web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj, kallëzim penal ndaj SOROS

23 Shkurt 2017, 21:21, Aktualitet CNA

Publicisti Kastriot Myftaraj, shprehet se do të kryejë një kallëzim penal ndaj Fondacionit  ?Shoqëria e Hapur? për Shqipërinë (?Soros?). Sipas tij, ky fondacion është themeluar në vitin 1994 me dokumente të falsifikuara, në kundërshtim me të gjithë ligjet në fuqi për OJF-të që nga koha e themelimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myftaraj shprehet se disponon prova shkencore, të cilat vërtetojnë sipas tij shkeljen e ligjit.

Postimi i Myftaraj

Javën e ardhshme do të depozitoj në Prokurorinë e Shtetit të Rrethit Gjyqësor të Tiranës kallzimin penal ndaj Fondacionit ?Shoqëria e Hapur? për Shqipërinë (?Soros?) të shoqëruar me provat shkresore që vërtetojnë se ky fondacion është themeluar në vitin 1994 me dokumente të falsifikuara, në kundërshtim me të gjithë ligjet në fuqi për OJF-të që nga koha e themelimit. Po kështu ka ekzistuar dhe ka vepruar fondacioni gjatë gjithë kohës deri sot e kesaj dite. Sipas ligjit që është edhe sot në fuqi për OJF-të, domethënë ligjit 8788, datë 7. 5. 2001, neni 50 i tij, fondacioni kishte një vit kohë për të bërë përshtatjen me legjislacionin në fuqi. Nëse nuk e bënte këtë gjë, atëherë gjykata kompetente, e cila sipas Ligjit 8789, dt. 7. 5. 2001 ?Për regjistrimin e OJF-ve? është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit.
Tashmë që nuk ka ndodhur asnjëra nga të dyja, është detyrimi i Prokurorisë së Shtetit që të ndërhyjë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrimin ligjor që i jep neni 44 i ligjit 8788, datë 7. 5. 2001, dhe t? i kërkojë Gjykatës që të vendosë shpërndarjen e Fondacionit ?Shoqëria e Hapur? për Shqipërinë (?Soros?).
Mosveprimi nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shpërndarjen e fondacionit që në vitin 2002, ka sjellë konsumimin e një sërë veprash penale nga personat përgjegjës në Gjykatën e Tiranës, të ngarkuar për zbatimin e ligjit 87 88, datë 7. 5. 2001, sipas dispozitave të këtij të fundit, që nga viti 2002 dhe deri më sot:
1)?Shpërdorim detyre? (neni 248 i Kodit Penal)
2)?Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme? (Neni 251 i Kodit Penal)
Themeluesi dhe drejtuesi i fondacionit kanë konsumuar së paku veprën penale të ?Falsifikimit të dokumenteve? (Neni 186 i Kodit Penal)
Për gjithçka sa kam thënë më lart zotëroj prova shkresore, absolutisht sensacionale për publikun, të cilat do t? i bëj publike me tekstin e kallzimit javën e ardhshme. E sfidoj Fondacionin ?Soros? të më denoncojë për kallzim të rremë.

 





Lajmet e fundit nga