Mandat i dytë si President?/ Ja si përgjigjet Bujar Nishani
Në daljen e stome për shtyp, Presidenti Nishani i është përg...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kanë relativizuar sot krizën politike në vend, duke e nxjerrë atë jashtë zyrave kryesore të shtetit shqiptar dhe duke e përqëndruar tek çadra e opozitës dhe tek zyrat e LSI. Përpjekjet për të shantazhuar qeverinë të dorëzohej para kërkesës për qeveri teknike, morën një përgjigje të fortë refuzuese, të inkurajur dhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa shpresat se Presidenti i Republikës, do të përdorte të drejtën e dekretit, si një urë zjarri për të hedhur në erë institucionin kryesor të shtetit shqiptar, u shuan po ashtu, pas ndërhryjes së faktorit ndërkombëtar në Presidencë.
E përbashkëta e dy akteve të së dielës pasdite, është nxjerrja e krizës nga zyrat kryesore të shtetit shqiptar dhe çuarja e saj, atje ku ka nisur, tek çadra e opozitës dhe tek mbështetja që kjo çadër gjen nga një prej aleatëve kryesorë të qeverisë, LSI.
Më qartazi, ?topat? kanë ngelur në fushën e Ilir Metës. I pari ia la Edi Rama. Me fjalimin e tij të parë të ashpër, të qartë, të vendosur, të pashresë për kompromise antikushtetuese, dhe shumë larg të të ndjerit i shantazhuar, fjalimi i Edi Ramës për opozitën, ishte një kambanë që binte për veshët e Ilir Metës. Ai tha qartë se më 18 Qershor, shqiptarët do të dalin në zgjedhje dhe ata duan të shikojnë ofertat e partive politike. Ato parti që nuk duan të paraqesin ofertën e tyre, mund të mos e bëjnë. Do ketë rast tjetër pas katër vjetësh dhe mund ta bëjnë.
Qëndrimi i prerë i Edi Ramës, e vë LSI në pozitë të vështirë, duke e detyruar ti japë fund lojës me dy fusha dhe dy topa. Ata janë tani përballë topit për ta gjuajtur. Ose do luajnë me qeverinë, ose me opozitën. Çdo vendim i tyre është i ligjshëm dhe vlen për të çliruar energji për zgjidhjen e krizës. Edhe nëse bashkohet me opozitën, ai mund të jetë promotor i zgjidhjes së krizës. Edhe nëse qëndron me qeverinë, mund ta jetë faktor i zgjidhjes së krizës. I vetmi pozicion i papranueshëm i LSI, është ky që është aktualisht, me një këmbë në çadër dhe me një këmbë në qeveri.
I dyti që ia la në derë topin në fushën e saj LSI, ishte Bujar Nishani. I gjendur nën presionin e Berishës, Bashës por dhe LSI, kundër emërimit të Fatmir Xhafajt, Bujar Nishani u përball po ashtu me leximin e Kushtetutës nga faktori Perëndimor në Tiranë, që i ka kujtuar atij, se i vetmi standard që duhet të plotësojë një Minister, është të qenit deputet dhe si i tillë nuk mund ta refuzosh. Dhe Bujar Nishani, duket se u detyrua ta lexojë Kushtetutën ?sipas Lu? dhe ta mbajë fjalimin ?sipas Lulit? .
Ai e çoi Xhafajn në Kuvend dhe LSI duhet të dëshmojë tani me votën e saj, nëse i qëndron fjalëve që pëshpëriten tek çadra, apo fjalimeve publike pro qeverisë. Kështu që LSI është në provë qoftë për t?iu kundërvënë Ramës për fjalimin që mbajti, duke ikur nga qeveria, dhe duke ju bashkuar çadrës, qoftë dhe duke hedhur poshtë dekretin e Nishanit për Xhafajn. E vetmja gjë e ndaluar dhe në këtë rast, është të bëjnë atë që bëri Nishani, e të thonë që nuk na pëlqen ky Fatmir Xhafaj, por do ta votojmë.
Dy qëndrimet e fundit, ai i Kryeministrit dhe i Presidentit të vendit, tregon se kriza ngeli jashtë dy institucioneve kryesore të shtetit shqiptar dhe tani është thjeshtë një betejë politike dhe luftë nervash. Faktori ndërkombëtar, është qartazi në anën e ruajtjes së institucioneve të shtetit nga virusi i krizës dhe kundër çdo loje me 18 Qershorin.
Opozita duhet të ribëjë llogaritë e saj, me, apo pa ata, me të cilët i ka nisur këto llogari dhe të marrë një vendim. Pasi nëse nuk ka ofertë të PD më 18 Qershor të 2017, në Qershor të 2021, mund të mos ketë as PD.
Në daljen e stome për shtyp, Presidenti Nishani i është përg...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrje...
Çdo gjë në Univers është në lëvizje, për shkak të forcave që...
Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një aktivitet me të ri...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dalë sot në një kon...
Koncepti i “grupit armiqesor” dhe “konspiracionit” eshte i v...
Zona e Komunës së Parisit në Tiranë ndodhet në rrezik epidem...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pritet sot të dalë në...
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot komunikimin e përjav...
Janë kthyer prej vitesh në një ilaç të mrekullueshëm natyror...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rr...
Kompjuterët janë shumë më tepër se sa thjeshtë ata përpunues...
Mediat pranë Ilir Metës raportuan sot për tërheqjen e kryemi...
Portali “360 gradë”, i cili njihet si një ndër portalet me m...
Qindra ushtarë britanikë dhe tanke janë nisur drejt kufirit ...
Brixhida dhe Koço Kokëdhima kanë udhëtuar këtë të diel drejt...
“Kompanitë e rrjeteve sociale si Facebook, Alphabet, Tw itte...
Jo vetëm prindërit i kushtojnë kujdes fëmijëve, por ndonjëhe...
Paradite në Sheshin e Lirisë, kryetari demokrat Lulzim Basha...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka sulmuar ish-kryemini...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...