Plas brenda koalicionit/ Nikolla i përgjigjet Kryemadhit: Po cënon arritjet për vota
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur dep...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, thotë se mazhoranca duhet të ulet në tavolinë për diskutime me opozitën, ndryshe bllokohet vetingu.
Ai thotë në një intervistë për TVSH-në, se LSI është kundër kërkesave maksimaliste të PD-së, por me të duhet të dialogohet.
Z. Vasili, në fazën ku ndodhet, sa është e kompromentuar dhe sa ka humbur nga vetja Vetting-u?
Unë nuk bëj vlerësime të karakterit moral, humbje apo fitim për Vetingun. Vetingu është një proces, i cili ka filluar me mjaft vullnet politik, të cilin ne po e shprehim shumë qartë edhe me vendimet e njëpasnjëshme në Parlament. Po krijojmë të gjitha premisat e mundshme që ky proces të eci para dhe të mos ndalet në asnjë rast, pasi është një proces i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi në tërësi dhe është një nga elementët delikatë të kësaj reforme.
Z. Vasili, jeni përpjekur të shprehni pamjaftueshmërinë e kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë? Ku mungojnë këto kompetenca?
Jo, nuk kam shprehur pamjaftueshmërinë, por në rastin e miratimit të ligjit të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë, i cili u shqyrtua para pak ditësh në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, kam shprehur disa përmirësime, të cilat duhet t?i bëheshin ligjit për ta bërë më funksional, jo vetëm ligjin, por edhe për të rritur efektivitetin e Ministrisë së Drejtësisë. Dhe rast më të mirë se sa momenti kur ligji i drejtësisë për Ministrinë e Drejtësisë do të miratohej, nuk kishte për ta bërë këtë gjë. Dhe përgjithësisht kam vënë re që është gjetur një mirëkuptim edhe me Komisionin e Ligjeve për t?i reflektuar jo thjesht dhe vetëm për Ministrinë e Drejtësisë në vetvete, por në të mirë të atij komunikimi të përditshëm që qytetarët kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mënyrë që ajo të jetë sa më e dobishme për ta dhe asgjë më shumë se sa kaq. Sigurisht edhe për raportet që ajo ka me mjaft çështje të tjera, të cilat ajo i mbulon dhe për të cilat kërkon një qartësim në ligj për të evituar edhe boshllëqet, edhe keqkuptimet.
Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet ende optimiste se Vetingu do të zbatohet edhe me konsensusin e opozitës?
Ligji që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë ndryshimet kushtetuese, sigurisht kërkojnë një bashkëpjesëmarrje të opozitës, pasi ju e dini që ligji flet qartë që komisionet përkatëse janë të përbërë në mënyrë të barabartë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës dhe natyrshëm kjo kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës. Nëse do të flasim politikisht, ky proces e kërkon konsensualitetin, pasi këto komisione nuk do kishin mundësi të funksiononin për arsye të mospasjes së një mazhorance të asnjërit krah. Dhe sigurisht që edhe fryma me të cilën u miratua Kushtetuta ishte pikërisht ky konsensualitet. Procesi i Vetting-ut në tërësinë e tij është i ndërtuar mbi këtë logjikë.
A qëndrojnë amendimet e kërkuara nga opozita për Vettingu-n?
Nuk jam njohur me amendime përkatëse për Vetingun. Ju e dini që Vetting-u është ankimuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka një vendim të kësaj Gjykate dhe s?na mbetet gjë tjetër veçse të ecim me zbatimin e këtij ligji, pasi edhe procesi ankimor është shteruar dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër besoj përveçse zbatimi të legjislacionit që kemi në fuqi.
Qeveria teknike është e vetmja rrugë për opozitën për t?ju bashkuar në proceset konsensuale. A ka ndonjë rrugë tjetër?
Nuk kam qenë mbështetës në asnjë rast, as unë dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, i qëndrimeve ekstremale apo qëndrimeve që imponojnë zgjidhje të tilla. Besoj që ulja në tavolinë, dialogu, i cili është shumë i domosdoshëm edhe për Reformën në Drejtësi, edhe për arsyet që unë rreshtova më lart, të cilat janë ligjore në lidhje me Vettingu-n, kërkojnë patjetër një bashkëpunim mazhorancë ? opozitë për t?i hapur rrugë kësaj Reforme në Drejtësi, e cila është e bashkëpranuar nga të gjithë faktorët politikë. Dhe natyrshëm, çdo lloj kërkesë e karakterit maksimalist ? ultimativ e vështirëson dialogun, vështirëson edhe arritjen e gjetjes së një zgjidhjeje. Pra, në të gjitha rastet, besoj që tavolina politike, pa tabu, e cila diskuton gjerësisht për çdo gjë dhe eksploron të gjitha llojet e zgjidhjeve, është rruga më e mirë. LSI i ka bërë vazhdimisht shërbim pikërisht jo konfliktualitetit, por gjetjes së zgjidhjeve.
Z. Vasili, tashmë me postin e ri si ministër i Drejtësisë nuk ju kemi parë të uleni aty ku ulet kabineti qeveritar, por në vendin e Grupit Parlamentar të LSI-së. Përse?
Unë jam pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së dhe ky është një detaj krejtësisht i parëndësishëm për mua. Detyrimi im është që si deputet i Kuvendit të Shqipërisë të votoj në mënyrë të përgjegjshme dhe së bashku me Grupin Parlamentar të LSI-së, nismat që paraqiten. Se cili është vendi se ku vendoset kartoni në sallë, për mua është i parëndësishëm.
Koalicioni dhe zgjedhjet e 18 Qershorit ?
Ne jemi në një koalicion me Partinë Socialiste, kjo është e qartë. Është një koalicion, i cili përballet me problematika, edhe të qeverisjes, por edhe problematika të tjera politike. Ndërsa, përsa i takon mënyrës se si do të garohet, përpara se të shkojmë tek një përgjigje e tillë, që për mua nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është të përfundojmë Reformën Zgjedhore, të përgatisim një Reformë Zgjedhore për t?i dhënë fund zgjedhjeve të kontestuara dhe të papranuara dhe njëkohësisht të vëmë në lëvizje, të eci përpara Reforma në Drejtësi. Këto janë dy çështje madhore, të cilat janë ato që janë në axhendën themelore të politikës shqiptare. Dhe detyrimisht, këto janë ato të cilave duhet t?u japim përgjigje.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur dep...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ftua...
Është një deputete me një emër të çuditshëm, që nuk është as...
Kryebashkiaku Xhelal Mziu, i shoqëruar nga kreu i PD Lulzim...
PS pret një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asam...
Pas thashethemeve vjen realiteti: Instagram “revolucionarizo...
Është një ves i përsëritur që flet shumë për ju: sygjerohet ...
Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë mesditës ...
Një aksident është shënuar në aksin Tepelenë- Gjirokastër, k...
Në ditën e 29-të të qendrës për zgjedhje të lira dhe të nder...
Tensioni i vazhdueshëm mes Ankarasë zyrtare dhe Evropës vazh...
Carlsi, Princi i Uellsit dhe trashëgimtari i kurorës britani...
Senatori italian, Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për...
Uniformat blu kanë vijuar sot një aksion që është shtrirë në...
Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Një 44 vjeçar është vënë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren Kodheli, ...
Ditën e sotme u publikua vendimi i gjykatës për “Bandën e Er...
Fitorja e Trump në Shtetet e Bashkuara, një administratë end...
Policia e Tiranës ka hedhur dritë mbi një ngjarje të ndodhur...
Vjollca Hoxha del shumë pak në publik. Ajo njihet si e vej...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...