web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Degradimi i Parlamentit të një republike

23 Mars 2017, 19:15, Aktualitet CNA

Nga Mentor Kikia  Spikerja e parlamentit pyeti: Ka ndonjëri ndonjë vërejtje? Po sygjerim?

Në rregull vazhdojmë me rendin e ditës.
Në sallë s?kishte kush të kishte as vërejtje as sygjerime. Në ndenjëset e qeverisë ishin vetëm dy ministra(ministre në fakt). Ndërsa në sallë, kamera mbeti e fokusuar vetëm në një vend ku ishin të ulur jo më shumë se 7-8 deputetë. E gjithë salla është bosh. Opozita ka ndërtuar një parlament në rrugë, dhe kërkon Republikën e Re. Ndërsa mazhoranca e Rilindjes është reduktuar në mënyrë qesharake, a thua mendon se në parlament shkohet vetëm për tu zënë dhe kur nuk është kundërshtari nuk shkohet, meqë nuk ka me kë të zihet.
Ata që marrin fjalën duken qesharakë, pasi i flasin vetëm kameras, me shpresën se populli është duke i dëgjuar.
Por unë jam i sigurtë se populli nuk dëgjon më askënd





Lajmet e fundit nga