pamë dje live në ekran. Mesazhi ishte i kundër nga ai që shpresoi kreu organizator. Në vend të një mbështetjeje të ish-pronarëve ndaj PD-së u duk publikisht se opozita ishte e braktisur dhe e shpërndarë dhe kjo vetëm për shkak të disa organizatorëve të papërgjegjshëm./CityNews





Lajmet e fundit nga