Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Deputeti i Bundestagut dhe presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore, Gernot Erler në intervistë me Deutsche Wellen flet mbi zhvillimet në Ballkan dhe rrezikun e përpjekjeve për të krijuar tensione etnike në Maqedoni.
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Gernot Erler, deputeti socialdemokrat gjerman, i ngarkuar i qeverisë gjermane për Rusinë dhe president i Shoqatës së Europës Juglindore në Gjermani, shprehet mbi situatën në Ballkan dhe humbjen e durimit për t’u bërë një ditë pjesë e familjes europiane.
Erler i shqetësuar për gjendjen në Maqedoni
Gernot Erler shprehet i shqetësuar për gjendjen kaotike në Maqedoni, pasi kishte shpresuar, që me zgjedhjet të arrihej edhe stabilizimi i gjendjes. Ai nuk i kursen kritikat ndaj qëndrimit të presidentit Ivanov. “Tani përjetojmë që presidenti Ivanov refuzon dhënien e mandatit, megjithëse opozita është në gjendje të krijojë mazhorancën. Kjo është një krizë e rëndë shtetërore dhe kushtetuese dhe nuk mjaftojnë më përpjekjet bilaterale. Prandaj jam i gëzuar që Federica Mogherini si përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme është shprehur qartë në adresë të presidentit, së fundmi edhe vizita e eurokomisionerit, Johannes Hahn, edhe këtu kishim një rast unikal, që presidenti refuzon ta presë, kjo sigurisht që regjistrohet, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera europiane.”
Përpjekje për të krijuar tensione etnike
Erler kërkon që kjo situatë të marrë fund, sepse “nuk mund të pranohet që vetëm pse zoti Gruevski me qeverinë e tij i trembet daljes para drejtësisë, nëse kemi ndërrim të qeverisë, pengon krijimin e saj me ndihmën e presidentit. Kjo nuk është e pranueshme dhe rrëzon përpjekjet e Maqedonisë për të qenë anëtare e mirëpranuar në familjen e Bashkimit Europian.”
Por si zhvillimet më të rrezikshme aktualisht në Maqedoni, Gernot Erler shikon përpjekjen e Gruevskit dhe njerëzve të tij për të krijuar tensione etnike. Pika qendrore e polemikës është njohja e gjuhës shqipe si gjuhë shtetërore. Erler thotë, se “natyrisht mund të jesh kundër kësaj, kjo është normale në një demokraci, pra që të kesh shumë qëndrime, por është absolutisht e palejueshme dhe e pakuptueshme që të organizosh demonstrata masive kundër shqiptarëve, pra që të prodhosh e të nxisësh tensionet etnike. Këtë ne nuk mund të pranojmë, edhe përpjekjet e BE-së drejtohen kundër kësaj. Unë jam i gëzuar që BE është bërë mjaft aktive në këtë rast, sepse kjo mund të çojë në një destabilizim rajonal edhe përtej Maqedonisë.”
Për Ballkanin duhet bërë diçka shtesë
Erler shprehet edhe mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar, se pavarësisht që vlen vendimi i samitit të njohur të Selanikut më qershor 2003, pra që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duhet thënë se ka kaluar mjaft kohë nga ky samit. Sipas Erler hapat që janë bërë në këtë periudhë kanë qenë të ngadalshme. “Pas Rumanisë e Bullgarisë, kaloi një kohë e gjatë deri në anëtarësimin e Kroacisë. Aktualisht kemi hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi, por vendet e tjera paraqesin vështirësi. Le të marrim Maqedoninë, ende me çështjen e pazgjidhur të emrit me Greqinë, e për fat të keq mund të thuash, se procesi është ngadalësuar kaq shumë, saqë vihet re një rritje e padurimit.”
Gernot Erler thekson se është kuptuar edhe në Gjermani, se “vetëm perspektiva, pra vetëm shansi për t’u bërë një ditë pjesë e BE-së nuk mjafton më për të pasur gjithkund gatishmërinë për reforma, konstruktivitetin dhe stabilitetin politik që janë kriter për të pasur shansin e hyrjes në BE”. Erler thotë se duhet bërë diçka shtesë.
Ai përmend sjelljen në jetë të procesit të Berlinit, me konferencat që çdo vit zhvillohen në një vend tjetër, të inicuar nga Gjermania. “Por me që m’u dha rasti dua të theksoj edhe një herë se duhet pasur besim i plotë tek perspektiva europiane, edhe pse po vëmë re, se efekti lidhës i kësaj perspektive po bie, por kjo nuk sjell zhvillime më të mira në Ballkan.”
Lidhur me zërat e shtuar për rritjen e influencës ruse në vendet e Ballkanit, Erler përmend se “natyrisht e shohim, që Rusia përpiqet që të shfrytëzojë mundësitë që ka për ndikim, por kjo nuk prek vetëm Ballkanin. Rusia vendos kontakte për shembull me partitë populiste në vende të tjera, madje edhe në Gjermani, ajo ndjehet e afërt në botëkuptimet e saj dhe vlerat. Në këtë kuptim politika që ndjek Rusia kundrejt BE-së nuk dallon shumë nga ajo që ndjek në vendet e Ballkanit.” /DW
Gjatë ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendim...
Kryetari i Kuvendit mori pjesë në Konferencën Kombëtare të U...
ISIS ka marrë përsipër sulmin e një dite më parë në Londër, ...
Gjëagjëza e maces e miut mori tërë vëmëndjen e Kuvendit sot....
Blushi ka debatuar edhe me ministren e Arsimit, Lindita Nik...
Blushi nuk ka të ndalur me barsaletat. Pasi mori sërish fjal...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka replikuar me kryeministrin Ra...
Kryeministri Rama është hakmarrë ndaj Ben Blushit në Kuvend,...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar edhe presidentin Buja...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ben Blushi ka sulmuar të gjit...
Kryeministrja britanike Theresa May ka reaguar ndaj sulmit t...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet nga foltorja e Kuvendit ...
Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i c...
Gjatë fjalës së tij në çadrën e protestës, ish-kryeministri ...
Një ditë më parë, kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londa, u ...
Qeveria gjermane ka refuzuar në disa raste miratimin për eks...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone të as...
Liderët botërorë kanë shperhur solidaritetin dhe vendosmërin...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka folur në për...
Pas sulmit terrorist në Londër, kryetari i Kuvendit, Ilir Me...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...