Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Po shtohen zërat e politikanëve evropianë që kërkojnë që shtetet e BE ta ndalojnë së bashku qeverinë turke të mbajë manifestime elektorale edhe në Evropë. Ky propozim bart në vetvete shanse dhe rreziqe njëkohësisht.
Kush duhet të ndihet i provokuar nga fjalimet elektorale të politikanëve turq: shtetet e veçanta evropiane apo i gjithë BE? Kancelari i Austrisë, Christian Kern e quajti “me vend një mënyrë të përbashkët veprimi të BE, për t’i penguar dalje të tilla në fushatën elektorale”. Me këtë ai përvijoi dimensionin e sfidës: fjalimet në fushatën elektorale të politikanëve të huaj janë një fenomen relativisht i ri në shtetet e BE. Dhe meqenëse bëhet fjalë për politikanët e një shteti të madh – Turqia ka rreth 80 milionë banorë – fjalime të tilla kanë peshë të konsiderueshme politike. Prandaj Evropa duhet të veprojë së bashku, u shpreh Kern. Një ndalim i fjalimeve të tilla në të gjithë Evropën mund të pengojë që disa vende si Gjermania të ndodhen nën presionin e Turqisë.
Ngjashëm u shprehën në fundjavë edhe politikanë gjermanë. Po sa i mundur është një pozicion i përbashkët i BE përballë Turqisë? I përjashtuar ai nuk është, por për momentin ka pak gjasa që ai të ndodhë, tha Raphael Bossong nga Instituti Gjerman për Politikën Ndërkombëtare dhe Sigurinë (Stiftung Wissenschaft und Politik). Ai nuk beson që një mobilizim i llojit të tillë mund të kthehet në një strategji të rregullt të qeverisë turke. “Nëse një gjë e tillë do të përsëritet dhe nëse nga kjo krijohet në plan afatmesëm një krizë, e nxitur edhe nga sanksione serioze kundër Holandës, atëherë një pozicion i përbashkët evropian do të bëhet i domosdoshëm.”
Fjalë të ashpra
Veçanërisht në Gjermani gjendja nuk duhet të shkallëzohet më tej, thotë Bossong. Pikërisht kjo është arsyeja pse Kancelarja Merkel ende nuk është shprehur për çështjen e një pozicioni të përbashkët evropian. Merkeli vërtet shprehu solidaritetin e saj me Holandën dhe e mori atë në mbrojtje përballë sharjeve të Erdoganit. Por ndaj veprimeve të përbashkëta – si ndalimeve për të hyrë në shtetet e BE – ajo ka qendrim të rezervuar, supozon Bossong. Shkaqet janë të dukshme: “Kjo nxit si populistët turq, ashtu edhe ata evropianë.”
Sepse nëse evropianët do të përgjigjeshin me instrumente të tilla, atëherë Erdogani mund t’i akuzojë ata edhe më tepër për një qendrim gjoja antiislamik. Dhe populistëve evropianë do t’u vinte për hosh çdo konflikt me politikanët islamikë. Që tani është e vështirë që të rikthehesh në format normale të komunikimit. “Përballë ashpërsisë së gjuhës së përdorur e ke të vështirë ta përfytyrosh si mund të dalësh prapë nga një tren i tillë, po të jetë vënë ai në lëvizje njëherë.”
Keqpërdorim i minoriteteve në politikën e jashtme
Njëkohësisht konflikti me BE prek një pikë, që mund të kthehet në çështje delikate për një sërë shtetesh: instrumentalizimi politik i minoriteteve. Manifestimet – të pakta në numër – në Rotterdam si dhe atmosfera euforike gjatë daljeve në fushatën elektorale të politikanëve turq në Gjermani lënë të kuptosh se disa politikanë mund ta përdorin praninë e bashkëatdhetarëve të tyre në botën e jashtme fare mirë si mjet presioni.
Të parat që e ndienë këtë ishin Gjermania, Austria dhe Holanda – shtetet e BE me numrin më të madh të minoriteteve turke. Se si mund të kthehen në top loje të politikës së jashtme minoritetet, kjo doli në pah edhe në konfliktin e Ukrainës. Deri sot, Rusia e argumenton politikën e saj ndaj vendit fqinj edhe me “mbrojtjen” e nënshtetasve rus. Edhe në Estoni dhe Letoni ekziston shqetësimi se minoriteti rus – që përfaqëson një të tretën përkatësisht një të katërtën e gjithë popullatës – mund të përdoret nga Moska si pretekst për një mënyrë më të ashpër veprimi përballë fqinjëve më të vegjël. “Më e mira është që hë për hë të mbahet një qendrim i rezervuar” nga ana e BE, thotë Bossong.
WhatsApp, shërbimi për mesazhe në pronësi të Facebook që për...
Gazetari Arian Çani që prej vitesh drejton emisionin “Zonë e...
Kriza dy-vjeçare politike në Maqedoni po hyn në një fazë të ...
I dashur Elvi !Se pari solidarizohem me ty si koleg e mik pë...
Lajmi i keq për ata që pëlqejnë luleshtrydhet: fruti juaj i ...
Disa studime kanë treguar se ekziston lidhje midis sëmundjev...
Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur”, në News24 nuk kanë mu...
Gjykata ka dënuar me 10 vite burg një shqiptar 36-vjeçar i c...
Në një lidhje me emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni...
Kryedemokrati Lulzim Basha shfaqet i palëkundur nga qëndrimi...
Kompania italiane ABK, nisi aktivitetin në Shqipëri në fushë...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjete...
Personazhet e dramës:-Edi Rama: Enver Hoxha -Saimir Tahiri: ...
Ende pa u dekretuar si ministër i Brendshëm, opozita ka nisu...
Presidenti i Republikës do të verifikojë tek SHISH 4 ministr...
Tirana ka festuar sot Ditën e Verës. Qindra mijëra njerëz ka...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot nga ça...
Një tjetër vendburim i naftës në Shqipëri është zhvatur për ...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Ti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...