Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryeministri Edi Rama po përgatit formimin e një qeverie teknike socialiste, përmes një sërë ndryshimesh drastike, të cilat pritet t?i bëjë publike ditën e hënë. Ndryshimet synojnë të çlirojnë nga detyra ministrat që do të udhëheqin qarqet kryesore në fushatën elektorale dhe të zëvendësohen nga figura më teknike brenda Partisë Socialiste.
Ndryshimet po përpiqen të frenojnë kërkesat e opozitës për një qeveri teknike dhe të qetësojnë aleatin kryesor brenda qeverisë, që edhe pse jo zyrtarisht, ka udhëhequr silurimet për disa ministra socialistë, në krye të të cilëve ka qenë Saimir Tahiri.
Por sa është fitore e opozitës dhe sa është e dobishme për socialistët kjo lëvizje?
Ashtu siç u përhap lajmi, fillimisht ishte fitore e thellë e opozitës. Lajmi fillimisht doli në shtypin afër Ilir Metës dhe u fokusua vetëm tek Saimir Tahiri. Në mesditë burimet afër qeverisë e konfirmuan atë dhe perceptimi publik është ai që thotë Astrit Patozi, një fitore e çadrës ende pa rënë shi.
Perceptimi se Edi Rama po dorëzonte Saimir Tahirin, nën presionin e Ilir Metës dhe opozitës, ishte një goditje e fortë për të, biles një gjë shumë më e dëmshme, se sa të ikte vetë Edi Rama.
Një lëvizje të tillë naive dhe frikacake, e pati bërë Sali Berisha më 1 mars të 1997, duke shkarkuar qeverinë ?Meksi? për të shpëtuar vetë, por 9 ditë më vonë dorëzoi pushtetin.
Në këtë pikë perceptimi i asaj që po bënte Rama paradite ishte politikisht jo korrekte dhe një dorëzim pa u hedhur ende pushkë e parë.
Këtë duket se e ka ndjerë dhe vetë Edi Rama, i cili filloi të sqarojë shtypin se nuk bëhet fjalë për ndonjë dorëheqje të Saimir Tahirit, apo ndonjë pazar për dorëheqje të tij, por për një skemë politike të Ramës, për ndryshime në qeveri për qëllime elektorale.
Të hënën ne do të mësojmë kush do të ikë e kush do të vijë, por askush nuk ka ndonjë kuriozitet për emra. Politikisht Edi Rama po bën një përpjekje për të konsumuar shanset e kërkesave të opozitës. Meqë opozita është përqëndruar tek emrat dhe tek ndryshimet në qeveri, të bindur se Rama nuk do t?i dorëzojë ata, ai po konsumon ndryshime politike në funksion të skemës së tij elektorale, për të mos biseduar me opozitën, por me socialistët.
Këto ndryshime natyrisht që shmangin trazirat brenda PS, pasi paketohen me disa parime elektorale, por nuk zgjidhin gjë në raport me opozitën dhe Ilir Metën. Opozita ndjehet dhe më keq nga ndryshimet, pasi duke qenë se është investuar kundër disa emrave të përveçëm, do ta ketë të vështirë të kundërshtojë zëvendësimin e tyre. Asaj po i ndodh pak a shumë si në atë anektodën kur dikujt i humbi gruaja dhe shkoi ta kërkonte tek zjarrfikësja.
-Po pse e kërkon këtu, i tha shefi, shko tek policia.
-Jo, atje nuk shkoj se kam frikë se ma gjejnë e ma kthejnë, i tha ai.
Opozita në fakt nuk do pikërisht këtë që po bën Edi Rama, një qeveri teknike socialistësh, e cila thjeshtë promovon disa socialistë të tjerë. Dhe ia kthen opozitës problemin në shtëpi.
Ilir Meta, po ashtu mund të ndjehet mirë, që në listën e të larguarve mund të jetë Saimir Tahiri, por nuk besoj që është i lumtur, pasi nuk është negociuar me të ky ndryshim. Ashtu si ai nuk e pyeti kurrë Edi Ramën, kë do t?i çonte për ministër, duket se edhe Edi Rama e respektoi këtë traditë deri në fund.
Kështu, në finale mos prisni ndonjë gjë të madhe. Çadra do të vazhdojë të qëndrojë në bulevard, të protestojë ndaj qeverisë teknike socialiste, Ilir Meta do të vazhdojë të bëjë thirrje për të qenë negociator për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa Edi Rama do fillojë të flasë për teknikët e qeverisë së re socialiste. Secili në hall të vet!
Google para pesë vjetësh kishte hapur shitoren dixhitale për...
Dokumentet më të fundit të publikuara të CIA-së, të postuar ...
Shkencëtarët amerikanë theksojnë se qershitë kanë efekt kund...
Pas kërcënimeve të ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglu qeve...
Limoni sjell përfitime dhe trajton një numër të madh problem...
Një çift shqiptar me banim në Bari të Italisë ka dalë fitues...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u ndalua të ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se do të ...
Te gazeta “Shekulli” para dy ditësh, në një intervistë ja se...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale një kar...
Pas lajmeve për largimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Ta...
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kallëzuar në prokurori 71 biz...
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Baraj, është ndarë...
Ditën e sotme, firma që po kryen zbatimin e projektit “Velie...
Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, krye...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, z...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka komentuar sot lajmet për largimi...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin e gazetares Nisi...
Lajmi i “dorëheqjes” së ministrit të Brendëshëm fillimisht u...
Kreu i LSI, Ilir Meta, është njeriu që shpalos qetësinë dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...