Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Zeqa: Peci-Daka-Saliuka e përbëjnë “treshen e Bermudës” në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“KGJK-ja dhe KPK-ja u vendosën nën sundim të SHIK-ut dhe kështu edhe të vetë partisë në pushtet, që vendosën për gjithçka. Aty në KGJK e dërguan Enver Pecin. Për të korrur suksese iu bashkuan Daka dhe Makifete Saliuka. Ka edhe prokurorë të tjerë dhe gjyqtarë që janë vendosur kështu. Këta e vunë nën kontroll tërësisht Prokurorinë dhe Gjyqësorin. Kudo i vendosën njerëzit e dëgjueshëm dhe me të kaluar të errët dhe tash e dërguan Enver Pecin edhe për kryetar të Gjykatës Supreme”, thotë analisti profesor Muhamet Kelmend,raporton Gazeta Kosova Sot
Duke parë stagnimin e reformës në drejtësinë kosovare dhe lëvizjet e fundit në kupolën e saj, ato të ruajtjes së ndikimit të strukturave të ndryshme kriminale në drejtësi, njohës të mirëfilltë të kësaj fushe nga politika, analistë dhe ekspertë me të drejtë shtojnë pyetjen se si ka ardhur deri te kombinimi i ri i figurave kyçe në drejtësi, se si erdhi Enver Peci në krye të Gjykatës Supreme, i cili pasi kishte degraduar e shkatërruar komplet sistemin e drejtësisë bashkë me Valdete Dakën dhe ish-sejmenët e tyre në KGJK për rreth 7 vjet, përsëri zë një pozitë të rëndësishme. Njohësit e fushës së drejtësisë dhe analistët kaherë patën shprehur dyshimin e tyre se si në KGJK me kohë patën ardhur ai dhe disa të tjerë si të preferuar të UDB-së dhe SHIK-ut, dhe me bekimin e PDK-së e LDK-së , dhe asokohe ishin sjellë aty edhe Peci, edhe Daka, për t’u shërbyer atyre dhe SHIK-ut. Madje, kjo dyshe bashkë me të preferuan e tyre, Makifete Saliukën shquhen vetëm për çështje negative e aspak pozitive në sistemin e gjyqësorit kosovar . Sipas analistëve, ata të dy, për interesa të tyre e avancuan edhe Saliukën, me të cilën u bënë “mish e asht” natë e ditë në hipokrizi dhe zhvillim të korrupsionit në gjyqë- sor. Gazeta edhe përkundër tentativave për të marrë prononcimin e tyre, të apostrofuarit nuk janë përgjigjur.
Pallati i Padrejtësisë Sipas analistëve, kjo treshe disponon pasuri të pajustifikueshme dhe dita e nata nuk i ndajnë në punët e paligjshme. Ata janë një kështjellë e njerëzve të inkriminuar, që e degradojnë sistemin dhe që punojnë për politikën e inkriminuar aktuale. Ata e kanë shndërruar Pallatin e Drejtësisë në një Pallat Padrejtësie. Që nga viti 2009/2010, kur Peci e Daka erdhën nga Mitrovica në Supreme dhe menjëherë edhe ne krye të KGJK-së, e kanë degraduar sistemin, kapën edhe Gjykatën Supreme, por edhe të gjitha gjykatat e tjera, e sidomos Prishtinën përmes të inkriminuarës Saliuka. Tani me të drejtë del pyetja pse këta gjyqtarë, më në fund nuk e morën për model pozitiv Fejzullah Hasanin, i cili erdhi në një moment dhe i tha vetes: “mjaft”, për t’ua lënë njerëzve të tjerë më të rinj, që të vijnë në sistemin e drejtësisë! Madje, në KGJK thuhet se vota e Pecit e bëri Saliukën anëtare të KGJK-së, të cilën aty e kishin sjellë së bashku Peci e Daka, ndërkaq që Daka flet se Saliuka po i thyen këmbët duke agjituar për të marre së shpejti pozitën e kryetares së KQZ-së!? Të gjitha këto po dyshohet se i mundësojnë PDK-ja e LDK-ja dhe SHIK-u, të cilëve këta të tre u shërbejnë me përkushtim në shkelje të ligjit e Kushtetutës! Sipas analistëve, drejtësisë së degraduar, tani do t’ia bënin shërbimin më të mirë, edhe treshja e shumëpërfolur për të keq: Peci, Daka dhe Saliuka, që të ikin vetë sa më parë ose shumë shpejt përmes ‘VETTING’-ut, për mungesë etike dhe integritetit profesional, për pasuritë e pajustifikueshme, por ata nuk e bëjnë akoma këtë.
PDK-SHIK-LDK Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se për ta pastruar këtë sistem të drejtësisë që e kemi tani, nga gjithë mbeturinat e së kaluarës dhe nga e tashmja e lidhur me krimin e korrupsionin, duhet të ndodhë modeli i ‘VETING’-ut, njësoj si në Shqipëri. “Kosova ka nevojë urgjente për ‘VETING’-un,për ta pastruar thellësisht Gjyqësinë dhe Prokurorinë nga të korruptuarit dhe të dëgjueshmit e klaneve mafioze. Asnjëherë Kosova nuk do të mund të ketë drejtësi të pastër, përderisa kemi në krye të Kosovës mafiozë që i emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët”, tha Adem Salihaj. Analisti politik, Florim Zeqa gjykon se treshja aktuale në sistemin e drejtësisë: Peci-Daka-Saliuka e përbëjnë “treshen e Bermudës” në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sipas tij, ky bashkim i treshes së inkriminuar nuk është i rastësishëm, është produkt i treshes tjetër PDK-SHIK-LDK, të cilët për interesat e tyre strategjike i kanë katapultuar në kreun e Gjyqësorit kosovar. “Ky produkt i SHIK-ut ,PDK-se dhe nëntokës së LDK-së, përveç degradimit të sistemit të drejtësisë, e kanë kapur Gjykatën Supreme dhe të gjitha gjykatat e tjera, duke e shndërruar Pallatin e Drejtësisë në një Pallat të Padrejtësisë.
Treshja e sipërpërmendur, duke punuar në shërbim të politikës aktuale, përveç pasurimit të paligjshëm, janë shndërruar në mentorë të njerëzve të inkriminuar, që e degradojnë sistemin e drejtësisë dhe që punojnë për politikën e inkriminuar aktuale në pushtet dhe opozitë. Partitë në pushtet, treshen e inkriminuar e përdorin si figura shahu në tabelën e njollosur të drejtësisë kosovare”, theksoi ai. “Rokadën apo ndërrimin e posteve të tyre e bëjnë sipas shërbimeve që ata u bëjnë liderëve partiakë e shtetërorë, siç është rasti tani me tentativën për vendosjen e Saliukës në krye të KQZ-së në prag të zgjedhjeve të parakohshme qendrore dhe atyre lokale, që pritet të mbahen në afatin e rregullt zgjedhor, në vjeshtën e këtij viti. Siç po shihet, kjo treshe nuk e ka ndërmend të ndjekë rastin pozitiv të gjyqtarit Fejzullah Hasani, i cili u tërhoq për t’u lënë vendin gjyqtarëve të rinj, që të vijnë në sistemin e drejtësisë”, ka potencuar Zeqa./Kosova Sot
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “FREE ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është parë dje në inaugurimin e ...
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë besimtarëve bekt...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i është përgjigjur m...
Askush nuk duhet të ketë iluzione, Rusia e sheh sot Ballkani...
Policia ka identifikuar viktimën e gjetur dy ditë më parë në...
Në muajin Shkurt 2017 numërohen 117 aksidente rrugore. Në kr...
Të dashur lexues, këtu mund gjeti titujt kryesorë të gazetav...
Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo dite nuk ka për te qene shume...
Inxhinieri Sergi Santos ka krijuar robotin e ri kukull, të q...
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur intervistën te “Sudio e H...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo i ktheu një përgjigj...
Kryeministri Rama ka folur për një koalicion të mundshëm me ...
Komisioni AD Hoc pritet të mblidhet ditën e premte për verif...
Kur isha e pamartuar, një djalë në fqinjësi më ngacmonte çdo...
Fluksi i ndërtimeve, sidomos në zonat bregdetare, ka nxjerrë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një sqarim mbi takimin...
Letra e radhës e dërguar për “Diedre” psikologen e britanike...
Gjatë intervistës në “Studio e Hapur”, kryeministri Edi Rama...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...