Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Kompania kundërajrore ishte vendosur ku fusha e aviacionit ndahej me lagjen Çole të Vlorës.
Unë dhe Braçja nuk bënim stërvitje, nuk mbanim pushkë, kundragaz, helmetë. Punonim në prapavijë, unë tornitor, Braçja murator.
Braçja nuk fliste me askend. Rrinte mënjanë në një vetmi sa krenare dhe kërcënuese aq dhe të urtë e të butë, çka Braçen e bënte të mistershëm, të largët, të paarritshëm.
Braçja ishte skraparlli nga ?Tre Avgatë?. Gjyshja ime ishte skraparlleshë nga Veleshnja. Ishte ndoshta kjo arësyeja që i vetmi me të cilin Braçja këmbente ndonjë fjalë isha unë.
Mua nuk më vinin të bëja roje. Nuk kishin besim. Më konsideronin armik. Kisha një kushuri që stërviste diversanta në Gjermani.
Braçja më kishte thënë se kishte një xhaxha të pushkatuar. Megjithatë, ndoshta sepse vinte nga një fshat i thellë dhe nuk e dinin ose nuk i jepnin rëndësi, Braçen e vinin ndonjëherë të bënte roje, te depot e karburantit, magazinat e municioneve, natën rretherrotull kapanonit etj. Kur i thoshin Braçes të bënte roje, Braçja bëhej keq, sëkëlldisesj. Vinte më thoshte; Nuk jam unë për këto gjëra. Unë jam çoban që ruaj bagëtinë, dal livadheve, dëgjoj këngët e zogjve, fëshfërimat e pyllit, gurgullimat e përrenjve. Më ka mësuar babai të bëj gardhe, mure, suvara, tavane. Armët e mia janë sqepari, mistria. Ja kjo është koburja ime. Dhe më tregonte sqeparin që e mbante gjithë kohës në brez. Aman o Braçe, i thosha, aman mos bëj naze se do marrësh veten më qafë me këto lakra që ke në kokë. Nuk po të them të bëhesh revolucionar, marksist, leninist, stalinist, maoist. Po të them të përmbahesh pak. Nuk bindej Braçja. E kishte tmerr kur e vinin të bënte roje mbi Vendkomandë.
Vendkomanda ishte një ngrehinë e ulët kuadratike gjysëm nën tokë në sheshin para fjetores. Brenda saj rrinin dy telegrafista që merrnin e jepnin urdhëra. Vendkomanda mbulohej nga një terracë betoni nja dhjetë metra e gjatë, pesë metra e gjërë. Mbi terracën e Vendkomandës rrinte natë e ditë një roje me pushkë në krah, helmetë në kokë, dylbi në qafë. Roje që ndërrohej çdo tre orë, duhej të vëzhgonte qiellin dhe të lajmëronte kur të afrohej ndonjë avion armik, një çmenduri e pashoqe.
Ishte ora nja dhjetë paradite. Na kishin mbledhur tek ?Dhoma e Kulturës? për të bërë atë që e quanin ?Ora e edukimit politik?. Komandanti i kompanisë, një vlonjat faqekuq me emrin Nasho rrihte të tërhiqte vëmendjen e ushtarëve të përgjumur e të uritur për rrezikun ushtarak imperialisto-revizionist. Fol e fol Nashua, kur u dëgjua një goditje e shkurtër, një ?gup? e thellë, e mbytur. Pas pak çastesh hyri pa trokitur njëri nga telegrafistat e Vendkomandës. J?u afrua Nashos i tha diçka në vesh. Dolën të dy jashtë duke u kujdesur të mbyllnin derën nga pas.
Pas nja gjysëm ore u muar vesh çfarë kishte ndodhur. Pak minuta para se ta mbaronte shërbimin e rojës mbi venkomandë, Braçja kishte mbështetur qytën e pushkës mbi beton, grykën në zemër, dhe e kishte shkrepur.
Atë pasdite ushtarët e kompanisë i morën në spital për të dhënë gjak për Braçen. Mua jo. Mua nuk më thirrën. Gjaku im prej armiku nuk u duhej as për Braçen me xhaxha të pushkatuar.
Ngjarja e kobshme mbeti e shurdhët sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Pas ca ditësh u muar vesh se Braçja kishte vdekur në vend me kraharor të shqyer.
Pyetja; Pse morën gjak për një të vdekur ? na shkaktoi një habi të frikëshme që na mbajti pezull disa muaj.
Një mjek vlonjat që vinte në atë repart për të bërë Zbor dhe fliste nën zë për libra dhe kanconeta, sipas të cilit, jeta pa lexuar të paktën një roman në muaj, pa ditur t?i bijesh një vegle muzikore, pa pasur një dashnore, nuk është jetë por ferr, ma zbuloi misterin e marrjes së gjakut. Gjaku që morëm për Braçen që vdiq në vend, më tha mjeku, i duhej spitalit për të tjerë ?Braçe? që do tentojnë të vetvriten por nuk do vdesin në çast. Pa braçera dhe gjakra nuk jeton dot Shqipëria./Ypi.al
Përfaqësuesit e shoqërisë civile zhvilluan mbrëmjen e kaluar...
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë sot taki...
Duke dëgjuar fjalimet e Byrosë, ai e kishte fare thjeshtë ta...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Katër gjykatës britanikë kanë humbur vendin e punës, pasi u ...
Prapaskena korruptive për pushtet, biznes, interesa të ngush...
Si dite e premte dhe afer fundit te javes, eshte nje dite e ...
Flasin aktoret e pornografisë për gabimet që meshkujt bëjnë ...
Nëse e keni zakon të karikoni telefonin tuaj në baret ku pin...
Duke filluar nga data 11 prill “Microsoft” nuk do të mbështe...
Palët duhet të kthehen tek dialogu dhe Kosova nuk mund të bë...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vi...
Nëse keni vendosur të humbni peshë, por thjesht nuk keni koh...
Kreu i opozitës Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja Desada M...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar sot në r...
Pasdite në sheshin e lirisë qytetarët u mblodhën për të dëgj...
Pasditen e 27-të në Sheshin e Lirisë të organizuar rreth for...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot i ftuar në emisionin “Të...
Në 15 mars të këtij viti, pikërisht në përvjetorin e shpërth...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...