FOTOT- Skandal në lokalin në Tiranë/ Ofrojnë stika me hardhuca të kriposura
Një rast skandaloz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal ...
Nëse do të ishte në vendin e Bashës, deputeti Astrit Patozi do t?i propozonte kryeministrit Rama që pasi të pranojë qeverinë teknike, kryeministrin e ardhshëm të propozojë PS.
Deklaratën Patozi e bëri në studion e lajmeve në Ora News, i cili tha se nuk beson në asnjë skenar të protestës.
Deputeti demokrat tha se qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nëse krijohet qeveria kujdestare, opozita do të votojë vettingun.
Pjesë nga intervista
Patozi: Unë nuk besoj që ka interes publik që ne të diskutojmë kaq gjatë për stilin apo për retorikën e Bashës përsa kohë që nuk ka asgjë të re në kërkesat tona. Ne thjesht duhet të diskutojmë çfarë po ndodh me protestën dhe kush është përgjigja nga ana tjetër. Kjo i intereson publikut dhe jo stili apo retorika që përdor Basha.
Janë të parëndësishme këto thirrje?
Patozi: Edhe ato kanë kuptimin e tyre përsa kohë protesta nuk do provokohet ajo do të vijojë e qetë, por përsa kohë do përballet me shurdhërinë me fyerjen e palës tjetër sigurisht do ketë një reagim tjetër. Nuk ka asnjë nevojë për të diskutuar retorikën e Bashës sot përsa kohë ishin mijëra shqiptarë në 18 shkurt që marshuan të qetë. Ata ishin në një numër të tillë për të përmbysyr 10 qeveri.
Këto thirrje kanë një skenar?
Patozi: Unë nuk besoj në asnjë skenar. Protesta është solide në kërkesën e vet. Opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithçka tjetër që presupozohet është thjesht anashkalim i thelbit.
Deklaratat e ambasadorit të OSBE në Tonight Ilva Tare
Patozi: Nuk do merrem me ratifikimin e ambasadorit. Ajo që ka rëndësi te deklarata e tij është që ajo shkon në një linjë me frymën e protestës. Protesta ka në vetëvete një shqetësim social, politik në Shqipëri dhe që nuk është vetëm i PD. Pra ambasadori i OSBE tha që qarkullojnë 2 mld euro në ajër që mund të përdoren për zgjedhjet. 2 mld euro është një shifër e frikshme e cila do përmbyste rezultatet e zgjedhjeve në SHBA dhe jo më në Shqipëri që kemi një buxhet që nuk i kalon 4 mld dollarë. Ky është fiks reflektimi i gjendjes për të cilën ne kemi ngritur shqetësimin. Ajo që duhet qartësuar është sesi do të dilet nga kjo. Pra opozita është e vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që pala tjetër nuk ka asnjë përgjigje. Ose ka një përgjigje që thotë respektojmëprotestën por jo përmbajtjen e saj. Ne nuk kemi nevojë për respektin e tyre. Në kemi dalë për një qëllim, për kauzën tonë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ju e mbani përgjegjësinë që këto 2 mld kanë qarkulluar në 2013?
Patozi: Kjo nuk ka lidhje. Është e pakrahasueshme. Boshart mund të dalë nesër dhe të thotë kjo është për 97, por kjo nuk ka më vlerë. Të gjithë shqiptarët e dinë që kanabizimi me bazë nga Shqipëria shqetëson gjithë Europën dhe nga 2013 deri sot janë 2 situata të pakrahasueshme. Pra atë 2 mld vereni në këtë situatë, pavarësisht se ambasadori tërheq deklaratën.
Shqipëria sot është në një situatë të nderë para elektorale. Ne na akuzojnë sot, qeveria po thotë që është e parakohshme. Pra ajo thotë që të presim që zgjedhjet të vidhen pastaj të reagojmë. Ne po bëjmë të kundërt dhe po e bëjmë në shërbim të vendit jo të PD. Ne po i kërkojmë qeverisë të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër që thuhet për protestën është shumë më e parëndësishme sesa kauza jonë.
Çfarë kërkon PD?
Patozi: Të kërkosh zgjedhje të parakohshme është detyrë e çdo opozite dhe kërkohën kudo. Jo çdo kërkesë është e mundur. Që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme kjo është normale, por që zgjedhje të parakohshme të ketë sa herë kërkon opozita kjo nuk është normale. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk është fundi i botës që nuk ka ndodhur.
Patozi: Qeveri teknik dhe kryeministri të propozohet nga PS
Patozi: Ne kërkojmë një qeveri kujdestare dhe po na thuhet që po protestokemi jo për zgjedhje të lira, por që të mbrohemi nga vettingu. Nëse është kështu atëhere cfarë e pengon qeverinë të japë qeverinë teknike dhe ne jemi gati të shkojmë të votojmë vettingun që nesër. Madje unë po të isha në vend të Bashës do ti thoja kryeministrit që jam gati që edhe kryeministrin e ardhshëm ta propozoni ju, pra ta propozojë PS, por kjo të jetë qeveri kujdestare që të mbështet nga të gjitha palët, sepse kjo na çon drejt zgjedhjeve të lira.
Ju keni kërkuar edhe rishim të 7 ligjeve?
Patozi: Po nuk ka rëndësi çfarë kemi kërkuar. Unë po them mendimin tim. Unë besoj se ne duhet të jemi të gatshëm të shkojmë deri tek vettingu. Sepse vetingu po përdoret për të njollosur thelbin e protestës që është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë them se në rast se qeveria thotë se vettingu qënka më i rëndësishëm se zgjedhje të ndershme dhe të lira atëhere le të lëshojë vendin dhe t?ia lëmë vendin një qeveria kujdestare që të mbështet nga ne dhe forca të tjera.
LSI i ka interesat të lidhura me PS
Patozi: Nuk mund të përjashtojë askënd që tek kauza jonë të përfshihet, por nuk besoj tek ky skenar sepse interesat e LSI janë të lidhur me Ramën. Ka një llogari që i con të dyja partitë në të njëjtën frymë. Por do të ishte e mirëpritur çdo forcë politike
Një rast skandaloz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal ...
Lëvizja AntiSoros do të prezantojë në ditët në vijim dosjen ...
Ish-deputeti socialist ja ironizuar ambasadorin e OSBE Bernd...
Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka pushu...
Pianisti Genc Tukiçi, ka shpërthyer ndaj drejtorisë së RTSH ...
Kreu i Kuvendit, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zonë e Li...
Në vitin 2014 ligji për përfitimin e kempit ndryshoi në disf...
Një dyqan në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e sotme.Ngjar...
Një dyqan në kryeqytet ka rënë pre e grabitësve në mbrëmjen ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Në vitin 1960, psikologu fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahne...
Që lali Eri është talent në blerjen e mediave, kjo është mar...
CityNews zhvilloi sot në mbrëmje një sondazh mbi preferencën...
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Byronë Federale të...
Kryetari i LSI-së së Tiranës, z. Endrit Braimllari, zhvilloi...
Pas thirrjeve te liderit te opozitës Lulzim Basha për dhunë,...
CityNews ka zhvilluar sot pasdite një sondazh me pyetjen: Në...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, i është bas...
Protestës së opozitës i është bashkuar edhe tenori i famshëm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...