Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Askush nuk duhet të ketë iluzione, Rusia e sheh sot Ballkanin, me pothuaj të njëjtin sy, si edhe pjesët e ish perandorisë sovjetike, apo ato të Lindjes së Mesme: një shesh për lojëra gjeopolitike. Një skenë, padyshim më e qetë se sa ?fushëbetejat? e tjera ku Rusia është bërë aktor i rëndësishëm, si Ukraina dhe Siria. Por ku, e vetmja gjë që nuk ndryshon, është vendosmëria e Kremlinit. Nuk ka veprime luftarake, një qetësi (edhe pse relative) mbulon gjithçka që po ndodh nën rrogoz. Por gjithësesi, këto nuk mjaftojnë për të fshehur faktin që, Ballkani është shndërruar në një prej arenave të rëndësishme, ku ka nisur tashmë të riluhet Loja e Madhe e shekullit 21.
Nuk janë vetëm lëvizjet e interpretuara si nostalgjike, të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shkaktaret e ndryshimeve të mëdha. Tendencat për tërheqje të administratës amerikane, e lënë Bashkimin Europian, të vetmen fuqi, mbi shpatullat e të cilës bie barra për të ruajtur rendin e sotëm në Ballkan. Por Moska e sheh BE-në thjeshtë si një tigër prej letre, që nuk e ka fuqinë t?i bëjë ballë ?ofensivës? ruse në këtë qoshe të kontinentit. Prandaj angazhimi i rusëve në rajon është një gjë tashmë e sigurtë.
Pak kohë më parë, kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, shpallte se disa prej rreziqeve kryesore që i kanoseshin sigurisë së Rusisë nga Perëndimi, ishin një zgjerim i mundshëm i NATO-s, me shtete ballkanike si Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja. Nuk duhet të harrohet se bëhet fjalë për një zonë, të cilën Rusia e ka konsideruar si një sferë të saj tradicionale të influencës. Një sferë që në pikëvështrimin e rusëve, ?u shkëput? nga duart e tyre në një moment dobësie pas shembjes së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik. Duke ndjekur këtë linjë të argumentit të ?viktimizimit?, rusët vazhdojnë t?i mëshojnë idesë së Perëndimi shfrytëzoi pikërisht këtë moment dobësie dhe tërheqjeje, për të ?futur hundët? në Ballkan dhe ndërhyrë në ndarjen e ish Jugosllavisë, me veprim që gjithmonë ranë ndesh me interesat e aleatëve të natyrshëm të Rusisë, serbëve.
Ndërkohë që për shtete ballkanike, si Bullgaria, dikur aleate e rëndësishme, por tashmë anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Europian, gjithë sa mund të bëjë Moska është që të mbështesë politikanë me prirje pro ruse, në vende të tjera të Ballkanit, është e qartë se qëllimi i Vladimir Putinit është që më e pakta të bëjë të pamundurën, që të mbeten neutralë, apo në një gjendje pezulli (lexo: rrëmuje).
E vërteta është se në rajonin tonë, Rusia është duke provuar cilët janë kufijtë e të pamundurës, me ndihmën e aleatëve të saj të kahershëm, serbëve, qofshin këta në Serbi, apo edhe në vende të tjera të ish Jugosllavisë.
Shembujt nuk mungojnë. Një prej tyre është treni i lyer me flamurin serb dhe mbishënimin Kosova është Serbi, i cili u nis për Mitrovicë, për të mos mbërritur kurrë atje. Serbët nuk e kanë pranuar kurrë ekzistencën e shtetit të Kosovës, dhe në këtë refuzim kategorik të tyre, kanë patur aleat dhe mbështetëse kryesore, pikërisht Rusinë. E cila, nga ana tjetër, e ka përdorur pikërisht shembullin e çlirimit të Kosovës, për të justifikuar aneksimin e Krimesë tre vjet më parë. Ironi e fortë. Në Mal të Zi, vitin që kaloi u zhvilluan disa ngjarje të denja për disa prej grushteve të shtetit më të pabesueshëm të historisë. Teksa populli, gjysma e të cilit mbështet anëtarësimin në organizmat perëndimore, shkoi të votonte, rusët u akuzuan se kishin nisur vënien në zbatim të një plani për vrasjen e zyrtarëve më të lartë, si pjesë e një grushti shteti. Ndoshta ka qenë një lojë politike, por askush nuk mund të thotë se Rusia nuk po bën gjithë lëvizjet e saj, për të mbajtur Malin e Zi larg prej NATO-s.
Në Maqedoni, Rusia ishte një mbështetëse e palëkundur e regjimit të stilit putinian dhe dy vjet më parë, i dënoi pa aspak hezitim protestat e atjeshme, duke i konsideruar si të mbështetura nga perëndimi dhe një përpjekje të këtij të fundit për të marrë kontrollin në vend.
E vërteta është se dora e Rusisë është shtrirë në pothuaj çdo shtet të Ballkanit. Diku më haptaz, diku më fshehtaz. Kudo aktive. Dhe përshkallëzimi i retorikës pro dhe anti perëndimore, pro dhe anti ruse, po bën që mundësia e veprimeve ushtarake të mos jetë krejt e përjashtueshme. Sepse udhëheqësi i Kremlinit, me veprimet e tij në Ukrainë, me shkëputjen e Krimesë, me mbështetjen që po u bën separatistëve pro rusë, me ndërhyrjen në Siri dhe praninë e fuqishme ushtarake ruse atje, është sot, më i bindur se kurrë, se sferat e influencës nuk janë aspak një koncept i vjetëruar, që e kanë vendin vetëm në librat e pluhurosur të historisë. /bota.al
Policia ka identifikuar viktimën e gjetur dy ditë më parë në...
Në muajin Shkurt 2017 numërohen 117 aksidente rrugore. Në kr...
Të dashur lexues, këtu mund gjeti titujt kryesorë të gazetav...
Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo dite nuk ka për te qene shume...
Inxhinieri Sergi Santos ka krijuar robotin e ri kukull, të q...
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur intervistën te “Sudio e H...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo i ktheu një përgjigj...
Kryeministri Rama ka folur për një koalicion të mundshëm me ...
Komisioni AD Hoc pritet të mblidhet ditën e premte për verif...
Kur isha e pamartuar, një djalë në fqinjësi më ngacmonte çdo...
Fluksi i ndërtimeve, sidomos në zonat bregdetare, ka nxjerrë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një sqarim mbi takimin...
Letra e radhës e dërguar për “Diedre” psikologen e britanike...
Gjatë intervistës në “Studio e Hapur”, kryeministri Edi Rama...
Kryeministri Edi Rama ka humbur kontrollin në studion e News...
Kryeministri Rama ironizoi deputetët e opozitës, teksa foli ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka refuzuar kërkesat e opozitës, ...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, tha në studion e lajmeve të O...
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjes ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...