Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Në një intervistë për ?Gazeta Shqiptare?, Robert Guy Torricelli, ish-senator amerikan dhe ish-kongresmen, njëherësh negociator tregon se pse u zgjodh Shqipëria si vend pritës për muxhahedinët iranianë. Në intervistë, ai i referohet si MEK ? Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit dhe grupi më i madh i rezistencës në Iran. Duke konfirmuar zotimet amerikane për këtë grupim të strehuar në vendin tonë, ai thotë se ka ardhur të sigurohet se qëndrimi i tyre nuk ka asnjë ndikim financiar mbi Shqipërinë dhe se administrata e Trump ka të njëjtin qëndrim ndaj tyre si ajo e Obamës. Më tej, ai u përgjigjet pyetjeve të ?Gazeta Shqiptare? për çështjen ?Soros?, ndikimin e ndryshimeve politike në SHBA në marrëdhëniet me Shqipërinë, të ardhmen e Iranit dhe nëse ka një rrezik të mundshëm ndaj Shqipërisë si vend pritës i muxhahedinëve, teksa ata pritet të rrinë gjatë në vendin tonë.
? Sa herë keni ardhur në Shqipëri z.Torricelli?
Kam ardhur disa herë në Shqipëri vitet e fundit si negociatori i SHBA-ve për transportimin e anëtarëve të MEK (Organizata Popullore e Moxhahedinëve të Iranit/PMOI- MEK; grupi më i madh i rezistencës në Iran). Kam ardhur disa herë dhe jam takuar me autoritete të qeverisë shqiptare.
? Pra, ju i keni nisur negociatat për këtë çështje?
Po, prej disa vitesh. Po.
? A ka qenë e vështirë?
Ka qenë një ndër gjërat më të vështira që kam bërë në jetë, ka pasur një presion shumë të madh, sepse njerëzit po vriteshin në Bagdad. Po sulmoheshin kampet e refugjatëve me raketa, po humbeshin jetë, e për këtë arsye pati një apel të SHBA-ve ndaj Shqipërisë për ndihmë. Njerëzit po lëvizeshin për në Norvegji, Finlandë, Francë, Britani dhe në SHBA, në numra të vegjël dhe ne do të vazhdonim me këtë, derisa sulmet me raketa filluan të vrisnin shumë njerëz dhe ne vendosëm që secili duhej të lëvizte menjëherë.
? Në vizitat tuaja, ç?bisedime keni me politikanët shqiptarë?
Interesohem për kushtet. Sigurohem që të kryejmë zotimet tona dhe që nuk ka asnjë ndikim financiar mbi Shqipërinë.
? Pse u zgjodh pikërisht një vend i vogël si Shqipëria?
Për disa arsye: e para, për shkak të lidhjes së fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ka pasur një marrëdhënie të mirë pune mes Shqipërisë dhe SHBA-ve edhe për çështje të tjera në të shkuarën dhe kishte pra një dialog të hapur. E dyta, Shqipëria ishte afër dhe kishte një farë sensi, kulturalisht refugjatët iranianë do të ndiheshin rehat ? klima është shumë e ngjashme me Iranin dhe është vend mysliman.
? I keni nisur bisedimet me qeverinë e Berishës, a mund të ndani me ne bisedat e bëra në atë kohë?
Bisedimet kryesore ishin me Departamentin e Shtetit, unë isha këtu dhe të tjerë po ashtu.
? I keni vizituar muxhahedinët gjatë kësaj vizite në Tiranë?
Po. Isha dje (pardje).
? Me administratën e re amerikane, qytetarët e disa vendeve nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Mes tyre, janë ata iranianë. Ndërkaq, disa iranianë janë në Shqipëri. A ndryshon diçka në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?
Jo, asgjë. Para së gjithash, ndalimi i udhëtimit është vetëm për gjashtë vende dhe është një ndalim i përkohshëm dhe nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri. Shumë prej refugjatëve iranianë që janë në Shqipëri, kanë familje dhe kanë marrë viza në të shkuarën, për në SHBA, Francë, Britani.
? Por, ky ndalim ndaj 6 shteteve, a e ndryshon politikën amerikane kundrejt iranianëve që jetojnë në Shqipëri?
Kundrejt Iranit, por jo atyre që janë në Shqipëri, jo.
? Keni punuar edhe me John Kerry-n për këtë çështje?
Kjo ka qenë një përpjekje e madhe e John Kerry i ka dhënë shumë vëmendje lëvizjes së tyre nga Bagdadi për të ndihmuar që këta refugjatë të ikin dhe t?u shpëtohet jeta. Por, edhe tani ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga administrata e Trump, shumë prej zyrtarëve të së cilës kanë një histori lidhjeje të gjatë me MEK. Ka siguri të plotë për qeverinë e Shqipërisë, që edhe pse ka qenë një kërkesë e administratës së Obamës, administrata e Trump do të përmbushë së paku njësoj ? nëse jo më shumë, detyrimet për këta refugjatë.
? Përveç kësaj, nga ana tjetër, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA a ndryshojnë me ndërrimin e administratës?
Jo, nuk besoj. Mendoj se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të shkëlqyeshme. Në një moment problemi, Shqipëria vërtet i ndihmoi SHBA-të. Ky ishte një problem, këta refugjatë që jetonin në Irak, ndihmonin e mbronin ushtarakët amerikanë gjatë luftës, i dhanë SHBA-ve informacione të rëndësishme mbi programin nuklear iranian. Ndaj, shpëtimi i jetës së tyre ishte shumë i rëndësishëm për qeverinë e SHBA-ve.
? A rrezikojnë ata duke qenë në Shqipëri? Apo janë të sigurt?
Mendoj se janë të sigurt. Kanë kaluar vuajtje të tmerrshme, shumë janë vrarë në Iran, kanë ikur drejt Irakut, të tjerë u vranë me raketa ushtarake dhe gjithë çfarë duan të bëjnë, është të krijojnë një qeveri demokratike në Iran. Ky këtu është i parë vend i sigurt që ata kanë parë në 25 vite.
? Sa kohë do të jetojnë ata në Shqipëri?
Asnjëherë nuk dihet se kur më në fund do të marrë fund diktatura në Iran. Ne shpresojmë së shpejti, por mendoj se duhet të planifikojmë që anëtarët e MEK do të jetojnë këtu për një kohë të gjatë.
? A duhet të presim të vijnë anëtarë të tjerë të MEK- opozitës iraniane?
Jo. Nuk ka më.
? Do ketë vizita sërish nga SHBA-të që interesohen për ta?
Oh, po. Për arsyen se MEK është shumë afër me qeverinë e SHBA-ve, do ketë vizita të rregullta nga qeveria amerikane. E jo vetëm amerikanë, por edhe francezë, gjermanë etj.
? Duke qenë përballë asaj që njihet si ?Pranvera arabe? ? nëse bie diktatura në Iran, a do të jetë edhe atje e njëjta situatë si në vende të tjera që rrëzuan diktaturat, por nuk duket se kanë as demokracinë?
Kanë blerë materiale në Shqipëri dhe kanë marrë punëtorë shqiptarë. Po ndërtojnë shtëpi dhe po blejnë materiale në Shqipëri.
? Në një kohë u diskutua edhe siguria e Shqipërisë pas pranimit të këtyre refugjatëve. Duke pranuar opozitën iraniane, konfrontohesh me qeverinë iraniane, a rrezikohet Shqipëria?
Epo, Shqipëria është pjesë e NATO-s, SHBA dhe Shqipëria janë aleatë. Ne të gjithë kemi probleme me Iranin, është diktaturë ushtarake, që është kërcënuese për gjithë aleatët perëndimorë. Jam i sigurt se qeveria iraniane ka irritim me Shqipërinë për shumë çështje, duke përfshirë edhe anëtarësinë në NATO dhe të qenit përkrah SHBA-ve, por mund të kesh miq të mirë dhe armiq të mirë. Nuk ka asgjë të keqe të kesh Iranin si oponent, Shqipëria dhe Irani kanë shumë pak të përbashkëta e kjo është mirë për Shqipërinë.
? Emri i George Soros është në qendër të një debati në vendin tonë, gjë që ka nisur mbase gjatë fushatës së presidentit Trump. Si është çështja e Soros, edhe në SHBA?
Z.Soros kundërshtohet nga administrata ?Trump?, por ka qenë i përfshirë në Partinë Demokratike, unë di vetëm që ka bërë punë të mira dhe që ka qenë ndihmës ndaj SHBA-ve. Ka kundërshtuar fitoren e Trump, por ka mbështetur gjëra të mira.
? Dikur ishte nder të ishe soroist, sot nuk është më. Pse?
Vetëm nëse je pjesë e Partisë Republikane (qesh).
Policia e Elbasanit ka ndaluar një 29-vjeçar, pasi akuzohet ...
Pas qëndrimit në Shkup, Komisioneri për zgjerim Jahanes Hahn...
“Kreu i shtetit” është emri tjetër për Presidentin federal. ...
Një ish-oficer i dënuar me 5 vjet burg ka filluar punë në Dr...
Mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrof...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë për autorin e v...
Opozita ka nisur një protestë kundër qeverisë Rama që prej 1...
Autori i krimit të ndodhur në Devoll, dy ditë më parë, ku u ...
Një person ka terrorizuar qytetarët në kryeqytet, teksa kërc...
Policia e Tiranës goditi një bandë prostitucioni, që vepront...
Ministren e arsimit e kanë braktisur të gjithë! Cfarë dësht...
Duke konstatuar mungesën e besimit dhe të respektit që ka pë...
Floriri, që Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj, kishte...
Zeqa: Peci-Daka-Saliuka e përbëjnë “treshen e Bermudës” në s...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “FREE ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është parë dje në inaugurimin e ...
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë besimtarëve bekt...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i është përgjigjur m...
Askush nuk duhet të ketë iluzione, Rusia e sheh sot Ballkani...
Policia ka identifikuar viktimën e gjetur dy ditë më parë në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...