web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrabandë me bagëtitë nga Maqedonia në Shqipëri/ Pranga tre shtetasve

25 Mars 2017, 12:23, Aktualitet CNA

Tre shtetas të moshës 27-55 vjeç janë arrestuar në flagrancë,  pasi janë kapur duke kontrabanduar nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë 10 krerë bagëti të trasha (viça).

Shërbimet e policisë kufitare të DVKM-Korçë, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Durim Çollaku, 55 vjeç, Gentjan Dashi, 27 vjeç dhe Ibrahim Bogdani, 51 vjeç, të tre banues në fshatin Rrajcë-Librazhd.

Të tre këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Sektorit të Hetimit në DVKM Korçë, në bashkëpunim me patrullën e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në kufi të gjelbër në drejtim të piramidës nr 42, duke kontrabanduar nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, 10 krerë bagëti të trasha (viça).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga