web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plehrat në Shqipëri/ Basha: Rama në bankën e të akuzuarve

6 Mars 2017, 18:17, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot gjatë protestës në çadrën e opozitës në lidhje me lajmin e publikuar nga një media italiane se 3100 kontejnerë me mbetje kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Basha tha se kryeministri Rama duhet të përgjigjet për këtë situatë dhe se ai është në bankën e të akuzuarve.
Kreu i opozitës ka folur edhe për importin e mbetjeve, për të cilin tha se është një shkelje e premtimit përmes së cilit kryeministri ka ardhur në pushtet.

?Rama në 2013 erdhi në qeveri edhe me votat e atyre që shpresuan në heqjen njëherë e mirë të ligjit të mbetjeve, por sapo mori votat, e harroi këtë premtim. Ky akt i rikthimit të ligjit të mbetjeve është një pabesi, një shkelje flagrante e premtimit. Një kryeministër që shkel premtimin me të cilin ka ardhur në pushtet, nuk ka më të drejtën të jetë legjitim nga populli. E shkeli premtimin, soli ligjin në Parlament, dhe sot që jemi këtu lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e tyre. Por me sa duket kemi të bëjmë me një krim të madh, bëhet fjalë për 3100 kontejnerë, secili me peshë 30 tonë. Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, dhe kundër dëshirës të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët rrezikojnë shëndetin dhe jetën. Edi Rama është sot në bankën e të akuzuarve dhe duhet të përgjigjet nëse i ka futur këto 3100 kontejnerë në Shqipëri?, tha Basha.





Lajmet e fundit nga