LDE, partia aleate e Bashës zgjedh kryetarin e ri
Ndersa qendresa opozitare ka hyre ne diten e saj te 9, ne Pa...
Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në Konventën e Gjimnazistëve të LRI-së së Elbasanit. Të pranishëm ishin edhe Sekretari për Programin në LSI, Edmond Haxhinasto, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, etj.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit, Meta, duke folur për Maturën shtetërore, tha se duhet një administrim më transparent në mënyrë që procesi të bazohet në meritokraci e gjithëpërfshirje. Kryetari i LSI-së theksoi se Shqipëria kë nevojë për energji pozitive dhe për një edukim më të mirë e cilësor për të rinjtë.
?Unë mbështes plotësisht të gjitha propozimet e LRI-së për një administrim më transparent të maturës shtetërore dhe të aplikimeve për universitet në mënyrë që ky proces të jetë i pagabueshëm, dhe të bazohet fuqimisht dhe vetëm në transparencë, në gjithëpërfshirje dhe në meritokraci. Ajo që na duhet është energjia pozitive, është bashkëpunimi, është një edukim më i mirë dhe më cilësor për të rinjtë tanë, është një formim profesional, dhe është mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik në çdo vendim të rëndësishëm që politikanët marrin në Tiranë dhe në Elbasan?, tha Meta.
Duke folur para gjimnazistëve, Meta shprehu keqardhjen që politika shqiptare vë në diskutim ende zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve pas 26 vjetësh në një vend anëtar të NATO-s, kandidat për në BE.
?Në një politikë që për fat keq mbush parlamentin dhe shumë institucione të tjera ku duhet të ketë njerëz me integritet dhe jo njerëz me probleme me të kaluarën kriminale e kështu me radhë. Ndaj e vetmja zgjidhje është të gjithë të rinjtë e të rejat e Elbasanit të bëhen bashkë për t?i rikthyer traditat më të shkëlqyera këtij qyteti, në radhë të parë qytetarin, dashurinë dhe përkushtimin për dijen, për arsimin dhe njëkohësisht për të rritur kapacitetet tuaja për ta ndryshuar të ardhmen?, deklaroi Kryetari i LSI-së.
Ndërsa, deputetja e LRI-së, znj. Monika Kryemadhi, tha në fjalën e saj se me këta të rinj dhe të reja, që ka Elbasani dhe Shqipëria, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara dhe për të zhvilluar vendin e tyre, çdo gjë është e mundur.
?Slogani i LSI-së është ?Një Shans për të gjithë?, por me këta të rinj dhe të reja është një shans për Elbasanin, sepse të kesh këto djem e këto vajza kaq energjikë, kaq të mençur dhe kaq produktivë, vërtetë Elbasani e ka një shans. Me këta të rinj dhe të reja, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara, kanë dëshirë për të zhvilluar vendin e tyre, unë e jam e bindur se çdo gjë është e mundur?, u shpreh znj. Kryemadhi.
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në fjalën e saj theksoi se LRI ka marrë angazhimin për të përmirësuar procedurën e maturës shtetërore për të garantuar një edukim sa më të mirë për të rinjtë.
?Të jesh pjesë e LRI-së do të thotë të jesh në një familje të madhe ku mbizotëron solidariteti, çiltërsia, thjeshtësia, pasioni dhe dëshira për të bërë më të mirën për këtë vend. Të jesh pjesë e LRI-së do të thotë të kesh një shans për të një edukim më të mirë për çdo gjimnazist të qytetit të Elbasanit. Një shans për një punë të paguar më mirë. Ne si LRI kemi marrë angazhimin maksimal që do ta ndjekim këtë çështje deri sa ti gjendet zgjidhe këtij ngërçi që vit pas viti krijon pasiguri pasi një herë e përgjithmonë kjo reformë do të mbarojë dhe për këtë do të punojmë për një edukim më të mirë?, tha kryetarja e LRI-së.
Në fjalën e tij, Sekretari për Programin, Edmond Haxhinasto theksoi se rinia është e ardhmja e vendit dhe për këtë ajo meriton të angazhohet më shumë politikisht në mënyrë që aspiratat e tyre të bëhen realitet. ?Një sfidë e jashtëzakonshme që ka sot Shqipëria, është çështja e besimi dhe e shpresës tek e ardhmja e Shqipërisë. Është e vërtetë që shumë nga ju mund të mendojnë edhe emigracionin, por nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është të angazhohemi politikisht, të angazhohemi fuqishëm me qëllim që ëndrrat që kemi, objektivat që kemi t?i realizojmë pikërisht këtu në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë?, tha z. Haxhinasto. /CityNews
Ndersa qendresa opozitare ka hyre ne diten e saj te 9, ne Pa...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë ...
Blutë e Durrësit kanë arrestuar një shtetas, i cili drejtont...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i ka dërguar një letër...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot në çad...
Nëse kthehemi pas në histori rezulton se Durrësi ka qenë kol...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmosi sot pe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhen sot në çad...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Avokaten e Shtetit,...
Një qytetar nga Durrësi ka shpërthyer me akuza ndaj Operator...
E Dhjeta e Vërteta! Në librin tim “Shoqëria Periferike”, bot...
Policia greke ka goditur sot një tjetër rast të trafikut të ...
Policia e Kuçovës arrestoi sot drejtorin e një shkolle 9-vje...
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për...
Thoma Gëllçi, njeriu që akuzohet për skandale, njeriu që fle...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka shtuar sulmet ndaj qeverisë, ...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pjesë e opozitës s...
Policia e Shtetit ka goditur 8 raste të mitdhënies, duke arr...
“I penduari” i prokurorisë, Admir Çerpja, ka dhënë detaje të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër qeverinë Ram...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...