web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta Presidenti i 'Eurolloto' Muhamet Malo

6 Mars 2017, 17:25, Aktualitet CNA

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, rreth orës 17:00 ish-sportisti i njohur dhe biznesmeni Muhamet Malo.

Ai do të mbahet mend për karrierën e tij sportive në sportin e mundjes ku është shpallur edhe kampion i Shqipërisë.

Malo u lind ne 13 maj 1957. Nga viti 1977 deri më 1979 ka qenë pjesë e Partizanit, ndërsa deri në vitin 1990 përsëri pjesë e Studentit. Nga viti 1982 deri në 1990 është shpallur kampion i Shqipërisë në mundjen klasike për peshë 82 kg deri në 90 kg.

Ai njihej edhe në fushën e biznesit, me Eurolloto, Televizioni Telesport, Dajti Expres(teleferiku), aksioner ne Banka Credins etj.

Malo kntribuar ne ndihme te artit dhe sportit shqiptar, te kujtojme ?Ethet e se premtes mbrema?, por dhe lobist i sportit shqiptar ne bote. Kohet e fundit eshte nderuar dhe me titullin Honoris Causas.

CityNews i shpreh ngushëllimet familjes Malo për humbjen e të dashurit të tyre.





Lajmet e fundit nga