web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U mbars mali dhe polli një motorskaf të përdorur

23 Mars 2017, 17:00, Aktualitet CNA

Në 21 mars 2017 në Portin e Durrësit u organizua nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë një ceremoni pompoze për pranimin e një motorskafi dhuratë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë të Norvegjisë për Shërbimin Hidrografik të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Motorskafi dhuratë norvegjeze në kuadrin e projektit të përbashkët ARLN-HIP është ky, që duket në foton ilustruese. Sipas  zj. Birte Borrevik  drejtoresha e Shërbimit Hidrografik të Norvegjisë bëhet fjalë për një motorskaf të përdorur, por të cilit i është montuar një motor i ri diezel. Kjo historia e motorëve diesel më kujton një nga cudirat e socializmit shqiptar, kur novatorët tanë duarartë, kamionëve të vjetër ZIS prodhim rus apo kopje kineze me motor benzine u përshtasnin motor diezel të rinj prodhim gjermanolindor IFA. Vlera e dhuratës norvegjeze: motorskaf plus pajisje të ndryshme për rilevimin e tabanit të detit dhe përgatitjen e hartave të këtij funddeti shkonte në 10 milion korona norvegjeze përafërsisht 1 milion euro.

Për Rilindjen viti 2013 është viti 1 Pas Lindjes së Krishtit i Shqipërisë

Në ceremoninë festive për këtë dhuratë 1 milion euroshe merrnin pjesë ministrja Milena Harito, zv/ministri Petro Koci, 1 gjeneral major, 1 gjeneral brigade, nja 10 kolonelë e nën/kolonelë të policisë ushtarake dhe të Forcave të mbrojtjes detare dhe mbi 200 ushtarakë si pjesë e truprojes së nderit apo shpurës së ofiqarëve të lartë. Në foto ilustruese kemi vetëm ushtarakët madhorë e të lartë si edhe politikanët e nëpunës të lartë civilë, që morën pjesë në ceremoni. Reth 250 vetë për një dhuratë 1 milion euroshe(Sic!).

Përvec pjesëmarrjes së fryrë kjo ceremoni u karakterizua edhe nga fjalime të stërzgjatura, saqë një ushtaraku  me uniformën e marinës iu rëndua gjendja shëndetësore dhe u shoqërua nga kolegët në bordin e anijes patrulluese Iliria për të marrë mjekimet e rastit. Fjalimi i zv/ministrit Petro Koci zgjati e zgjati si hija e KORABIT në një mëngjez me diell. Më pas ministrja Harito jo vetëm që brockulliti gjërë e gjatë, por në kuadrin e një propaganda banale tashmë të shndërruar edhe në bajate këputi gënjeshtrat e ?kopacet? e rradhës. Për të treguar sukseset e shumta të Rilindjes ministrja me shkollim e përvojë pune franceze përmendi edhe projektin me fonde japoneze për digjitalizimi të kadastrës shqiptare. Hane Sham e hane Bagdat-c?ne hidrografia, që merret me detin të futet në një ?thes digjital? me kadastrën, që merret me rregistrimin e sipërfaqeve të tokave? Më pas ministrja që merr vesh nga ushtria e hidrografia aq sa merr vesh kryeminstri Rama nga algjebra lineare deklaroi ( e regjistruar me zë e figure), që kur Rilindja erdhi në pushtet  e hjeti shërbimin hidrografik në gjendje të mjeruar e aspak funksional, ndërsa tani sic shihet është modernizuar e dotë modernizohet akoma më shumë. Modestisht i kujtojmë ministres mendjeshkurtër, që hidrografia shqiptare edhe në kohën e të ndjerit Mersin Shqypi, ndonëse me një përzjerje pajisjesh moderne si VHF ?Sailor,? prodhim danez, aparate radiotelefoni ?Debeg,? prodhim gjermano perëndoimor, radar ?Furuno,? prodhim japonez  dhe pajisje të vjetra kryesisht sovjetike, kineze, arrinte me sukses të përballonte një pjesë të mirë të kërkesave përtë ofruar lundrim të sigurtë në ujërat shqiptare.

Shërbimi hidrografik shqiptar në vitin 2013 nuk ishte hic në gjendje të mjeruar, sic u shpreh Milena ministre, ndonëse e mira normalisht nuk ka fund. Në modernizmin e këtij shërbimi pas vitit 1998 vetëm pala italiane nëpërmjet DIE-s (Delagazione Italiana di Esperti) ka akorduar 5 miliard lireta dhe më vonë 7 milion euro, përafërsisht 10 milion euro në total. Dhurata italiane edhe po të kenë qenë me cmime të fryra janë 10 fish më shumë se dhurata norvegjeze. Zor se e kupton i ziu milet se si Rilindja me 1 milion euro dhuratë norvegjeze dhe me trefishin investime shqiptare (aq sa mund t?i zihet besë  shifrës së lëshuar gjatë fjalimit nga rilindsja Harito) na e paska nxjerrë nga mjerimi hidrografinë shqiptare, e cila me euro e lireta italiane dhe me fonde shqiptare rinovoi gjatë qeverive Meta-Majko-Nano-Berisha gjithë sistemin e bovave sinjalizuese pluskuese, me spirance, gjithë sistemin e fareve bregdetare si edhe vetë zyrat, ku është instaluar shërbimi i hidrografisë. Me gjithë progresin e mësipërm kjo hidrografia jonë na ishte në gjendje të mjeruar para vitit 1 (2013), pas Krishti Edvin dhe dishepujve të tij nga Shwn Pali te nja 4-5 Magdalena të penduara njëkohësisht edhe anëtare kabineti!

Pak histori dhuratash per ushtrine shqiptare

I kujtojmë zj. Milena mbesë serbe (bashkëshortja e Dr. Kolekës ishte serbe etnike) dhe ministre e Qeverisë Rama se duke filluar që  nga shkurti 1993 për ushtrinë shqiptare kanë ardhur ndihma falas me vlera shumë më të mëdha në cod rast sesa 1 milion euro dhe nuk ka pasur ceremoni të tilla të fryra e pompoze.

Kujtojmë këtu ndihmën e parë ushtarake turke të viti 1993 prej 5 baterish artilerie fushore dhe 5 baterish artilerie kundërajrore me radar, që ndonmëse të përdorura, coc ishin për kohën. Amerikanët si të thuash me një dorë të vetme sollën nga Porti i Koperit në Durrës 117 fuoristrada e kamioncina tip pick-up, model ?Chevrolet Blazer?. Për ti pritur automjetet dhuratë amerikane doli vetëm drejtori i atëhershëm I MEICO-s kol. Kuqi. Gjermanët me një anije sollën 30 kontejnerë 12 metërsh plot me material kazermimi e prapavije fringo të reja, surplus i trashëguar nga ushtria e Gjermanisë Lindore. Për të pritur 30 kontejnerë me mallra ushtarake me zor doli zv/ministri i mbrojtjes i kohës z. Mema. Amerikanët ndër të tjera dhuruan edhe një spital ushtarak fushor fringo të ri me vlerw 7 milion USD dhe një dyzinw kamionësh të tonazhit të mesëm GM e për t?i pritur pa truprojë nderi, pa himne e mjaft modestisht doli vetëm gjen/maj/ Baroti, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të kohës.

I kujtojmë ministres dhe zv/ministrit Koci, që italianët ndër ntë tjera dhuruan 13 copë motovedeta patrulluese të klasit ?Super Speranza? të përdorura (5 copë në 2002 dhe 7 copë 2004). Një motovedetë e tillë e ka tonazhin 14 DËT sa dyfishi i tonazhit të motorskafit norvegjez. Vetëm në periudhën 1997-2008 italianët me anë të DIE-s u kanë dhuruar forcave tona të armatosura 107 milion euro pajisje, teknikë luftarake, mjete transporti e makineri ndërtimi si edhe luftanije dhe helikopterë. Sa për krahasim në 26 gusht 2008 italianët i dhuruan brigadës detare 2 anije kundra ndotjes të pajisura me makineri dhe aparaturat më të fundit njëlloj si simotrat e tyre pjesë e Marinës Ushtarake Italiane, me gjatësi 16 metra se cila (2 fishi i gjatësisë së motorskafit norvegjez). Të dyja anijet cuditërisht kishin vlerën vetëm 750 000 euro sipas dokumentacionit shoqërues të DIE-s. Në këtë ceremoni auttoriteti më i lartë pjesëmarrës ishte i ndjeri z. Kupe drejtor në Ministrinë e Mbtrojtjes. Lexuesi i bën vetë krahasimet midis 2 ceremonive, dje edhe sot!

Propagandë shurdhuese për të mbuluar dështimin spektakolar    

Në mungesë të sukseseve reale tashmë në prag fushate elektorale kuptohet, që do intensifikohet propaganda, por fatkeqësisht këta rilindasit tanë edhe në propagandë janë jo vetëm larg nivelit të propagandës së Dr. Gëbelsit, por edhe nivelit të Komitetit të agjit/propit të kohës së baballarëve të tyre. Nazistët kishin një super menaxher si Dr. Gëbelsi dhe ustallesha si regjisore Leni Riefenstahl e filmit: Triumfi i Vullnetit (Triuph des Willens) apo si regjizori Fritz Hippler i filmit: Der Ewige Jude (Cifuti i Përjetshëm), ndërsa kjo Rilindja jonë laj thaj ka vetëm ?zonjushën Fu-Fu? në Kryeministri. Vetë Gëbelsi pati atë sukses spektakolar në fushën e propagandës, sepse kishte edhe një Whermacht, që korrte fitore spektakolare. Këta ?zotërinjtë e Ripjelljes kanë Fugën në vend të Dr. Gëbelsit, ndërsa në vend të Whermacht-it të armatosur me Panzer (tanke) kanë ushtrinë e Mrikës të komanduar nga gjeneralesha me tanga!

O Tempora o Mores! /CityNews

Nga GJERGJ THANASI

 

 

 





Lajmet e fundit nga