“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Është një deputete me një emër të çuditshëm, që nuk është as shqiptar, por që nuk gjendet në asnjë gjuhë të botës. Fjalët më të afërta me emrin e saj janë ?mesele? në turqisht dhe ?missile? në anglisht.
Fjala ?mesele? do të thotë rrëfenjë. Fjala ?missile? do të thotë raketë. Meqënëse ashtu ishte meseleja që çoi në lindjen e saj, zonja pati fatin të ketë një emër të çuditshëm dhe një personalitet të llojit ?missile?. Emri i saj i pashpjegueshëm në shqip dhe në ndonjë gjuhë tjetër të botës, mund të shpjegohet afërsisht kështu: Mesele me missile.
Meseletë me missile janë specialiteti i zonjës. Në ditët pas 21 janarit 2011, ajo, në një debat televiziv duke iu përgjigjur përfaqësuesve të opozitës së kohës, sot në pushtet, të cilët e akuzonin Berishën se kishte vrarë në 21 janar, tha se Berisha duhet t? i kishte varur nëpër palmat e bulevardit edhe deputetët e opozitës.
Historia ka treguar se kur një femër me sy blu të thellë i thotë një mashkulli që zotëron fuqi zjarri të madhe që të tregohet i pamëshirshëm me kundërshtarët, ndodhin gjakderdhje të mëdha. Është fat që 21 janari përfundoi me vetëm katër të vrarë.
Kohët e fundit, zonja e drejtoi mbi Maqedoni vështrimin blu që lëshon missila dhe ja tek erdhi një missilë: Maqedonia është Iliridë!
Një shtet me emrin ?Iliridë? ka ekzistuar aq sa emri i kësaj zonjës që është diçka ndërmjet fjalës ?Mesele? dhe ?Missila?. Domethënë nuk ka ekzistuar kurrë. Pjesa më e madhe e Maqedonisë së sotme ka qënë Maqedoni që në kohët e lashta. Pjesa perëndimore e saj ka qenë Iliri, dhe ka qenë pjesë e territorit të dy mbretërive ilire (Dardanisë dhe Mbretërisë së Ilirisë), por jo Iliridë, fjalë që madje është një helenizëm. Merret vesh, kjo mesele me missile antimaqedone erdhi pasi Kryeministri Rama bëri gafën e madhe që në zyrën e tij të nënshkruhej marrëveshja e partive shqiptare në Maqedoni, me kërkesën për bërjen e gjuhës shqipe zyrtare në krejt territorin e Maqedonisë, edhe atje ku nuk kishte shqiptarë.
Çudia është se deri tani, kjo deputetja me emër të çuditshëm, nuk ka thënë diçka kaq të bujshme që të ketë lidhje me Çamërinë, sa ç? tha për Maqedoninë. Megjithëse deputetja me emër të çuditshëm pak kohë më parë u largua nga PD për t? iu bashkuar një partie aleate me qeverinë, sipas saj sepse kishte për zemër zgjidhjen e çështjes çame, që gjoja e ka si përparësi partia së cilës iu bashkua. Nëse do të kishte qenë vërtet kështu, zonja do të kishte marrë së paku tani mbiemrin e bashkëshortit cam, të cilin nuk e ka mbajtur pas martesës.
Në vitin 2000, kur PD në atë kohë në opozitë po kalonte një periudhë konflikti të madh me qeverinë socialiste, për shkak të kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore, deputetja me emër të çuditshëm ishte zëdhënëse e Kryeministrit Ilir Meta. Në atë kohë PD mbante çdo ditë tubime proteste para selisë së Kryeministrisë. Zëdhënësja e kishte bërë praktikë që të dilte te hyrja e mbrojtur nga dy policë me mburoja dhe të shante protestuesit. Si pasojë drejt saj dhe ndërtesës fluturonin shishe plastike, flakadanë, vezë, domate, gurë të futur në prezervativë etj.
Në një rast Kryeministri e pa aq të lodhur dhe të përlyer sa i ofroi pa të keq që të hynte dhe të lahej në vaskën që kishte ndërtuar në banjën e zyrës së tij. Zëdhënsja e pranoi ofertën menjëherë. Por fjala shkoi te zonja e Kryeministrit e cila gjendej disa dhjetra metra larg në barin e ?Rognerit?. Zonja e Kryeministrit erdhi me shpejtësi, shkoi drejt e në banjë dhe e nxorri për flokësh zëdhënësen që ulërinte. Në korridor zonja e kryeministrit e shtyu tjetrën nëpër shkallë dhe u kthye pas për t? i hedhur në fytyrë Kryeministrit tufën e flokëve të verdhë, të lagur, që i kishin mbetur në dorë. Askush nuk guxoi që ta ndihmonte zëdhënësen, përveç një gardisti shpirtmirë që hoqi xhupin e vet dhe ia dha ta vishte.
Ata që nuk e besojnë këtë histori i ftoj që të sjellin ndërmend imazhin e kësaj deputetes me emër të çuditshëm në funeralin e Sokol Olldashit, kur ajo, paturpësisht bëri gjithçka që të tregonte me pamje dhe me sjellje, se kishte të drejtë që të mbante zi për të ndjerin, më shumë se bashkëshortja e tij.
U desh të kalonin nëntë vite që Berisha të mendonte se ishte harruar kjo histori. Kështu që e bëri ish-zëdhënësen me emër të çuditshëm deputete të PD-së. Dy herë rresht madje. Si shpërblim ajo e braktisi PD-në dhe shkoi iu bashkua një partie që është aleate me PS-në në koalicionin qeveritar. Nuk dihet nëse me këtë rast zonja ka bërë përpjekje për të vizituar vaskën e zyrës kryeministrore.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu, i shoqëruar nga kreu i PD Lulzim...
PS pret një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asam...
Pas thashethemeve vjen realiteti: Instagram “revolucionarizo...
Është një ves i përsëritur që flet shumë për ju: sygjerohet ...
Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë mesditës ...
Një aksident është shënuar në aksin Tepelenë- Gjirokastër, k...
Në ditën e 29-të të qendrës për zgjedhje të lira dhe të nder...
Tensioni i vazhdueshëm mes Ankarasë zyrtare dhe Evropës vazh...
Carlsi, Princi i Uellsit dhe trashëgimtari i kurorës britani...
Senatori italian, Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për...
Uniformat blu kanë vijuar sot një aksion që është shtrirë në...
Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Një 44 vjeçar është vënë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren Kodheli, ...
Ditën e sotme u publikua vendimi i gjykatës për “Bandën e Er...
Fitorja e Trump në Shtetet e Bashkuara, një administratë end...
Policia e Tiranës ka hedhur dritë mbi një ngjarje të ndodhur...
Vjollca Hoxha del shumë pak në publik. Ajo njihet si e vej...
Një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve nar...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrj...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me artistë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...