Horoskopi e premte 17 mars 2017
Si dite e premte dhe afer fundit te javes, eshte nje dite e ...
Prapaskena korruptive për pushtet, biznes, interesa të ngushta,shkruan gazeta Kosova Sot.
Mënyra të cilën e ka gjetur klasa politike në pushtet për të qeverisur vendin, si ajo në nivelin qendror edhe në atë lokal, madje i gjithë spektri politik, qoftë pozita apo opozita e nivelit qendror, po bënë që Kosova të ndërtohet si një shtet i shantazhit jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Analistët politikë e shohin një gjendje të tillë të shtetndërtimit të korruptuar për faktin se që prej pasluftës, protagonistët e këtyre viteve janë mësuar me shantazhe, kërcënime, prapaskena, dallavere e mashtrime ndaj njëri tjetrit, e që realisht krejt këto taktika shantazhi janë bërë model pune në Kosovë. Edhe emërimet e ndryshme, kur janë bërë nga oligarkët e pushtetit, gjithnjë janë bazuar në mundësinë e shantazhit. Tani del si konstatim se krejt kjo klasë politike është mësuar që paraprakisht të shantazhojnë rivalët, të shantazhojnë bile edhe njëri-tjetrin, për interesa të ngushta, për tenderë, për para, për pushtet, duke e bërë të shantazhuarit mënyrë e të menduarit e jetesës, formë qeverisjeje, sindrom të pashërueshëm dhe të metastazuar në shoqërinë kosovare, sepse politikanët e inkriminuar të vetmen mënyrë për të mbetur në pushtet e kanë shantazhin. Analisti politik Nexhmedin Spahiu thotë se për faktin që në Kosovën e pasluftës rolin kryesor në ndërtimin e institucioneve të para të shtetit e kanë pasur ndërkombëtarët, kryesisht amerikanët, instalimi i një politike të tillë është gabimi më i madh që e kanë bërë këta aleatë të mëdhenj të shtetit të Kosovës dhe tani e kanë problem ta riparojnë gabimin. “Këtë mendësi politike na e kanë instaluar amerikanët. Na kanë konsideruar tepër primitive dhe si të tillë nuk e kanë llogaritur në partneritetin tonë racional. Nuk kanë pasur shumë nerva të na bindin për gjërat, të cilat kryesisht i kanë bërë edhe në interesin tonë. Më e lehtë u është dukur të punojnë me persona të dëgjueshëm e të tillë pra janë kryesisht personat e shantazhuar”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.
Të zhytur në bolshevizëm
Edhe analisti Jeton Kelmendi thotë se qeverisja e shtetit nga njerëzit e tillë është një e keqe e madhe me të cilën ballafaqohet qytetari dhe e bën të pamundur perspektivën për zhvillim, sepse kjo është metodologji e komunizmit dhe socializmit rus, pjellë e doktrinës bolshevike. “Është një fenomen i shëmtuar kur zyrtarët politikë e shtetërorë mjetin më të fuqishëm e kanë shantazhin. Mendoj se kjo formë është e njohur dhe si e tillë origjinën e ka nga politika bolshevike. Në Kosovën e pasluftës u krijuan figura dhe grupime politike, të cilat me shantazhe kapën pushtetin dhe madje me shantazhe edhe po e mbajnë edhe sot. Pra, të fuqishmit u fuqizuan brenda Kosovës me këtë koncept politik, ndërsa duke përdorur mjete jodemokratike ata u bënë edhe vetë të shantazhuar, por tani nga faktorët e jashtëm”, tha ai. Po çka ndihmon në shantazhim e shtron çështjen z. Kelmendi. “Duke qenë lakmitarë të pasurisë dhe pushtetit disa figura politike, që për fat të keq nuk janë të pakta, u zhytën thellë në krime të ndryshme dhe prej fukarenjve u bënë pasanikë, tani për ta shpë- tuar veten po dëshmohen edhe më “zemërgjerë”, duke shitur interesat e vendit dhe kjo është fatkeqësia më e madhe”, ka potencuar ai. “Ndërsa për këta të shantazhuarit brenda faktorit politik vendor është e keqe, por këtu të shantazhuar janë personat me njolla biografike, për të cilët nuk duhet shqetësuar shumë. Kjo është bërë fenomen dhe pa rrëzimin e kësaj kaste politike të shantazhuar dhe shantazhuese nuk do të ketë mbarësi ky vend. Mendoj se të dyja këto kategori janë produkt i një shterpësie politike për të prodhuar ide dhe projekte konkrete zhvillimore e strategjike”, tha Jeton Kelmendi.
Dhuna psikologjike
Edhe sipas analistit Hidajet Ahmeti është logjika e mbrapshtë e instaluar në shoqërinë kosovare të pasluftës, e veçanërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ajo që ka krijuar standardë të tillë negativ për funksionimin e shtetit e në veçanti e shoqërisë në përgjithësi. “Dhuna psikologjike, shantazhi, kërcënimi dhe presioni kanë ndërtuar dhe kanë prodhuar një fryme të “normalitetit” shoqëror, gjithherë duke i shërbyer një komuniteti të vogël njerëzish”, është shprehur ai.”Shantazhi si mekanizëm i dhunës psikologjike ka prodhuar një realitet të hidhur e mbi të gjitha ka krijuar mekanizëm të jashtëligjshëm për funksionimin e shoqërisë kosovare. Komuniteti i vogël politik në shumë raste ka mbijetuar dhe funksionuar falë këtij mekanizmi antiligjor, por njëkohësisht edhe amoral”, vijoi më tutje Ahmeti. Sipas tij diskursi i përditshëm si në media të shkruara dhe elektronike, por edhe në tryeza të debateve televizive, nuk ka prodhuar diçka konkrete që shantazhuesit e kërcënuesit të nxjerrën para institucioneve të drejtësisë dhe ta vuajnë dënimin e merituar. Ahmeti thotë se ky komunitet i vogël njerëzisht janë munduar që zërin ndryshe ta shtypin përmes metodave ilegjitime dhe amorale, duke përdorur mekanizmin e dhunës psikologjike. “Shantazhi si mjet i dhunës psikologjike është bërë mjet i punës, e veçanërisht mbijetesës së disa politikanëve, të cilët në potencë janë në përfundim të karrierës politike, jo për shkak pensionimit në moshë, por shkaku i dëmeve që i kanë bërë Republikës së Kosovës e në veçanti qytetarëve të Kosovës”, ka pohuar Hidajet Ahmeti
Mafia errëson perspektivën
Sipas politologut Arsim Haziri, Kosova s’mund të jetë vend me perspektivë përderisa në skenë kemi këtë elite të çakorduar politike.”Konsideroj se për shoqërinë problemi kryesor qëndron politika e papërgjegjshme dhe mosllogaridhënia ndaj shoqërisë, të cilat kanë dhunuar shtetin dhe kanë fuqizuar pushtetin”, ka theksuar ai. Sipas tij, përderisa në Kosovë udhëheqin krimi dhe rrjeti i pandalshëm i mafiozitetit dhe oligarkisë, vështirë është të ketë funksionalitet të mbarë shtetëror. “Në një vend kur janë bërë mjete pune gjithë elementet negative dhe që minojnë stabilitetin demokratik, në atë vend s’ka dhe s’mund të ketë premtim për zhvillim e prosperimi. Kosova në situatën që është, është bërë pikërisht për shkak të validitetit të skajshëm të politikës së degraduar. Kjo mënyrë pune ka ngulfatur shtetin tonë dhe ka avancuar bizneset e politikës aktuale”, ka thënë më tutje ai.”Politika e sotshme konsiderohet armiku më i madh i popullit, kjo madje mbështetet në faktin se kjo politikë ka degraduar çdo institucion me rëndësi të madhe vitale vetëm për interesa personale, gjë që edhe dukshëm edhe po mund të vërehet”, tha politologu Haziri./Kosova Sot
Si dite e premte dhe afer fundit te javes, eshte nje dite e ...
Flasin aktoret e pornografisë për gabimet që meshkujt bëjnë ...
Nëse e keni zakon të karikoni telefonin tuaj në baret ku pin...
Duke filluar nga data 11 prill “Microsoft” nuk do të mbështe...
Palët duhet të kthehen tek dialogu dhe Kosova nuk mund të bë...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vi...
Nëse keni vendosur të humbni peshë, por thjesht nuk keni koh...
Kreu i opozitës Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja Desada M...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar sot në r...
Pasdite në sheshin e lirisë qytetarët u mblodhën për të dëgj...
Pasditen e 27-të në Sheshin e Lirisë të organizuar rreth for...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot i ftuar në emisionin “Të...
Në 15 mars të këtij viti, pikërisht në përvjetorin e shpërth...
Profesori Mark Marku ka deklaruar se nëse opozita vendos të ...
Analisti kosovar Baton Haxhiu, i cili e ka pranuar hapur miq...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, tha sot në emisionin “Të paekspozu...
Ndërkohë që qyteti i Kavajës pret zgjedhje të reja, pasi Elv...
Emisioni “STOP” solli këtë të enjte për të gjithë teleshikue...
Një vajzë në Britani është zhveshur në mes të qytetit dhe ka...
Kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët në Sarajevë, në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...