web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngrihet flamuri kombëtar në çadrën e protestuesve/ Çfarë do ndodhë sot

23 Shkurt 2017, 09:54, Aktualitet CNA

Opozita vijon sot ditë e gjashtë të protestës në çadrën para Kryeministrisë. Këtë mëngjes, pranë çadrës së protestuesve është ngritur edhe flamuri kuqezi nën ritmin e Himnit Kombëtar.

Para seancës së sotme plenare, që do të bojkotohet nga opozita, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se grupi parlamentar demokrat do ta zhvillojë seancën parlamentare në çadrën e protestës.

Ndërkohë, sapo ka nisur dhe seanca plenare, ku në sallë janë vetëm të majtët./CityNews





Lajmet e fundit nga