Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
“Kreu i shtetit” është emri tjetër për Presidentin federal. Tingëllon shumë më fuqishëm se sa mundësitë e tija të parashikuara me Kushtetutë. Frank-Walter Steinmeier, është prej të dielës pasardhësi i Joachim Gauckut, si përfaqësuesi më i lartë i Gjermanisë. Politikën e përditshme e bëjnë të tjerët. Bundestagu dhe Bundesrati miratojnë ligjet. Qeveria i realizon ato, ndërsa Gjykata Kushtetuese kujdeset që të gjitha të shkojnë mbi bazën juridike.
Përballë tri pushteteve – legjislativit, ekzekutivit dhe jurispodencës – Steinmeier ka një rol të pavarur. Ai ka një funksion mbipartiak, ndaj ka vendosur që të pushojë anëtarësinë e tij në Partisë Socialdemokrate (SPD), sepse do që të përfaqësojë të gjithë qytetarët.
Kushtetuta dhe Presidenti
Pa nënshkrimin e Steinmeierit nuk futet asnjë ligj në fuqi. Obligimet dhe detyrat e Presidentit parashikohen me shtatë nene të Kushtetutës, ndër to edhe neni 56. Atje gjendet formulimi të cilin Steinmeier do ta lexojë në Asamble, si betim: “Betohem se të gjithë forcën do t’ia kushtoj të mirës së popullit, se do të angazhohem për shtimin e të mirave dhe evitimin e dëmeve, se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do t’i mbroj ato, se do t’i kryej detyrat e mia në mënyrë të ndërgjegjshme dhe se do të jem i drejtë ndaj të gjithëve. Zoti më ndihmohtë!”
Betimi mund të bëhet pa ndonjë formë fetare. Por Steinmeier është anëtar i kishës evangjeliste dhe me siguri që do t’i thotë edhe këto fjalë. Me aktin e betimit ai edhe zyrtarisht merr detyrën e Presidentit, të cilën faktikisht ka filluar ta ushtrojë të dielën.
Steinmeier një “sinjal i fuqishëm”
Kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer, do të jetë në betim përfaqësuesja më e lartë e landeve. Socialdemokratja është zgjedhur kryetare e Bundesratit në nëntor. Pas zgjedhjes së Steinmeierit ajo tha se në kohën e turbullirave të tanishme diplomatike, zgjedhja e Steinmeierit në postin e Preisdnetit është “një sinjal i fuqishëm” për prezantimin e denjë të vendit.
Kancelarja Angela Merkel foli për “vendimin e arsyes”. Si kristiandemokrate ajo me siguri që me dëshirë do të kishte ndonjë kandidat tjetër, sepse favoriti i CDU-së ka qenë Norbert Lammert, kryetari i Bundestagut. Por ai ka refuzuar kandidaturën. Ndaj ka vendosur të mbështetë Steinmeierin, i cili ka fituar me një shumë të madhe votash.
Do të flasë edhe Gauck
Para fjalimit të parë të Presidentit të ri, fjalën do ta marrë edhe Presidenti i deritanishëm Gauck. Megjithatë fjalimi i Steinmeierit zgjon një interesim të madh. Për cilat tema do të flet ai? Me çfarë tone? Si do të pozicionohet ndaj Brexitit dhe a do të flasë për raportet e Gjermanisë me Turqinë, SHBA dhe Rusinë? Të gjitha janë tema interesante ku me vëmendje dëgjohet se çfarë ka për të thënë Presidenti i ri. Fjalimi i tij do të përcillet me vëmendje edhe në vendet tjera.
Por njerëzit në Gjermani janë të interesuar edhe për pozicionimin e Presidentit karshi problemeve të brendshme politike. Në shtator do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ndërsa kriza e refugjatëve po vazhdon. Kjo është një temë që do të preokupojë Steinmeierin në pesë vitet e mandatit të tij. Por ai me siguri që nuk do të ketë stresin që ka pasur në postin e Ministrit të Jashtëm, ku ishte para zgjedhjes në postin e tanishëm./DW
Një ish-oficer i dënuar me 5 vjet burg ka filluar punë në Dr...
Mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrof...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë për autorin e v...
Opozita ka nisur një protestë kundër qeverisë Rama që prej 1...
Autori i krimit të ndodhur në Devoll, dy ditë më parë, ku u ...
Një person ka terrorizuar qytetarët në kryeqytet, teksa kërc...
Policia e Tiranës goditi një bandë prostitucioni, që vepront...
Ministren e arsimit e kanë braktisur të gjithë! Cfarë dësht...
Duke konstatuar mungesën e besimit dhe të respektit që ka pë...
Floriri, që Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj, kishte...
Zeqa: Peci-Daka-Saliuka e përbëjnë “treshen e Bermudës” në s...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “FREE ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është parë dje në inaugurimin e ...
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë besimtarëve bekt...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i është përgjigjur m...
Askush nuk duhet të ketë iluzione, Rusia e sheh sot Ballkani...
Policia ka identifikuar viktimën e gjetur dy ditë më parë në...
Në muajin Shkurt 2017 numërohen 117 aksidente rrugore. Në kr...
Të dashur lexues, këtu mund gjeti titujt kryesorë të gazetav...
Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...