web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Mogherini jep një shtytje, por s’përcakton ajo hapjen e negociatave

6 Mars 2017, 21:09, Aktualitet CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha, i pyetur gjatë emisionit ?Top Story? në lidhje me deklaratat e  përfaqësueses së lartë të BE, Frederica Mogherini, u përgjigj se deklarata e saj është një shtytje dashamirësi për Reformën në Drejtësi, por integrimi nuk përcaktohet vetëm nga një person. 

?Takimi me Mogherinin ishte i vlefshëm, pata rastin t?i tregoj pse kërkoi qeverinë teknike. Hapjen e negociatave nuk e vendos një person, por duhet të jenë të gjitha shtetet dakord. Të gjithë shqiptarët e dinë se BE ka vendosur kusht plotësimin e 5 kritereve. Ajo që Mogherini thotë është një shtytje dashamirësi për Reformën në drejtësi? u shpreh Basha.

Më tej Basha foli edhe për thirrjet e tij për një ?Republikë të re?, për të cilën theksoi se është një projekt i të gjithë shqiptarëve.

?Republika e  re, është një projekt i gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk mund të vijojë nën regjimin e qeverisë fasadë. Ka nevojë për një transformimim rrënjësor. Qytetarët vendosin, jo krimi?, u shpreh Basha./ TCh





Lajmet e fundit nga