web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prostitutat rumune kërkohen për nuse nga shqiptarët, a e dini përse?

7 Mars 2017, 23:10, Aktualitet CNA

Prostitutat rumune martohen dhe dhëndrit janë shqiptarë. Në kuptimin e parë të fjalës. Kjo është një nga mënyrat që ata të përfitojnë qëndrim në shtet europiane.

Nevoja për dokumentet e leje qëndrimit në një shtet të huaj ka bërë që shqiptarët të gjejnë lloj-lloj mënyrash për përfitimin e tyre.

Megjithatë, ky është një shërbim që nuk ofrohet falas për shqiptarët. Këta të fundit bëjnë një ?kontratë? me to, duke u dhënë një shumë prej 4 mijë eurosh, ndërsa pasi shqiptari përfiton dokumentet, secili vazhdon jetën e tij.

Mediat italiane shkruajnë se ceremonia bëhet në Shqipëri, e më pas nuset shkojnë në Rumani për të regjistruar martesën. Pasi ndodh kjo, shqiptarët mund të hyjnë në Itali dhe në vende të tjera të BE-së pa frikën se mund të dëbohen nga vendi fqinjë, pasi janë të martuar me një partnere që është qytetare e BE-së.

Autoritetet italiane janë koshiente që ndodhin raste të tilla, e megjithatë për të zbuluar martesat fiktive duhet një kohë e gjatë hetimi.





Lajmet e fundit nga