web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Arian Galdini/Lulzim Basha, qendresa opozitare dhe ne!

25 Shkurt 2017, 10:15, Aktualitet CNA

Te qetesohemi te gjithe. Kam dhene doreheqjen si Kryetar i LDE. Nuk kam bere ndonje bisede e as kam ndermend te planifikoj e as pranoj asgje, asnje mundesi kandidimi per deputet ne listen e PD. Madje e theksoj, nuk do te jem me Kryetar i LDE e as do te jem kandidat per deputet apo perfitues ne ndonje menyre cfaredoqofte prej PD. Edhe nese do te kisha pasur apo nese do te kem ndonje bisede a oferte te tille, po e deklaroj publikisht se do ta refuzoj. Keshtu qe, te vijojme te sqaruar e pa keqkuptime me tej. Qendresa e Opozites, qe prej 18 shkurtit, eshte bere e pashembullt ne llojin e saj ne Shqiperi. Nuk eshte vetesublimuese, nuk eshte e zymte, nuk eshte ankthkrijuese. Perkunderazi eshte nje qendrese festive dhe ftuese. Ne qe qendrojme aty, nuk po e bejme kete me axhende te se shkuares. Edhe pse behet paralelizem me cadren e greves se urise se PS, para disa vitesh, pikerisht ne te njetin vend, ajo cka eshte pak por e sigurte ne kete histori eshte se vetem ngritja e fushimit opozitar para Kryeministrise eshte e njejte. Permbajtja dhe qellimesia jane katerciperisht te ndryshme. Edi Rama dhe deputetet e PS protestonin per zgjedhjet qe kishin shkuar, ndersa Lulzim Basha dhe ne, po protestojme per zgjedhjet qe duhet te behen. Edi Rama fushoi para Kryeministrise me axhende partiake ngase zgjedhjet qe iken e lane ne Opozite.

Lulzim Basha dhe ne, po fushojme para Kryeministrise sepse ne nuk duam me axhenda partiake qe te mbajne peng Shqiperine. Ne nuk po kerkojme alibi per humbje, por po kerkojme mundesi per zgjedhje. Edi Rama poshteroi dhe shtiu ne vetesakrifikim deputetet e tij qe te fuqizonte poziten e tij si Kryetar i PS, te cilit i kerkohej nga statuti dhe precendenti ne PS qe te largohej nga kreu i kesaj Partie si humbes zgjedhjesh. Lulzim Basha po fton kedo ti bashkohet me festivitet e clirtesi, nje beteje qe nuk synon permbysje pushteti ne tavoline, por regulla loje dhe gare te ndershme te cilat edhe mund ta nxjerrin humbes, Basha nuk po u tutet zgjedhjeve te lira. Po ta mendonte si politikan tipik krizoid ne vendin tone, Kryetari i PD, mund te zvarriste proceset, e lejonte Shumicen Qeverisese qe te plackiste zgjedhjet sic po plackit Shqiperine. Pasketaj, te ngrinte ne kembe Opozita, te madh e te vogel per te kontestuar rezultatin dhe per te mbrojtur poziten e Kryetarit Basha. Fakti, qe Lulzim Basha ka bere hedhjen e madhe, ka vendosur te vere veten ne nje bast te madh politik e historik, duke bere kete qendrese mendjendare para se te zhvillohen zgjedhjet parlamentare, deshmon qartazi se ai eshte i dlire ne qellimesine e tij. Kjo dliresi e vecon nga te gjithe politikanet e tjere te derisotem ne vendin tone. Eshte hera e pare qe nje politikan shqiptar behet mendjendare ne nje beteje qe nuk e con ne pushtet, por ne zgjedhje te lira e te ndershme, ku edhe mund te humbase. Ky eshte kontribut publik dhe patriotik i jashtezakonshem. Dhe ky kontribut eshte perendimorizmi me i madh qe mund ti mevojitet ketij ardheut tone te kaq shume drobitur nga politikane qe na perdorin ne per te fituar vete, Basha po rrezikon vete, qe te fitoje shoqeria shqiptare betejen me te madhe ne keto 26 – 27 vite qe prej dhjetorit ’90, pra mundesine qe shqiptaret te themelojne e zhvillojne per here te pare zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Nese mendojme ketu se qendresa opozitare po zhvillohet ne kohet e nje mafie estetike (bella mafia), festiviteti i qendreses nuk cenohet fare nga gjuha e ashper qe perdori Lulzim Basha ne diten e 7 te fushimit ne cader. Mafia estetike, apo mafia firmato, me veshje luksi e darka mondane, me kafe Peqini dhe VKM te pikturuara, me Rilindje Urbane dhe Kryetare Bashkie si Elvis Rroshi, me Ministra qe shetisin si te thjeshte pasi kane firmosur 3 P te cartura, etj, etj, e ben Djallin te duket si Fred Astaire, e neve na e shet mallkimin si film muzikal. Mafia Estetike na thote se Vettingu eshte shiu ne thatesire, dielli ne ngrice e madje edhe vete jeta ne Mars. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane, as me shume e as me pak nje bezdi qe lodh kot qytetaret nje here ne 2 a 4 vjet. Vettingu eshte fryma, jeta, shpetimi. Mafia estetike nuk ua ve veshin alarmeve per kanabisin, e as bucimave politike, nderkombetare dhe popullore kunder trafikanteve, perdhunuesve, batakcinjve e vrasesve qe jane mveshur me mandate deputeti apo Kryetari Bashkie. Rendesi ka qe Edi Rama te ndihet mire ne aksin Peqin – Rogner, te tjerat jane lehje shqupiste. Rendesi ka qe Edi Rama te mbroje me cdo kusht Elvis Rroshin dhe Armando Prengen, Balilin dhe kedo qe i siguron vota ne terren, te tjerat jane lehje shqupiste. Mafia estetike, nuk ka skrupuj e as vija morale dhe pergjegjshmerie. Gjithcka lejohet aty, me kushtin qe te ‘vishet’ dhe interpretohet bukur. Mafia estetike ka edhe nje merite ama. Ia del mbane te shfaqet si nje butik demokratik ku cdo reforme paraqitet si vitrine, e cdo institucion, sherbim dhe mekanizem demokratik apo ekonomik, eshte ne shitje. Demokracia butik, krijon iluzionin e qetesise dhe se bukures tek nderkombetaret. Lulzim Basha e quan demokracia fasade, ndersa ne te vertete kjo eshte demokracia butik e mafias estetike. Imagjinoni pak, Edi Rama dhe agjpropi i tij, po sokellijne ngado me shpalljen e qendreses opozitare, si nje proteste antiVetting. E kush flet per Vettingun? Kreu i Qeverisjes se Mafias Estetike…. Nese ka nje Vetting qe duhet bere ketu nje ore e me pare, eshte ai me i thjeshti. Ti bejme Vettting garderobes se Edi Rames. Brenda 1 dite ne cdo dalje online ne facebook apo live ne TV, Edi Rama nderron se paku 5 veshje. Le ta dorezoje garderoben e tij per Vetting, Edi Rama i pari, e pastaj tua bejme kete Vetting te gjitheve, duke e nisur nga garderobat tek shtepite, nga drekat e darkat e shtrenjta, tek udhetimet, nga sendet e shtrenjta tek llogarite. Le ta dorezoje vete veten i pari Edi Rama per tu Vettinguar, e pastaj kushdo le te vettingohet deri ne qilizem. Kaq e thjeshte eshte. Kesisoj, ka rendesi madhore qe qendresa e Opozites, te mos shihet me ngjyrat e kahershme e as me kendveshtrimet e se shkuares. Kjo qendrese opozitare, nuk ka shume rrugezgjidhje. Mos i kerkoni Lulzim Bashes asnje strategji daljeje. Kush do qe Shqiperia te kaloje nje nje moment te ri historik, kur edhe Reforma ne Drejtesi, edhe Vettingu, edhe Integrimi Europian, edhe zhvillimi i ketij vendi te behen te sinqerta e te verteta, duhet te uroje e deshiroje qe kjo qendrese opozitare te mos kete strategji daljeje. Nuk ka gje me proshqiptare, me proqytetare, me prointegrim, me proeuropiane e me proamerikane sot ne Shqiperi, sesa kjo qendrese opozitare. Ose e rrezojme mafian estetike nga Qeverisja, ose behemi te gjithe manekine me etikete cmimi ne butikun demokratik qe kjo mafia po nderton nen emrin e Rilindjes. E riperseris, une them ti rrezojme. /CityNews 





Lajmet e fundit nga